E kemi parë prej ditësh në studio dhe siç duket Era Istrefi ka gati diçka të madhe. Pas një vere shumë të ngarkuar me koncerte e me pjesmarrjen e saj në ceremoninë hapëse të “Kupës së Botës” Era Istrefi do të rikthehet serish me këngë.
Ajo po përgatit këngën e re e cila do të jetë pjesë e albumit ‘Blue’, e yllit botëror Jonas Blue, siç mund ta shihni në këtë foto.
Kënga e tyre që pritet të ketë sukses të menjëhershëm do të publikohet më 9 nëntor. Në përshkrimin e këngës ‘Purpose’, Jonas e cilëson Erën si vajzën e hiteve. Ai përmendi edhe “Bon Bon”, që ishte një kthesë e madhe për karrierën e saj.
Jonas Blue është një artist shumë i suksesshëm i cili më parë ka bashkëpunuar me Oriola Marashin. Ajo ishte modele në klipin e tij “Mama” me William Singe.