Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mjekët i dhanë 6 muaj jetë, ai jetoi 4 vite të tjera”,rrëfimi i gazetares

2018/09/20 at 7:45 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 3 min
A A
“Mjekët i dhanë 6 muaj jetë, ai jetoi 4 vite të tjera”,rrëfimi i gazetares

Gazetarja rrëfen për humbjen e babait, tregon amanetin e tij të fundit

Vetëm një muaj më parë gazetarja e njohur Anila Basha humbi babain.


Sot ajo sëbashku me nënën e saj Eftali Basha ishin në studion e “Rudina”, ku rrëfyen betejën e tij të vështirë me kancerin.

Anila flet për sëmundjen e vështirë të të atit

Gjatë emisionit, gazetarja tregoi se fillimisht mjekët i dhanë vetëm 6 muaj jetë babait të saj, por dëshira e tij për jetën dhe ushqimi i mirë bënë që të jetojë edhe 4 vite të tjera.

“Kur babai u diagnostikua i dhanë vetëm 6 muaj jetë, por ne rifituam 4 vite falë kurajos së babit tim dhe dëshirës së tij për jetën. Kur mjeku më dha për herë të parë analizat e babait dhe më tregoi se ishte një kancer i avancuar në stadin e katërt, në momentin e parë nuk i tregova familjes. Mora analizat, u ula, qava shumë se e dija çfarë do të ndodhte më pas. Mjekët më thanë: Lëri lotët, vazhdo nga puna. Duhet të jesh e fortë psikologjikisht.

Kjo sëmundje sot nuk ka më moshë, nuk bën dallime, por e gjitha duhet të fillojë nga ushqimi. Babi me mua nuk e pranonte këtë historinë e largimit. Ngushëllimi i vetëm është që motra ime që jeton në Greqi javën e fundit para se të largohej babi erdhi dhe nuk u largua dot më. “Ne si ju kemi qëne dhe ju si ne do të bëheni”, është amaneti që babi i la motrës që ta shkruante si epitafi te varri i tij. Unë u habita kur e dëgjova. Ai kërkoi gjithashtu që gurin të mos e kishte të rëndë dhe mbi varr të mbilleshin lule dhe bar, nuk donte një varr klasik.

Humbja e babait

Mami e përjeton shumë edhe tani humbjen e tij. Ne fëmijët jemi larguar herët nga Lushnja, por prindërit kanë qenë shumë të lidhur me zonën dhe mami është personi që po e ndjen më shumë ikjen nga jeta të babit. Sëmundja që e gjithë familja përballoi dhe katër vitet e jetës së babait me kancer janë më së shumti falë mamit, e cila ka qenë kryedoktoresha, kryeinfermierja dhe kryekuzhinierja e babit. I ka patur të gjitha. Mami është njeriu që nuk ka reshtur kurrë, në mes të ditës apo natës i ka bërë të gjitha vetë” tregoi gazetarja.

Gjatë emisionit Basha po ashtu i bëri thirrje të gjithë prindërve të cilët mund të kenë shqetësime të mos ngurojnë të njoftojnë fëmijët e tyre dhe të kryejnë sa më shpejt vizitat e nevojshme.

“Babi ishte i shqetësuar para 4-5 vjetësh dhe ngulmonte të mos më shqetësonte dhe e shtynin nga dita në ditë duke mos bërë asgjë deri në momentin që nuk mbante më. Nëse ne do ta kishim kapur këtë sëmundje më herët dhe jo në stad aq të avancuar mund të kishim fituar më shumë kohë. Kështu që të dashur fëmijë dhe prindër kudo që jeni, nëse keni shqetësimin më të vogël mos hezitoni të merrni kalamajt në telefon dhe t’i tregoni e të shkoni të vizitoheni se është gjëja më elementare që duhet të bëni për të fituar qoftë edhe pak gjë”, tha ajo.

Ndërkohë nëna e saj, e përlotur nga humbja e të shoqit tha se beteja 4-vjeçare e tij me sëmundjen e kancerit ka qenë e trishtueshme.

“Prej 4 vitesh ne kemi luftuar me atë sëmundje. Ishte shumë e trishtueshme, kemi qënë në spitale të ndryshme. Ne kishim vajtur në spitalin e Lushnjes disa herë, por kur vumë re që ajo sëmundje nuk po shteronte se kishte hemoragji erdhëm në Tiranë. Bëmë analizat të cilat i dolën shumë keq. Për të mos shqetësuar fëmijët ne arritëm deri këtu. Ndoshta mund ta kishim kapur më para sëmundjen dhe im shoq mund të ishte edhe sot. Im shoq ishte i kujdesshëm, i merrte ilaçet dhe donte të jetonte sa më shumë. Ai bëri shumë kimio, gjë që e lodhi shumë, por ushqimi e mbajti. Ai hante shumë mirë, por dy javët e fundit e ndërpreu ushqimin dhe e kuptoi edhe vetë dhe filloi të linte porositë”, tregoi Eftali Basha./tvklan.al

 

Etiketa: anila bashasemundja e babait


Ju sugjerojmë

Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh
InstaBIZ

Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh

4 Qershor, 2025 10:21 am
Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit
InstaBIZ

Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit

29 Maj, 2025 5:36 pm
Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi
InstaBIZ

Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi

23 Maj, 2025 12:13 pm
A u përpoq Diddy ta vriste? Aktori i Hollywood: Ndoshta isha në vendin e gabuar…
InstaBIZ

A u përpoq Diddy ta vriste? Aktori i Hollywood: Ndoshta isha në vendin e gabuar…

23 Maj, 2025 10:26 am
“Shkodra Elektronike” reagon pas finales së Eurovision:Donim të fitonim zemrat tuaja
InstaBIZ

“Shkodra Elektronike” reagon pas finales së Eurovision:Donim të fitonim zemrat tuaja

19 Maj, 2025 12:49 pm
Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet
InstaBIZ

Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet

18 Maj, 2025 2:30 pm
“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!
InstaBIZ

“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!

14 Maj, 2025 12:37 pm
24 milionë paund! Kush do ta marrë pasurinë e Liam Payne?
InstaBIZ

24 milionë paund! Kush do ta marrë pasurinë e Liam Payne?

7 Maj, 2025 8:32 pm
Shqetësime për Justin Bieber, shoku i tij beson se është “i bllokuar” në një kult
InstaBIZ

Shqetësime për Justin Bieber, shoku i tij beson se është “i bllokuar” në një kult

23 Prill, 2025 9:04 am
Arrestohet aktori i famshëm William Levy
InstaBIZ

Arrestohet aktori i famshëm William Levy

16 Prill, 2025 8:55 am
Para
Një vajzë bëri listën me rregullat më të çuditshme për dasmën e saj

Një vajzë bëri listën me rregullat më të çuditshme për dasmën e saj

Zbulohen detaje të reja nga dasma e Marinës dhe Getoarit, vendi ku do të mbahet ceremonia dhe ftesat

Zhvishet Marina Vjollca, pozon vetëm me peshqir para Getoarit

Emrat/ Kryebashkiakët kanë sistemuar bashkëshortët dhe fëmijët në punë të mira shtetërore

Jo vetëm infermierë dhe doktorë, ja çfarë profesioni kërkohet në Gjermani
















TE FUNDIT

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
6 Qershor, 2025

Ka zgjatur rreth dy orë arratia e Shpëtim Osmës, autorit të dyshuar të plagosjes së dyfishtë të ndodhur paraditen e...

Lexo më shumë

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
6 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Hanit të Hotit ka arrestuar një 42-vjeçar me qëllim ekstradimin, pasi ishte i dënuar nga autoritetet italiane,...

Lexo më shumë

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
6 Qershor, 2025

Pas zhvillimit të vizitës në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë me rastin e Kurban Bajramit, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali zhvilloi...

Lexo më shumë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
6 Qershor, 2025

Katër persona janë vrarë ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur përgjatë natës në Kiev, si pasojë e sulmeve me raketa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com