Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur politika sulmohet me parodi. Komedia “Tag” shigjeton Ramën dhe Veliaj

2018/09/24 at 4:20 PM
në -Kulturë, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Kur politika sulmohet me parodi. Komedia “Tag” shigjeton Ramën dhe Veliaj

Deputeti, i veshur me kostumin sportiv të  skuadrës së zemrës, bardhë e zi, e ka pak me ngut, se për pak fillon ndeshja mes Juventusit dhe Frosinones.

Kështu që katundari duhet t’i bjerë pak shkurt me hallet e veta në takimin virtual, gjatë së cilit deputeti raporton për platformën e bashkëqeverisjes për Shqipërinë që duam… Dramaturgu Bashkim Hoxha e regjisorja Andia Xhunga nuk i kanë kursyer aspak shigjetimet kah Kryeministrisë, Bashkisë së Tiranës dhe opozitës.

Ndërkohë që është për t’u përshëndetur që Drejtoria e Teatrit Kombëtar ka zgjedhur të hapë Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrove, por edhe jetën e vet transitore në skenën e “arTurbinës”, me një parodi që vë në lojë jo vetëm jetën virtuale boshe, që ka përfshirë gjithë shqiptarët, por edhe qeverisjen. Ndër spektatorët e shfaqjes, mbrëmë ishte edhe ministrja Mirela Kumbaro, edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

 SHFAQJA
Bëhet fjalë pikërisht për komedinë “Tag”, e cila “bekoi” skenën e re të “arTurbinës”. “Tag” është një komedi gazmore, që me siguri do ta bëjë për vete publikun. E ndërtuar si një
variacion mbi motivet e filmit “Zonja nga qyteti”, sërish kemi të bëjmë me një lloj shkuesie, por përmes internetit. Indikacionet për te filmi i njohur i 1976-s janë shumë të qarta.

Sipas tij, është përshtatur edhe skenografia e Genc Shkodranit, me  burimin e famshëm të Marenës-Tushemishtit, me kortinkat e penxhereve, me grep, (mungon vetëm teto Ollga) edhe muzika e Agim Krajkës, është po ajo, veçse e riorkestruar nga Sajmir Çili, ndërkaq që elemente personazhesh nga filmi (si ai i Koçit) i gjen edhe te personazhet e Hoxhës. Dhe si të mos mjaftonin të gjitha këto, në fund shfaqet edhe aktorja Rajmonda Bulku, që luante rolin e Melit, e cila ndalet të pijë një kafe në fshat. Shfaqja është e këndshme.

Nuk mungojnë batutat dhe situatat komike. Aktorët, pa dashur të veçojmë njërin apo tjetrin, u përshtaten më së miri roleve. Kostumografia e Blerina Kokonës nuk zhgënjen asnjëherë. “Tag” ironizon me virtualizimin e jetës së shqiptarëve, një virus që ka kapur edhe fshatin, duke denatyruar marrëdhëniet mes njerëzve. Njerëzit dashurojnë dhe hakmerren përmes “Facebook”-ut, madje kjo e fundit mund të jetë tërë- sisht e pamëshirshme.

Prej dialektit të personazheve, ngjarjet ngjasin në një fshat, në mos të Tiranës, të Shqipërisë së Mesme, më saktë në kafenenë e fshatit, ku Meri/MerjemeOlta Daku, me profesion mësuese, por që në mungesë të një godine shkolle punon si banakiere-kameriere, për t’u arratisur nga rëndomtësia e përditshmërisë, zë miqësira dhe flirton në “Facebook”.

Kur një djalë nga qyteti me pseudonimin “Leonardo Di Caprio”-Indrit Çobani, i kërkon një fotografi Merit me pseudonimin “xixëllonja”, ajo poston foton e Lenës Adelina Muça, kushërirës së saj që shet qumësht, që ka qëlluar të jetë bukuroshe. Kështu ndodh që “Leonardo”, një punonjës i Ndërmarrjes së Rekreacionit dhe kthimit të hapësirave të gjelbra në gri, të lërë qytetin e të vihet në kërkim të “xixëllonjës” së tij, që i rezulton të jetë një fshatare vërtet e bukur, por fare e pagdhendur.

E pikërisht aty, në kafenenë e Gertit-Gert Ferra (si Gert Myler), ku ka internet me paswordin “ça do pish”, ndodhin një varg ngatërresash që trazojnë gjithë fshatin. Të tjerë personazhe janë veteriner MiklovaniBesmir Bitraku, stallier Limja- Mehdi Malkaj, emigranti i kthyer Lame-Ardian Cerga, postieri i fshatit-Naun Shundi dhe Deçka-Genti Deçka, një katundar që vjedh filxhanët e lokalit apo Anabela, një vajzë e lexuar që ëndërron të ikë në qytet: të gjithë “viktima” të “Facebook”-ut.

POLITIKA 
Por ku ka komunitet, ka edhe një deputet, që nuk ka shkelur kurrë në fshat, por që lidhet përmes internetit dhe bisedon on line në kohë reale me zgjedhësit e tij. Deputeti, interpretuar nga Artan Imami, që nuk del në skenë, përveçse kur përshëndet publikun, është zgjedhur jo pa qëllim nga regjisorja, që të japë disi imazhin e Kryeministrit, me imazhin dhe përgjigjet hazërxhevape.

Nuk është e vështirë që publiku të shquajë tonin ironik dhe batutat e Ramës, propagandën për arritjet e Rilindjes, çmimet dhe pemët e Veliajt apo edhe gafat e Lulzim Bashës me tabelën e shumëzimit (7×7=42). Aktualiteti shqiptar, jo vetëm që është i varur nga vendimet e politikës, por edhe i tejmbushur me biseda rreth politikës. Por këtë të fundit duket se po e konkurron “Facebook”-u me luftën për “like” e “tag”-et, duke harruar reagimin qytetar dhe duke çuar ujë në mullirin e politikanit, që do të vazhdojë të bëjë premtime, nga ato më pa lidhje, si për shembull, fitorja e “Eurovizionit”./Panorama

Ju sugjerojmë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Para
A po gënjen qeveria shqiptare Gjykatën e Strasburgut?

A po gënjen qeveria shqiptare Gjykatën e Strasburgut?

Po veproni gabim, këto janë ushqimet që nuk duhet ti ruani në frigorifer

Gjithë jetën e keni përdorur gabim frigoriferin, ja pse

U arrestua me grupin e “Bajrajve”, FSHF pezullon Grimën

U arrestua me grupin e “Bajrajve”, FSHF pezullon Grimën

TE FUNDIT

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të shtune të 7 qershorit, do të luhet dueli mes Shqipërisë dhe Serbisë. Një duel që pritet...

Lexo më shumë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
7 Qershor, 2025

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia me një mesazh urimi për kombëtaren kuqezi, para sfidës së shumëpritur...

Lexo më shumë

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
7 Qershor, 2025

“The Guardian” i ka kushtuar një artikull ndeshjes kualifikuese të Botërorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të zhvillohet ditën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com