Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Publikohen dokumentet, ja si e përndiqte sigurimi Mid’hat Frashërin

2018/11/19 at 2:10 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Publikohen dokumentet, ja si e përndiqte sigurimi Mid’hat Frashërin

Pak ditë nga prehja e eshtrave të Mid’hat Frashërit në Atdhe, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka publikuar listën e dokumenteve arkivorë të përndjekjes së Sigurimit ndaj personalitetit të shquar të kulturës dhe letrave shqipe.

Mësohet se materialet janë disa qindra faqe, ndërsa do t’i vihen në dispozicion të të interesuarve, studiues dhe kërkues shkencorë, ish-të përndjekur dhe familjarë të tyre, shoqëri civile dhe media, duke mundësuar njohjen me inventarët e plotë dhe më gjerë.


Konkretisht, janë identifikuar:

Viti 1945, Dosje – fashikull me dokumente mbi veprimtarinë e Mid’hat Frashëri gjatë okupacionit në arrati.

Viti 1945, Dosje – fashikull me dokumente mbi veprimtarinë armiqësore dhe anti kombëtare të Mid’hat Frashërit, gjatë regjimit të Zogut

Viti 1945, Informacione mbi veprimtarinë e Ballit Kombëtar, promemorie mbi formimin e disa qeverive gjatë luftës, lista e informatorëve në shërbim të Jugosllavisë para lufte e që ndiqeshin nga autoritetet italiane dhe lista emërore e personelit italian në Shqipëri, ndodhet vetëm në origjinal.

Viti 1945, Historiku i ish legatës dhe konsullatës italiane në Shqipëri deri më 1943, skica e vendndodhjes.

Viti 1953, Shënime për Komitetin Shqipëria e Lirë, themeluar dhe kryesuar nga Mid’hat Frashëri.

Viti 1954, Historiku i Ballit Kombëtar, lista sipas qarqeve.

Viti 1954, Historiku i Ballit Kombëtar, para dhe pas vitit 1944.

Viti 1947, Raporte informative mbi gjendjen dhe veprimtarinë armiqësore të emigracionit reaksionar shqiptar në Itali dhe dokumente mbi organizatën “Balli Kombëtar” në mërgim.

Viti 1950, Historiku i organizatës së Ballit Kombëtar dhe veprimtaria e saj në Shqipëri dhe në mërgim. Thirrjet e Kongresit të kësaj organizate dhe polemika mbi organizatat e tjera të emigracionit reaksionar shqiptar në perëndim

Eshtrat e Mid’hat Frashërit erdhën më 14 nëntor nga SHBA për në Tiranë. Ndërsa pas homazheve në Akademinë e Shkencave, ai u varros pranë vëllezërve Frashëri tek Liqeni Artificial. Pasi ai ishte nip i frashërllinjve të mëdhenj, Samiut dhe Naimit.

Etiketa: Mid’hat Frashëriperndjekjesigurimi


Ju sugjerojmë

“Zvërneci”, shqiptarët në Britani në ditën e dytë të protestës
Aktualitet

“Zvërneci”, shqiptarët në Britani në ditën e dytë të protestës

7 Qershor, 2026 1:31 pm
Protestat për Zvërnecin, Rama-qytetarëve: Po dëmtoni turizmin
Aktualitet

Protestat për Zvërnecin, Rama-qytetarëve: Po dëmtoni turizmin

7 Qershor, 2026 10:23 am
Rama në Forumin Ekonomik të Delfit: Nuk kemi qenë kurrë me afër BE-së
Aktualitet

Rama ironizon protestuesit: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe

7 Qershor, 2026 9:45 am
“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë

6 Qershor, 2026 9:15 pm
“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë
Aktualitet

“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë

6 Qershor, 2026 9:11 pm
“Çohuni nga kafja” qytetarët protestojnë edhe në Fier
Aktualitet

“Çohuni nga kafja” qytetarët protestojnë edhe në Fier

6 Qershor, 2026 8:26 pm
Protesta/ Qytetarët e diasporës-Ramës:Na përzunë ndër vite, sot do të përzëmë ne ty
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët e diasporës-Ramës:Na përzunë ndër vite, sot do të përzëmë ne ty

6 Qershor, 2026 7:54 pm
Zvërneci/ Dita e 7 e protestës, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Zvërneci/ Dita e 7 e protestës, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

6 Qershor, 2026 6:31 pm
UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
Aktualitet

UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore

6 Qershor, 2026 6:16 pm
Rama ndan foto nga resorti në Katar: E ndërtoi i njëjti brand që do bëjë Zvërnecin
Aktualitet

Rama ndan foto nga resorti në Katar: E ndërtoi i njëjti brand që do bëjë Zvërnecin

6 Qershor, 2026 4:45 pm
Para
Panucci nuk “dorëzohet”: Mbron lojtarët dhe kërkon ndryshim të situatës

Panucci: Me ekip të plotë shkojmë në Europian.Shkarkimin e ka në dorë Duka

Basha me fermerët në Berat: Ejani ta marrim fatin në duart tona

Basha me fermerët në Berat: Ejani ta marrim fatin në duart tona

Dhimbja e një babai, ish-gruaja rrahu për vdekje vajzën e tyre  15-muajshe

Dhimbja e një babai, ish-gruaja rrahu për vdekje vajzën e tyre 15-muajshe
















TE FUNDIT

“Zvërneci”, shqiptarët në Britani në ditën e dytë të protestës

“Zvërneci”, shqiptarët në Britani në ditën e dytë të protestës
7 Qershor, 2026

Shqiptarët në Britaninë e Madhe protestojnë për të dytën ditë para Ambasadës Shqiptare në Londër kundër projektit në Zvërnec Dhjetëra...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Po me Paketën e Maleve ç’kanë Flamingot e Bulevardit

Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë euro mbështetje
7 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama mbrojti publikisht “Paketën e Maleve”, duke argumentuar se ajo u jep mundësi banorëve të zonave malore dhe...

Lexo më shumë

Protestat/ Rama sjell shembullin e Francës: Dy llafe si fillim për revolucionarët…

Zvërneci, Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës
7 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale  ndaj debatit për mbrojtjen e zonave natyrore.  Në një postim të gjatë, Rama solli...

Lexo më shumë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, kritika Europës: Jeni pushtuar nga emigrantët

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, kritika Europës: Jeni pushtuar nga emigrantët
7 Qershor, 2026

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka kritikuar vendet europiane për atë që e cilësoi si një “pushtim” të emigrantëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}