Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Seriali aksion që do falimentojë telenovelat “Babale” e “Xhisiela”

2018/10/22 at 1:50 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Seriali aksion që do falimentojë telenovelat “Babale” e “Xhisiela”

Sociologu Ergys Mertiri i ka bërë një analizë ngjarjeve të fundit në vend. Ai thotë se arrestimet e bujshme të dy ish-deputetëve dhe disa personave të dyshuar për drogë, kërkojnë të largojnë vemendjen nga skandalet e qeverisë.


Shkrimi i plotë nga Ergys Mërtiri

Qeveria ka gati një plan masash të fuqishëm për spostimin e vëmendjes nga skandalet që i rrezikojnë pushtetin. Menjëherë, pas dy javësh të nxehta policore ku shteti del të ketë ngecur keq në një rrjetë të ngatërruar përgjimesh e dokumentash, Kryeministri i qeverisë së piarit lançoi kockën e rradhës për të të spostuar vëmendjen e publikut. Një paketë antishpifje dhe një ligj për ndalimin e lojërave të fatit ishin instrumentet për të shpëtuar nga puseta ku ka rënë. Motoja e momentit është: Shani si të doni qeverinë, sulmojeni, përbalteni, pështyjeni, veç mos u merrni me Babalen dhe Xhisielën! Qeveria të ofron gratis subjekte për t’a sulmuar.

Çfarë do na japin për të ngrënë këtë javë?

Arrestime. Qeveria po mendon se vetëm filmat aksion mund të konkurrojnë ata me mafie.

Për këtë, shteti u çua i gjithi në këmbë të djelën në darkë, me qëllim që java të fillojë me këtë telenovelë të re. Thuhet se një numër prej rreth një mijë policësh kanë qenë në operacion. Saranda, Shijaku por edhe Durrësi u rrethuan, por megjithatë kapobandat Balili e Lul Berisha nuk u kapën dot. Gjithsesi, përveç një bande droge në Shijak, skenari kish gati dy emra ish-deputetësh, të arrestuar për pastrim gjelbërim xhepash, sa për konsum publik.

Skenari ishte bërë i ditur që më parë nga vetë Ministri Xhafa. Ai e paralajmëroi në një deklaratë filmin duke thënë se, javën që vjen do ketë arrestime të mëdha, gjë që, me sa duket, iu ka ndihmuar djemve të marrin masa për tu fshehur. Lajmet thonë se kur forcat RENEA mbërritën në shtëpinë e Lul Berishës për ta arrestuar, ai nuk ndodhej aty. E çuditshme! E pra, për të arrestuar Balilin dhe Lul Berishën nuk mjaftokan as 1 mijë policë nga këta të Xhafës!

Një pyetje naive: Kur Xhafaj i paska ditur gjërat, pse i ka lënë arrestimet për javën tjetër?

Ndoshta kjo vjen ngaqë, axhenda e qeverisë së piarit, ka qene e zënë për me ndalimin e bixhozit dhe shpifjes. Qeveria ecën me plan!

I vetmi që duket se e ka ngrënë plotësisht filmin, “derr në thes”, është ambasadori i ri i BE-së. Ai tha se mbështet arrestimet dhe se BE-ja e ka prioritet luftën kundër krimit dhe drogës.

Nga kjo deklaratë duket se ai po e zëvendëson denjësisht Vlahutinin. Zotëria, ose nuk e di që BE-ja nuk e ka hiç prioritet luftën kundër drogës dhe krimit, përndryshe nuk do ta mbështeste këtë qeveri që të vetmen gjë që i funksionon ka krimin dhe drogën, ose ndoshta ka hyrë në rol më shpejt se ç’e kishim parashikuar. Po të jetë kështu, jemi të qartë se ambasadori Vlahutin 2, do vazhdojë si paraardhësja e tij, të shohë gjithmonë pjesën plot në fundin e gotës së zbrazur, ndaj dhe operacioni del i suksesshëm edhe pse dy emrat kryesorë nuk u kapën. BE-së nuk i ka munguar kurrë optimizmi.

*Marrë nga profili në facebook

Etiketa: arrestimeergys mertiriPRqeveria


Ju sugjerojmë

Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn
-U tha në Opinion

Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn

7 Tetor, 2025 10:27 pm
Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn
-U tha në Opinion

Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn

7 Tetor, 2025 10:23 pm
9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet
Kryesore

9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet

7 Tetor, 2025 8:32 pm
PS dërgon kërkesën në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit
Kryesore

Zgjedhjet e 9 nëntorit, këta janë kandidatët e PS për 6 bashkitë

7 Tetor, 2025 6:47 pm
Dy çmime nga Aleksandria: “Pikë Uji” dhe rikthimi i zërit të kinemasë shqiptare
Aktualitet

Dy çmime nga Aleksandria: “Pikë Uji” dhe rikthimi i zërit të kinemasë shqiptare

7 Tetor, 2025 2:59 pm
Vrasja e gjykatësit Kalaja, Berisha: Dështim i reformës në drejtësi
Kryesore

Vrasja e gjykatësit Kalaja, Berisha: Dështim i reformës në drejtësi

7 Tetor, 2025 1:33 pm
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë
Aktualitet

Rama: Nga sot transferta në euro me vendet e BE me komisione shumë më të ulëta

7 Tetor, 2025 12:18 pm
Xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit: Ai që më dënon nipin do të përballet me plumba
Kronikë

Xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit: Ai që më dënon nipin do të përballet me plumba

7 Tetor, 2025 12:05 pm
Emrat e kandidatëve socialistë për 3 bashki
Kryesore

Emrat e kandidatëve socialistë për 3 bashki

7 Tetor, 2025 11:37 am
PS thërret kryesinë, mbledhje organizative për zgjedhjet
Kryesore

PS thërret kryesinë, mbledhje organizative për zgjedhjet

7 Tetor, 2025 10:21 am
Para
PD: Vetingu në politikë brenda tetorit, opsionet janë në tryezën e Ramës

Megaoperacioni/ Basha: Peshku i madh quhet Vangjush Dako!

Dyshohej se vajzat nuk flisnin, ylli ndërkombëtar uron kështu Kimin

Dyshohej se vajzat nuk flisnin, ylli ndërkombëtar uron kështu Kimin

Luka Modriç i dërgon dhuratë deputetit shqiptar

Luka Modriç i dërgon dhuratë deputetit shqiptar
















TE FUNDIT

Zgjedhjet e nëntorit, kush e merr mandiatin e deputetit të Manastirliut dhe Mersinit

Zgjedhjet e nëntorit, kush e merr mandiatin e deputetit të Manastirliut dhe Mersinit
7 Tetor, 2025

Brunilda Mersini është kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Brunilda Mersini, drejtoresha...

Lexo më shumë

Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn

Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn
7 Tetor, 2025

Ermal Hasimja është tërhequr nga kandidatura e tij për bashkinë e Tiranës. Hasimaj tha në emisionin “Opinion” tashmë që Binaj...

Lexo më shumë

Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn

Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn
7 Tetor, 2025

Partia Mundësia, Agron Shehaj ka deklaruar se në do të mbështesë Florjan Binajn si kandidat i opozitës për zgjedhjet e...

Lexo më shumë

Trump thotë se ka “gjasa reale” për një marrëveshje paqeje në Gaza

Trump thotë se ka “gjasa reale” për një marrëveshje paqeje në Gaza
7 Tetor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka “gjasa reale” që të arrihet një marrëveshje e paqes në Gazë, teksa negociatorët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com