Mustafa Nano është bërë shpesh pjesë e medieve për deklaratat e tij kritike apo ironizuese ndaj personazheve të njohur, apo rreth temave të cilat janë gati gati tabu dhe të cilat ngjallin edhe provokime të shumta.
Nëse këto kohë kishte ndejtur pak në heshtje, ai u ”rikthye” me deklaratën e radhës në shfaqjen e tij “One Man Show”, dedikuar tërësisht marrëdhënieve seksuale.
Gazetari u shpreh se është “gay”.
“Unë jam gay. Për herë të parë e provova me Mariglenin në Skrapar”, ka thënë ai.
Por mesa duket gazetari e ka thënë këtë gjë vetëm për të bërë show.
Gjithashtu gjatë monologut të tij të gjatë në skenë, ai foli edhe aftësitë e burrave në shtrat.
Nano tha: “Ngordhalaq në shtrat. Gratë, mund të kenë 4-5-6 orgazma, brenda të njëjtës dalldi. Ne burrat nuk jemi ato bishat seksuale që dukemi.”/Marrë nga intv.al