Beteja e fjalëve mes kryeministrit dhe gazetarit Ylli Rakipi vazhdon me akuza ndaj njëri-tjetrit. Përgjigjen e fundit e ka dhënë moderatori i “Të Paekspozuarit” duke marrë shkas nga “sulmi” që kreu i qeverisë i bëri pak orë më parë në rubrikën “Përgjigjja ime”.
Në mënyrë ironike, Rakipi e quan kryeministrin “Edi diarreja” dhe i kujton atij momente gjatë kohës që drejtonte Bashkinë e Tiranës.
Shkrimi i plotë
Mirëmbrëma Edi Diarreja!
Isha duke dalë jashtë Tiranës, këtë fundjavë, por ti më ktheve.
Më ktheve, sepse je marrë veçanërisht me mua sot.
Në fakt, ke kohë që merresh. Ke kohë që përpiqesh si e si ta mbyllësh emisionin, “Të Paekspozuarit”.
Në të vërtetë, ti e ke mbyllur 95% të medias shqiptare, sepse e ke blerë atë, siç ble votat, siç ble kriminelët, siç kthen vëllaun nga Amerika, për të punuar në Tiranë, siç u shpërndan paratë e shqiptarëve kompanive offshore.
Edush diarreja, emisionin “Të Paekspozuarit”, nuk e mbyll dot. Ky emision, do të mbyllet, atë ditë që unë nuk do të jem më në këtë botë.
Deri atëherë, duhet të presësh dhe do të takohemi shpesh.
Ka kohë që njihemi, Edi diarreja. Njihemi nga shumë vitë më parë, kur ti ishe kryetari i Bashkisë së Tiranës. Të kujtohet besoj. Përpiqu të futesh pak në atmosferën e asaj kohë. Ja përshembull, kujtohu, ditën kur hape liqenin artificial dhe mbyte Tiranën.
Në fakt, nuk e mbyte ti Edush, me duart e tua, por budallenjtë që ti kishte në punë në Bashki. Ata hapën portën e Liqenit Artificial dhe Tirana u mbyt.
Kujtohu! Ti ishe në një vend të largët, Ed diarreja. Më more në telefon. Të kujtohet besoj, po qaje Ed diarreja.
Aman, – më the, të lutem! Ishe gati të më puthje këtu në qoshe, po të ishe afër.
Më ndihmo, – më the! Bëj një gjë në gazetë, se vetëm ti mund të më ndihmosh. Më shpëto! Aman, të lutem!
Por, ctë bëj- thashë, se përmbytjen e kemi nëpër këmbë.
Po ja, – thuaj se portën e hapi një i çmendur, djali i Bales.
Dhe unë e bëra. Bëra gjënë më aprofesionale dhe më të ndyrë në jetën time, sepse mu dhimbe. Kur qan ti, sikur qan një qen që është duke ngordhur.
Hapa gazetën me titullin e madh: “Djali i Bales, mbyt Tiranën”. Njerëzit u tronditën, por edhe u qetësuan. Fjala mori dhenë, që Tiranën e kishte mbytur një i çmendur. E mori edhe shtypi francez, besoj të kujtohet. Me siguri, edhe atje ke marrë në qafë një redaktor të mjerë.
“Një i çmendur mbyt Tiranën”, shkruajti shtypi francez.
Dhe ti, i çmenduri i vërtetë, shpëtove. Shpëtove, por a do të shpëtosh dot tani që ke mbytur të gjithë vendin?
Kjo ngjarje, do të më mbetet në mendje gjithmonë. Sa herë përballem në rrugë me djemtë e Bales, ul kokën dhe iki i turpëruar.
Sot, ti ke mbledhur rreth vetes, dhjetë vetë dhe po ndan të gjithë Shqipërinë. Ndaje Edush, por ku do të futesh neser?
Thonë që ti Edush diarreja, pi drogë. Unë nuk e di, por ti nuk ke nevojë të pish drogë, sepse ti je i çmendur.
Unë e di hallin tënd.
Ajo çka ke bërë ti, me këtë vend për 5 vjet, tani të është kthyer në makth.
Ti jeton në një gjendje halucinante.
Edush diarreja, ti duhet të përgjigjesh për milionat apo miliardat. Ato tani janë bërë shumë. Ti nuk i fsheh dot m, miliardat, duke nxjerrë nga arkivat e tua të pluhurosura, një kontratë që unë kam bërë dhjetë vjet më parë, me një ndërmarrje private të huaj, me emrin CEZ.
Po, diarre, une a kam bërë këtë kontratë, nuk kam pse ta fsheh dhe ajo është publike. Kam një pronë sipas të gjitha ligjeve.
Unë kam patur një mardhënie kontraktuale 10 vjecare, më një kompani private. Kjo kontratë ka mbaruar përpara një viti, në një objekt, lejen e të cilit e ke dhënë ti vite më parë.
Unë nuk kam çfarë të fsheh, Ed diarreja. Ti, nuk fshihesh dot më.
Vetëm një gjë nuk arrij të kuptoj, se si ti ke mundur të zbulosh, që sipërfaqja që unë zotëroj, kishte vetëm një banjë.
Sepse, me sa di dhe kam dëgjuar nga miqtë e tu të afërt, ti e ke shume problem të shkosh në banjë.
Në Paris përshmebull, tregojnë që ti ndynje në mes të dhomës.
Atëherë nuk ishte kryeministër, por i çmendur si sot, ishe.
Kur shokët nuk të gjenin dot, se nuk i hapje derën, ata afroheshin, mbanin erë dhe kuptonin që ti Edush, ishe brenda.
Edush diarreja, po ta përsëris edhe njëherë, emisionin “Të Paekspozuarit”, nuk e mbyll dot ti, sado media të blesh dhe sado para të kesh…
Në fund po të kujtoj një postulatë biblik që thotë, “Nesër, me atë gjykim, që ke gjykuar, do të të gjykojnë”.
Natën e mirë, Edush!
Deklarata e kryeministrit Edi Rama, bërë në rubrikën “Përgjigja ime” në Facebook: http://opinion.al/unaza-e-re-rama-o-miq-lul-kadriut-nuk-i-ha-qoshja-per-shtepite-tuaja/?fbclid=IwAR2HXUm4ufaExQh-KJXlXHkOMrb9OH0LODl-HVSIUhey1q8CZxwQwq_4zRA