Pas një shkëputje prej 4 vitesh në tregun muzikor, këngëtarja e njohur britanike Cheryl Cole është rikthyer sërish në muzikë me këngën e saj më të re “Love made me do it”.
Pasi është publikuar teksti i kësaj kënge, shumë fansa të saj dhe jo vetëm janë duke aluduar se në fakt kjo këngë i dedikohet ishit të saj, Liam Payne. “Oh Zot, jam kaq e shpifur, bie në dashuri me çdo maskara. Dashuria më detyroi ta bëja… dhe do ta bëja sërish”, është një pjesë e tekstit, që fansat mendojnë se i drejtohet këngëtarit Liam Payne, me të cilin deri para një muaji, Cheryl ishte e lidhur.
“Të gjithë ata që kanë qenë të dashuruar do të lidhen me të në një mënyrë. Është tërheqëse dhe argëtuese. Nuk është rreth një personi apo një lidhje specifike, është më shumë për mua që jam e dashuruar pas dashurisë. Thjesht e dua dashurinë”, është shprehur Cheryl për këngën e saj të re. Kujtojmë se Cheryl dhe Liam kishin disa vite në një marrëdhënie, ndërkohë që kanë edhe një djalë 1 vjeç, Bear.