Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mesi: Edukim dhe punësim për fuqizimin e rolit të gruas

2018/12/04 at 9:31 PM
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mesi: Edukim dhe punësim për fuqizimin e rolit të gruas

Në kuadër të fushatës 16 ditore kundër dhunës me bazë gjinore, Zëvendëskyeministrja e Republikës së Shqipërisë  Senida Mesi zhvilloi sot një seri aktivitetesh në Elbasan me grupe të grave dhe organizata që janë mbështetur ndër vite nga “UN Women” në Shqipëri.


Mesi u takua me gra nga zonat rurale të Elbasanit dhe gra që i përkasin grupeve të margjinalizuara, takim në të cilin u diskutuan nevojat dhe sfidat e tyre. Në të njëjtën kohë, Mesi u njoh nga afër edhe me disa produkte lokale të cilat prodhohen nga vetë këto gra në zonat e tyre.

Ajo mori pjesë edhe në themelimin e Aleancës së Grave Këshilltare të Qarkut të Elbasanit. Në Shqipëri janë krijuar 21 aleanca të grave këshilltare të cilat mbështesin barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në vendimmarrje. Përfaqësuese të këtyre aleancave të pranishme në takim prezantuan arritjet e deritanishme dhe sfidat në përmbushjen e objektivave të tyre.

Në fjalën e saj gjatë këtij takimi,  Mesi e vuri theksin në rëndësinë që ka fuqizimi ekonomik dhe intelektual i grave dhe vajzave për pavarësinë e tyre dhe luftën ndaj dhunës.

“Kur flasim për ndihmë të grave dhe vajzave, shkon në dy drejtime sipas mendimit tim: për të bërë më shumë për edukimin e tyre e për emancipimin e tyre, si dhe për t’u krijuar atyre më mundësi punësimi apo biznesi. Kjo kërkon investim nga qeverisja vendore dhe qendrore, për të krijuar iniciativa me tarifa të reduktuara në kopshte apo çerdhe për gratë kryefamiljare, mundësi për kurse trajnimi, shkolla profesionale e pse jo edhe universitete. Për gratë në zonat rurale, kërkesat më të mëdha shkojnë në përmirësimin e infrastrukturës, ngritjen e pikave të grumbullimit ku gratë në atë ekonomi familjare ku punojnë të kenë mundësi të shesin produktet e tyre. Rritja ekonomike dhe pavarësia ekonomike ndihmon pozitivisht edhe tek lufta ndaj dhunës. Një grua ose një vajzë në momentin që punësohet ka më shumë shanse për pavarësi ekonomike. Një grua e shkolluar di ku të trokasë për të kërkuar fonde, grante, kredi të buta. Ka më tepër mundësi të zhvillojë një biznes dhe është më tepër në gjendje për t’i thënë jo edhe dhunës”, tha  Mesi.

Zëvendëskryeministrja Mesi përmendi gjithashtu edhe rëndësinë e përfaqësimit të lartë që gruaja ka në këshillat bashkiakë apo në qeveri prej vitit 2015.

Vizita përfundoi në strehëzën e emergjencës për të mbijetuarat e dhunës në familje që drejtohet nga Forumi i Gruas Elbasan.

 

Etiketa: Senida Mesi


Ju sugjerojmë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Berisha: Trafikantët e 50 tonëve kokainë blenë 15 mijë m2 tokë për 54 mijë euro
Kryesore

Berisha: Trafikantët e 50 tonëve kokainë blenë 15 mijë m2 tokë për 54 mijë euro

19 Qershor, 2026 2:41 pm
U rrethua nga protestues pas daljes nga Kuvendi, deputeti Bido: Ishte grup agresiv
Politikë

U rrethua nga protestues pas daljes nga Kuvendi, deputeti Bido: Ishte grup agresiv

19 Qershor, 2026 12:09 pm
Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar
Politikë

Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

19 Qershor, 2026 12:03 pm
Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen
Kryesore

Kuvendi miraton amnistinë penale, 466 të dënuar do të lirohen

18 Qershor, 2026 7:20 pm
La grupin e PS,Koçeku:Ky mesazh i drejtohet Bajrajve, nëse familjes sime i preket…
Politikë

“Do t’ju shkatërroj”, Bajrat kallëzojnë në SPAK deputeten Marjana Koçeku

18 Qershor, 2026 5:32 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama: Fitore imagjinare për “flamingot”, amendamenti i PE nuk ka lidhje me Zvërnecin

18 Qershor, 2026 3:14 pm
Rama për Reporterët pa Kufij: Zëri i opozitës, 3.57 herë më i lartë se qeveria
Kryesore

Protesta, Rama: S’e kuptoj pse “flamingot” nuk duan të ndahen nga “sorrat e korbat”

18 Qershor, 2026 1:36 pm
Bido: Unë nuk kam skelete në dollap si Sali Berisha, s’kanë ku t’më kapin
Politikë

Bido: Unë nuk kam skelete në dollap si Sali Berisha, s’kanë ku t’më kapin

18 Qershor, 2026 1:33 pm
Seanca vazhdon me tensione, deputetët e PD bllokojnë foltoren
Kryesore

Seanca vazhdon me tensione, deputetët e PD bllokojnë foltoren

18 Qershor, 2026 12:59 pm
Para
Ish-deputeti përfiton 80 metra katrorë tokë, duke përdorur pushtetin

Ish-deputeti përfiton 80 metra katrorë tokë, duke përdorur pushtetin

Video e rrallë/  Si familja tronditet pasi përjetoi tërmetin 7 ballë

Video e rrallë/ Si familja tronditet pasi përjetoi tërmetin 7 ballë

Flet djali i shqiptarit që u vra në Greqi: Spekulohet me ngjarjen

Flet djali i shqiptarit që u vra në Greqi: Spekulohet me ngjarjen
















TE FUNDIT

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me NBC News se foli sot “me Izraelin” dhe i...

Lexo më shumë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
19 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet. Pas grumbullimit...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
19 Qershor, 2026

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00 sipas orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}