Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me strukturat e LRI dhe të rinjtë e kësaj force politike, të cilët i ka mbështetur dhe inkurajuar për t’u bashkuar në protestën e studentëve, kundër asaj që ajo e ka cilësuar si një e keqe e madhe.
“Mos prisni që kjo klasë politike që është shkaktare e këtij realiteti të nxjerri mbi ujë fatet e popullit shqiptar”, tha Kryemadhi duke bërë thuirje që të rinjtë të bashkohen pavarësisht bindjeve apo qëndrimeve politike.
Nesër studentët kanë paralajmëruar sërish një protestë gjithpërfshirëse, për të cilën kanë thënë se do të ketë surpriza.