Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Problemi me Serbinë, Thaçi kërkon zgjidhje përballë presionit të Trump

2019/01/06 at 7:51 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Ushtria e Kosovës, Thaçi dhe Vuçiç përballen në Këshillin e Sigurimit

Nën presionin e administratës Trump dhe me thirrjen e presidentit Trump për një ceremoni paqeje në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i Kosovës është zotuar të marrë një hap të madh drejt zgjidhjes së problemit në rritje ndaj rivalit ballkanik, Serbisë.


Trumpi u ka bërë një apel të pazakonshëm të drejtpërdrejtë liderëve serbë dhe atyre kosovarë, derisa dhjetë vitet e armiqësisë rrezikojnë të kthehen në konflikt të armatosur dhe teksa administrata e tij është duke e përdorur një kanal të pazbuluar më parë për uljen e tensioneve me Serbinë, e mbështetur prej Rusisë, shkruan The Washington Post.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi bëri një udhëtim ta paraportuar diplomatik në Berlin muajin e kaluar, ku u takua me ambasadorin e SHBA-së, Richard Grenell, një person i afërt me Trumpin. Thaçi u zotua më pas se do të kthente kursin për tarifat e vendosura ndaj mallrave serbe.

Në një përgjigje me shkrim për The Washington Post, të premten, Thaçi tha se është “i gatshëm të shqyrtojë heqjen e tarifave nëse një rrugë e qartë për të vazhduar drejt arritjes së një Marrëveshjeje përfundimtare të Paqes me Serbinë është e hapur për Kosovën”.

Tarifat e vendosura muajin e kaluar – një veprim që ka zemëruar Serbinë dhe Rusinë dhe ka alarmuar Bashkimin Evropian – u shoqërua me krijimin e ushtrisë, duke bërë një shkelje të dukshme të marrëveshjes së saj me NATO-n, e cila mban një forcë të vogël mbrojtëse në Kosovë një dekadë pas ndarjes nga Serbia dhe formimit si një vend sovran.

Serbia kurrë nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe kryeqyteti i saj, Beogradi, ka paralajmëruar për një ndërhyrje të armatosur mbi mosmarrëveshjet e fundit. Rusia e konsideron si jetik rolin që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur në krijimin e Kosovës, duke e kosndieruar si ndërhyrje të paligjshme në pragun e saj.

“Po, tarifat janë një masë e jashtëzakonshme”, tha Thaçi. “Gatishmëria nga ana jonë për ta larguar atë ekziston. Kjo bëhet një zgjidhje e fortë nëse ne ndjejmë mbështetje dhe udhëzime nga partnerët tanë për këtë”, ka thënë Thaçi.

Pikëpamja e Thaçit, e cila nuk është raportuar më parë, vjen në një kohë rreziku politik dhe kur zërat nacionalistë janë zgjuar. Ai nuk mund t’i ndryshojë tarifat e vendosura nga Qeveria, derisa përballet me kundërshtim të brendshëm nga kryeministri i Kosovës, një rival i tij politik, përcjell Koha.net. Por Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë veprimin e tij si një hap të parë drejt ndalimit të një përshkallëzimi gjatë dy muajve të fundit dhe potencialisht kthimit prapa në atë që duket të jetë përpjekja më e frytshme përgjatë një dekade drejt një marrëveshje përfundimtare të paqes.

“Miqtë e Kosovës dhe unë ndajmë një kuptim të qartë dhe të gjallë për sfidën e madhe që kemi para nesh në drejtim të bërjes së asaj që ne jemi të thirrur të bëjmë nga ndërgjegjja jonë dhe nga detyrimi ynë historik – për ta bërë paqen të mundur dhe të qëndrueshme”, tha Thaçi.

Trump dërgoi letra personale drejtuesve të të dy vendeve muajin e kaluar, duke u kërkuar atyre të kthehen në bisedimet për paqe dhe duke ofruar mundësinë e një ftese të përbashkët në Shtëpinë e Bardhë. Edhe pse Shtëpia e Bardhë nuk e ka bërë publike këtë ftesë, si Thaçi ashtu edhe Vuçiqi kanë plasuar në internet kopjet e letrave. / Express

 

 

Etiketa: kosovaserbiathacitrumpvucic


Ju sugjerojmë

Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë
Kronikë

Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë

7 Korrik, 2026 2:42 pm
Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament, Rama bllokon kërkesat e protestuesve
Kryesore

Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament, Rama bllokon kërkesat e protestuesve

7 Korrik, 2026 2:20 pm
“The Albanian Files”, Berisha: Libri i kuq është akuza më e rëndë ndaj Ramës
Kryesore

“The Albanian Files”, Berisha: Libri i kuq është akuza më e rëndë ndaj Ramës

7 Korrik, 2026 1:30 pm
Gjyqi i Erion Veliajt, refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave deri në 31 gusht
Aktualitet

Gjyqi i Erion Veliajt, refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave deri në 31 gusht

7 Korrik, 2026 1:16 pm
Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës
Aktualitet

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës

7 Korrik, 2026 10:48 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Sherr me thika në Tiranë, shkak parkimi i makinës

7 Korrik, 2026 10:08 am
Koncerti i Kanye West/ Rama: Tirana do bëhet kryeqyteti botëror i spektaklit muzikor
Aktualitet

Koncerti i Kanye West/ Rama: Tirana do bëhet kryeqyteti botëror i spektaklit muzikor

7 Korrik, 2026 8:27 am
Parashikimi i motit, 30 korrik 2023
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 korrik 2026

7 Korrik, 2026 8:25 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

7 Korrik, 2026 8:24 am
37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
Aktualitet

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

6 Korrik, 2026 7:49 pm
Para
Gruevski kaloi nga Tirana?! Policia shqiptare përgënjeshtron mediet serbe

Vonesa dhe fluturime të anuluara, ja kompanitë problematike në Shqipëri

Lajmi i fundit/ Si u vranë duke drekuar dy punonjësit e bashkisë

Identifikohen viktimat në aksidentin e Levanit

Zbulohen detaje të reja nga arrestimi i Rexhep Rrajës

Lajm i fundit/ Aksident në Urën Vajgurore, humb jetën një person
















TE FUNDIT

Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë

Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë
7 Korrik, 2026

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me dëmtimin e Komisariatit Nr.3 gjatë protestës së zhvilluar më datë 4...

Lexo më shumë

Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament, Rama bllokon kërkesat e protestuesve

Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament, Rama bllokon kërkesat e protestuesve
7 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita nuk ka bojkotuar Kuvendin, por ka vendosur të mos marrë pjesë...

Lexo më shumë

“The Albanian Files”, Berisha: Libri i kuq është akuza më e rëndë ndaj Ramës

“The Albanian Files”, Berisha: Libri i kuq është akuza më e rëndë ndaj Ramës
7 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po trajton Shqipërinë si “çiflig personal”, duke iu...

Lexo më shumë

Gjyqi i Erion Veliajt, refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave deri në 31 gusht

Gjyqi i Erion Veliajt, refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave deri në 31 gusht
7 Korrik, 2026

Gjykata e Posaçme shtyn për më 21 korrik procesin ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dhe të akuzuarve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}