Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka ironizuar padinë që policia e Elbasanit ka bërë ndaj tij dhe disa protestuesve që ju bashkuan atij një ditë më parë.
Ai shkruan se janë katër akuza që “banda” politike e policisë në Elbasan ka ngritur ndaj tij.
Por asnjë prej tyre nuk ka lidhje me denoncimin e policisë, ato çfarë rëndit Boçi në fakt janë akuza e PD ndaj mazhorancës, por edhe policisë.
Statusi i plotë i Luçiano Boçit
Katër akuza që “banda” politike e policisë në Elbasan ka ngritur ndaj meje, për protestën e Mengëlit:
– Kanosje me armë ndaj një oficeri policie që ky i fundit të mbyllte çështjen e një përdhunuesi.
– Përdorimi i Toyota Yaris për sjelljen e miliona Eurove drogë.
– Mbjellje hashashi dhe mbrojtje politike për laboratorin e kokainës në Xibrakë ngjit me Mengëlin.
– Urdhërimin politik të tërheqjes zvarrë të fëmijëve dhe dhunë mbi gratë e pambrojtura në Mengël.
Me fakte ore!!!
Bravo çuna!!!
Puuuuuu çfarë krimineli!????
Aaaaa mos harroj!!!!
Banda ime përbëhet nga 3 killera 7 vjeç që sapo do mësojnë abetaren, 2 gra 60 vjeçare për maskim dhe një gjyshe që atë ditë kishte marrë me vete armën sekrete: prashitësen.
E pastaj themi ne që s’kemi “shtet”!???
Rroftë Dovleti!!!