Prokuroria e Përgjithme e perkohshme Arta Marku u shfaq në seancën e sotme parlamentare ku po lexon raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2017. Praktikisht po paraqet punen e paraardhesit te saj, Adriatik Llalla, pasi zonja Marku e mori detyren ne dhjetor 2017.
Por ndërsa Marku prezantonte raportin në Kuvend, ku tha se lufta kundër krimit dhe korrupsionit ka qenë prioritet e institucionit që ajo drejton, Lulzim Basha përsëriti edhe një herët akuzat ndaj Prokurorisë se ajo tashmë ka rënë. “Nuk ka më shtet, nuk ka gjykata, prokuroria ka rënë. Marku është shërbëtore e Edi Ramës dhe jo Prokurore e Përgjithshme”, tha Basha nga Vlora.