Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ligji për pijet energjike ndalon gjithçka, edhe kafen, çajin,’coca cola’-n

2018/10/28 at 5:27 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Studime në SHBA apo Angli, ja një mundësi e mirë për studentët shqiptarë

Group of university students relaxing outdoors

Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin për ndalimin e pijeve energjike dhe të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar për të miturit deri në 18-vjeç. Kjo nismë, e cila sot është një ligj, u ndërmor nga deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe.


Në projektligj shkruhet se “qëllimi i ligjit” riformulohet në këtë mënyrë:

“Ky ligj ka si qëllim parandalimin e pasojave shëndetësore nga konsumi i alkoolit, pijeve energjike dhe pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar nëpërmjet përdorimit të tyre nga të miturit.”

Në nenin 3 të projektligjit shkruhet se do të bëhen ndryshime në nenin 2 të ligjit aktual. Në paragrafin e parë të nenit 2 shtohen fjalët “dhe pijeve energjike” pas fjalëve “të pijeve alkoolike”. Ndërsa në paragrafin e dytë të po këtij neni, përcaktohet se çfarë quhet një pije energjike dhe pije e gazuar me sheqer të shtuar.

Sipas projektligjit, “pije energjike” konsiderohen ato pije joalkoolike, në të cilat përmbajtja totale e kafeinës tejkalon sasinë 150mg/l dhe që në përbërje të tyre kanë të paktën një ose më shumë substanca stimuluese ose tonike të tilla si: taurinë, D-glukuronon y-lakton, guaranë, maltodekstrin, xhensen, karnitinë, kreatinë dhe gingko biloba.”

Lista e pijeve

Gjithashtu, “pije të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar” konsiderohen ato pije jo-alkoolike, të gazuara që përmbajnë sheqer, agjentë të tjerë ëmbëlsues apo aromatizuese, natyral apo artificial, si dhe acid ushqimor, përjashto ujin mineral dhe ujërat e gazuar, lëngjet e frutave dhe pijet e bëra me qumësht ose produktet e qumështit.”

Me pak fjalë, ligji i ri ndalon çdo individ nën moshën 18 vjeç të konsumojë Coca Cola, Pepsi, Sprite, Fanta, Red Bull apo të tjera pije freskuese dhe energjike.

Megjithatë, sipas parametrave të përcaktuar në paragrafët e rinj të shtuar, një i ri nën moshën 18 vjeç nuk mund të konsumojë as makiato, çaj të zi, çaj jeshil apo kafe përveç pijeve energjike dhe të gazuara me sheqer të shtuar. Kjo sepse të gjitha pijet e lartpërmendura e tejkalojnë normën 150 mg/l kafeinë.

Me një kërkim të thjeshtë në internet vërtetohet se sa kafeinë përmban një filxhan 250 ml makiato, kafe, çaj të zi, çaj jeshil, pije energjike dhe Coca Cola:

  • Makiato 113-280 mg
  • Kafe 60-70 mg
  • Çaj i zi 30-50 mg
  • Çaj jeshil 30-50 mg
  • Pije energjike 80 mg
  • Cola 36-48 mg

Sipas ligjit, edhe reklamat e këtyre pijeve energjike apo të gazuara me sheqer të shtuar do të ndalohen. Reklama ikonike e përvitshme e Coca Colës me Babagjyshin e Vitit të Ri në prag festash, nuk do të transmetohet më.

Në të gjitha tabelat paralajmëruese, do të shtohet “dhe i pijeve energjike dhe të gazuara me sheqer të shtuar” pas fjalëve “Ndalohet nën moshën 18 vjeç konsumi i alkoolit”./Opinion.al

Kliko ligjin e plotë:

ligji pdf

Etiketa: CAJenergjikekafendalimpijete mitur


Ju sugjerojmë

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë
Aktualitet

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë

17 Korrik, 2026 9:32 pm
Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re
Aktualitet

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re

17 Korrik, 2026 8:50 pm
“Dyfisho Sipërmarrjen”/Rama: Me financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet
Aktualitet

“Dyfisho Sipërmarrjen”/Rama: Me financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet

17 Korrik, 2026 1:33 pm
Shkodër, guri shkëputet nga një masiv shkëmbor dhe bie mbi makinën me turistë
Aktualitet

Shkodër, guri shkëputet nga një masiv shkëmbor dhe bie mbi makinën me turistë

17 Korrik, 2026 12:56 pm
Hoxha takon Gjuriç: Deklaratat e ministres serbe për Kosovën janë të papranueshme
Kryesore

Hoxha takon Gjuriç: Deklaratat e ministres serbe për Kosovën janë të papranueshme

17 Korrik, 2026 12:50 pm
Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve
Kronikë

Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve

17 Korrik, 2026 12:05 pm
BE fond 49 milionë euro për Shqipërinë, Rama: Një histori suksesi
Kryesore

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Shqipëria qëndron fuqimisht në krahun tuaj

17 Korrik, 2026 10:37 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sarandë/ Oficeri i Policisë përfshihet në sherr me disa persona

17 Korrik, 2026 9:37 am
Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin
Kronikë

Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin

17 Korrik, 2026 9:25 am
SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit
Bota

SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit

17 Korrik, 2026 8:40 am
Para
“Bajri”, çfarë zbuluan përgjimet për grupin e rrezikshëm në Shkodër

"Bajri", çfarë zbuluan përgjimet për grupin e rrezikshëm në Shkodër

PD: Ditë e hidhur për shqiptarët, Bushati-Rama duhej të dorëhiqeshin!

Deputeti i PD: 8 pyetje për Sandër Lleshin, para se të betohet si Ministër

Athina zyrtare: E papranueshme vrasja e shtetasit grek nga policia

Athina zyrtare: E papranueshme vrasja e shtetasit grek nga policia
















TE FUNDIT

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë
17 Korrik, 2026

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, ka publikuar të dhëna mbi ecurinë e hyrjeve të shtetasve të huaj...

Lexo më shumë

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…
17 Korrik, 2026

Kombëtarja e Futbollit të personave me aftësi të kufizuara intelektuale do të përfaqësojë Shqipërinë në “Genuine Cup 2026”, që do...

Lexo më shumë

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re
17 Korrik, 2026

Mbahet në Tiranë dita e 48-të e tubimit. Ashtu si çdo ditë tjetër, protestuesit janë mbledhur përpara Kryeministrisë ku kanë...

Lexo më shumë

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje
17 Korrik, 2026

Pamjet e publikuara me dron nga zjarrfikësit e Madridit të premten tregojnë pasojat e zjarrit pyjor që detyroi evakuimin dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}