Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

FOTO/ Shpërthen protesta dhe në Durrës: Mos ndaloni makinat “euro 4”

2018/11/14 at 3:51 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
FOTO/ Shpërthen protesta dhe në Durrës: Mos ndaloni makinat “euro 4”

Nga data 5 Dhjetor e këtij viti asnjë makinë nuk do të importohet në Shqipëri nëse nuk është Euro 5. Thënë ndryshe bllokohen automjetet e vjetra. Vendimi i qeverisë përpos se penalizon shtresën e mesme të popullsisë që nuk ka mundësi të blejë makina të shtrenja, lë pa punë edhe qindra njerëz që jetojnë me tregtinë e automjeteve të përdorura. Pikërisht këta të fundit, kanë protestuar sot në Durrës, aty ku është i vendosur prej vitesh tregu më i madh i automjeteve të përdorura që vijnë nga jashtë.


“Kemi dalë sot në protestë sepse është logjike. Nëse një punëtor krahu në Shqipëri e ka rrogën 200 mijë lekë-300 mijë lekë, si mund ta blejë ai një makinë të vitit 2009? Një makinë e 2009-ës minimalisht është 5 mijë euro, plus doganën. Ne i marrim makinat nga Gjermania, Italia, Zvicra, nga gjithë shtetet e Europës. Kur nuk e kanë këtë këtë ligj shtetet e zhvilluara, pse duhet ta vëmë ne?”, shprehen pronarët e automjeteve.

Po kështu ata shprehen të pakënaqur edhe për faktin se vendimi i qeverisë parashikon që deri në muajin Mars të targohen të gjitha automjetet e përdorura që kanë hyrë aktualisht në vend.

“Thotë edhe të nxjerrin targat e makinave, pse duhet të nxjerrim targat? Unë paguaj license, i paguaj të gjitha. Të paguaj edhe 400 mijë lekë, i bie një doganë e dytë. Pastaj, vitin tjetër të paguaj prapë 400 mijë lekë unë? Nuk është domate dhe e shita brenda javës, ajo mund të vonojë dhe një vit për tu shitur”, thonë ata.

Protestat do vazhdojne

Në këto kushte, pronarët e makinave do të vijojnë protestat edhe në qytetet e tjera, nëse qeveria nuk do të kthejë vendimin deri në fund të muajit. Sipas tyre, vendimi duhet të ndryshohet, duke lejuar edhe importin e automjeteve “Euro 4”

“Afati do të jetë deri në fund të muajt. Protestat do të vazhdojnë pasi janë shumë tregtarë, janë në gjithë Shqipërinë. Do shkojmë në Tiranë e do protestojmë, nuk do ta lëmë me kaq”, thotë një prej pronarëve të makinave të përdorura.

Vendimi i qeverisë është hartuar nga Ministria e Mjedisit me argumentin se hyrja e makinave të reja në Shqipëri do të ndikojë në uljen e ndotjes.

Por sipas protestuesve ky nuk është argument. “Nëse ndotja do të vinte nga këto automjete, atëherë kolaudimi do të bënte punën duke i nxjerr nga qarkullimi. Ndotja e mjedisit vjen nga fabrikat të cilat lëshojnë re të zeza tymi dhe nga cilësia e dobët e naftës!”, tha njëri prej qytetarëve në protestë.

Ky vedim që pritet të hyjë në fuqi në fillim të dhjetorit, është një sulm i drejtpërdrejtë që i bëhet biznesit të vogël dhe jo vetëm, por çdo qytetari  i cili nuk ka luksin të blejë një automjet me vit prodhimi 2009 e lart.

Përpos tregtarëve, të prekur direkt nga VKM-ja janë edhe ata që merren me procesin funksional të automjeteve, si xhenerik, motorrist, tapicier, elektroaut , karotrecet e brendshme dhe internacional etj. Gjë e cila përkthehet në mijëra të papunë të shtuar. Si çdo ligj apo VKM tjetër në Shqipëri, edhe ky vendim është marrë pa asnjë konsulte me grupet e interesit dhe pa marrë parasysh faktin se qindra njerëz dalin pa punë.  /Opinion.al

  

Etiketa: bllokimdoganedurreseuro 5makinamakina te vjetraprotestavendim qeverie


Ju sugjerojmë

Përmbytje, trafik dhe kaos… Pasojat e pak minutave shi në Vlorë
Aktualitet

Përmbytje, trafik dhe kaos… Pasojat e pak minutave shi në Vlorë

5 Gusht, 2025 9:30 pm
MED25 vjen në Shqipëri: Një udhëtim drejt një Mesdheu më njerëzor
Aktualitet

MED25 vjen në Shqipëri: Një udhëtim drejt një Mesdheu më njerëzor

5 Gusht, 2025 8:09 pm
Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë

5 Gusht, 2025 7:47 pm
”Metro”: Tirana, qyteti me histori interesante dhe ushqim të shijshëm
Aktualitet

”Metro”: Tirana, qyteti me histori interesante dhe ushqim të shijshëm

5 Gusht, 2025 7:05 pm
Përplasen disa automjete në aksin Fier-Lushnje, dy të plagosur
Aktualitet

Përplasen disa automjete në aksin Fier-Lushnje, dy të plagosur

5 Gusht, 2025 6:29 pm
Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë,shtyhet gjyqi për 10 të akuzuarit e “Bankers”
Aktualitet

Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë,shtyhet gjyqi për 10 të akuzuarit e “Bankers”

5 Gusht, 2025 6:14 pm
Thirrjet antishqiptare në Kumanovë/Berisha: Një akt nacionalizmi primitiv
Aktualitet

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë/Berisha: Një akt nacionalizmi primitiv

5 Gusht, 2025 5:27 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Shiti dy herë të njëjtin apartament, procedohet penalisht noterja në Tiranë

5 Gusht, 2025 4:49 pm
Proda me përfaqësuesin e Ambasadës së Kinës: Bashkëpunim në luftën kundër krimit
Aktualitet

Proda me përfaqësuesin e Ambasadës së Kinës: Bashkëpunim në luftën kundër krimit

5 Gusht, 2025 4:23 pm
Në 6 muaj bizneset dhe qytetarët morën 36.2 miliardë lekë kredi për shtëpi
Aktualitet

Në 6 muaj bizneset dhe qytetarët morën 36.2 miliardë lekë kredi për shtëpi

5 Gusht, 2025 4:06 pm
Para
Me armë në dorë, bashkëshorti i këngëtares kërcënon: Mendohu dy herë

Me armë në dorë, bashkëshorti i këngëtares kërcënon: Mendohu dy herë

55 vite burg për bandën ‘Shullazi’, reagon ambasada britanike

55 vite burg për bandën ‘Shullazi’, reagon ambasada britanike

Gruevski kërkoi azil në Hungari, qeveria: E pranuam për arsye sigurie

Gruevski kërkoi azil në Hungari, qeveria: E pranuam për arsye sigurie
















TE FUNDIT

Trump i dërgon letër Osmanit, e falënderon për bashkëpunimin

Trump i dërgon letër Osmanit, e falënderon për bashkëpunimin
5 Gusht, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pranuar të martën një letër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Lexo më shumë

Përmbytje, trafik dhe kaos… Pasojat e pak minutave shi në Vlorë

Përmbytje, trafik dhe kaos… Pasojat e pak minutave shi në Vlorë
5 Gusht, 2025

Qyteti i Vlorës është përfshirë pasditen e së martës nga një stuhi e beftë shiu, e cila shkaktoi probleme serioze...

Lexo më shumë

U-19/ Shqipëria luan miqësoren e parë me Italinë

U-19/ Shqipëria luan miqësoren e parë me Italinë
5 Gusht, 2025

Shqipëria U-19 luajti pasditen e sotme takimin e parë miqësor kundër Italisë U-19. Në takimin e zhvilluar në Novarello Sporting...

Lexo më shumë

Çështja Epstein, Bill dhe Hillary Clinton thirren për të dëshmuar

Çështja Epstein, Bill dhe Hillary Clinton thirren për të dëshmuar
5 Gusht, 2025

Ish-Presidenti i SHBA-së, Bill Clinton dhe gruaja e tij Hillary janë midis një sërë emrash, që do të marrin thirrje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com