Studiuesi Aurel Plasari, të mërkurën, tha se Mid’hat Frashërit nuk frekuentonte asnjë kafe si shqiptarët e kohës, por atë e gjeje vetëm në librarinë e tij Lumo Skëndo.
Duke iu referuar rrëfimit të shkrimtarit Vedat Kokona, Plasari tha se Lumo Skëndo ishte një person i lidhur ngushtë me punën dhe dijen.
Plasari: Lumo Skëndon nuk e gjeje në kafe, por vetëm në librarinë Lumo Skëndo. E thotë Vedat Kokona. Ky ka pasur një fat, pasi është i vetmi shkrimtar shqiptar që Mid’hat Frashëri i bëri parathënien e një libri. Ai tregon se Lumo Skëndon nuk e gjeje si shqiptarët që rrinin në kafene, por Lumo Skëndon e gjeje vetëm në librarinë Lumo Skëndo.