Zaimina Vasjari, ndonëse prej kohësh është shkëputur disi nga karriera muzikore, viojn të tërheqë vëmendjen e publikut. Ajo prej disa kohësh ka krijuar edhe familjen e saj të vogël me bashkëshortin Klodin.
Edhe pse shpesh e rezervuar në detaje për jetën personale, ajo ka folur për herë të parë për dashurinë ndaj partnerit.
E ftuar në Pop Culture, Zaimina ka treguar çfarë pëlqen më shumë në karakterin dhe pamjen e bashkëshortit.
“Unë Klodin e adhuroj shumë si njeri. Ka shumë gjëra që i pëlqej tek ai; ambicia e tij, vendosshmëria që ka, më pëlqen që ecën me plane, ndryshe nga unë dhe mundohem të mësoj nga ai. Është një njeri tek i cili adhuroj shumë gjëra”, -ka thënë Zaimina, ndërsa pyetjes se çfarë e tërheq më shumë fizikisht te Klodi, këngëtarja është munduar t`i shmangej në fillim, por më vonë ka vendosur të përgjigjet.
“Nëse nuk përgjigjem kam frikë se njerëzit keqkuptohen, kështu që po them që është buzëqeshja”, -është shprehur Zaimina duke e kaluar këtë moment me të qeshura. Po ashtu, ajo ka thënë se Klodi i bën shumë shpesh komplimente duke treguar se kur shkojnë bashkë nëpër evente, ai shikon femrat rreth e qark dhe i thotë se është më e bukura.