Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestoi Fullanin e Gjikën, shikoni si ka shtuar pasurinë prokuror Troci

2018/11/08 at 1:04 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestoi Fullanin e Gjikën, shikoni si ka shtuar pasurinë prokuror Troci

Prokurori nga Dibra, Ramazan Troci kalon nesër në sitën e vetingut. Ai mbahet mend për firmosjen e dy urdhër-arresteve të rendesishme, perkatesisht ish-guvernatorit Ardian Fullani dhe ish-kryetarit te bashkise, Gjika. Të dy këto personazhe janë të lirë, madje Fullani ka fituar nga gjykata edhe te drejten per tu demshperblyer.


Vetingu për Trocin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i është rikthyer listës prioritare të vetingut me thirrjen në seancë dëgjimore të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Troci nesër (e premte). Troci është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë- institucion që pret përfundimin e tre kandidatëve të fundit për t’u ngritur.

Hetimi administrativ për Ramadan Trocin është kryer nga trupa gjykuese e drejtuar nga Pamela Qirko dhe me anëtare Genta Tafa Bungon dhe Suela Zhegun.

Prokurori Troci e ka nisur karrierën në institucionin e akuzës në vitin 2000 dhe përgjatë një dekade ka punuar si prokuror në Bulqizë dhe në Dibër. Në vitin 2012, ai u transferua në prokurorinë e Tiranës, në vitin 2014 në prokurorinë e Vlorës dhe prej vitit 2016 punon si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Pasuria

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Ramadan Troci nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se prokurori Troci zotëronte vetëm një makinë me vlerë 300 mijë lekë në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë për herë të parë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Troci është rritur me 28 herë, duke kapur vlerën e 8.5 milionë lekëve. Të dhënat e siguruara tregojnë se pasuria familjare e prokurorit Troci përbëhet nga një shtëpi e deklaruar në vlerën 5.4 milionë lekë, likujditete prej 2.1 milionë lekësh në bankë, 900 mijë lekë kursime në cash dhe një automjet me vlerë 300 mijë lekë.

Të ardhurat familjare të Trocit kapin vlerën e 25.5 milionë lekëve për periudhën 2003-2017. Rreth 99 për qind e të ardhurave kanë si burim pagën e tij dhe të familjarëve, ndërkohë që 1 për qind përbëhet nga të ardhurat nga qiraja dhe interesat bankare.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të prokurorit Ramadan Troci dhe të gjitha deklaratat e pasurisë rezultojnë pa probleme.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Etiketa: ramadantrociventing


Ju sugjerojmë

Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi, 14 persona të arrestuar në Malësinë e Madhe
Kronikë

Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi, 14 persona të arrestuar në Malësinë e Madhe

7 Shtator, 2025 11:20 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Mbajti me forcë në banesë të miturën, arrestohet 33-vjeçari në Durrës

7 Shtator, 2025 9:54 am
Ekstradohet me urgjencë Vilson Pepa, u arrestua në Punta Cana
Kronikë

Ekstradohet me urgjencë Vilson Pepa, u arrestua në Punta Cana

7 Shtator, 2025 9:25 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 shtator 2025

7 Shtator, 2025 8:31 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 7 shtator 2025

7 Shtator, 2025 7:42 am
Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë
Bota

Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë

6 Shtator, 2025 10:01 pm
1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage
Aktualitet

1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage

6 Shtator, 2025 8:59 pm
Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës
Kronikë

Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës

6 Shtator, 2025 8:39 pm
SPAK kërkon që dëshmia e Nuredin Dumani të dëgjohet me dyer të mbyllura, të pandehurit kundër: S’ka asgjë për t’u fshehur 
Kronikë

Shtrohet për probleme me zemrën Nuredin Dumani

6 Shtator, 2025 8:04 pm
Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çelën e kanë vrarë vëllezërit Çopja
Kronikë

Vëllai i Nuredin Dumanit: Talo Çelën e kanë vrarë vëllezërit Çopja

6 Shtator, 2025 6:41 pm
Para
SHBA, Sulmi me armë në lokal, shkon në 12 numri i viktimave

SHBA, Sulmi me armë në lokal, shkon në 12 numri i viktimave

Egërsohet Ulsi Manja, gazetarët braktisin Komisionin e Ligjeve

Egërsohet Ulsi Manja, gazetarët braktisin Komisionin e Ligjeve

VIDEO/ Ekstremistët grekë shpalosin flamuj me fyerje në Shqipëri

E paprecedent/ Thirrjet “Vorio Epiri është Greqi” mbushin Bularatin
















TE FUNDIT

Këshilli i LVV/ Albin Kurti konfirmohet si kandidat për kryeministër në Kosovë

Këshilli i LVV/ Albin Kurti konfirmohet si kandidat për kryeministër në Kosovë
7 Shtator, 2025

Albin Kurti konfirmonet si kandidat për kryeministër të Kosovës, në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Edhe pse Gjykata Kushtetuese...

Lexo më shumë

Rritja e çmimeve në Greqi, Mitsotakis gati paketën e masave me vlerë 1.6 mld euro

Rritja e çmimeve në Greqi, Mitsotakis gati paketën e masave me vlerë 1.6 mld euro
7 Shtator, 2025

Në një moment të vështirë të vitit të 7 të qeverisjes, kur popullariteti i konservatorëve vazhdon të bjerë kryesisht për...

Lexo më shumë

Pelegrinazh historik për katolikët LGBTQ+ në Vatikan

Pelegrinazh historik për katolikët LGBTQ+ në Vatikan
7 Shtator, 2025

Rreth 1,400 katolikë të veshur me veshje ylberi dhe me kryqe në dorë kanë marrë pjesë në pelegrinazhin e parë...

Lexo më shumë

Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi, 14 persona të arrestuar në Malësinë e Madhe

Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi, 14 persona të arrestuar në Malësinë e Madhe
7 Shtator, 2025

Mbi 10 mijë rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar nga policia e Shkodrës gjatë një operacioni në zonën e Bajzës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com