Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Largimi masiv i shqiptarëve, numri më i ulët i nxënësve që nga ’90-ta

2018/09/17 at 11:08 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Largimi masiv i shqiptarëve, numri më i ulët i nxënësve që nga ’90-ta

Numri i fëmijëve që mësojnë në ciklin 9- vjeçar po pëson ulje të frikshme nga viti në vit, si pasojë e rënies së numrit të lindjeve dhe emigracionit ende të lartë, që po përjeton popullsia e vendit.


Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit pritet që këtë vit shkollor të ndjekin arsimin 9-vjecar rreth 296 mijë nxënës, ose rreth 23 mijë më pak se vitin e kaluar, me rënie prej 7.1%.

Dy vitet e fundit rënia në ciklin nëntëvjecar ka qenë më e thella që nga viti 1991. Për vitet 2016-2017 dhe 2017-2018 në këtë cikël ishin 46 mijë fëmijë më pak.

Por duke krahasuar numrin e fëmijëve me vitet e para të tranzionit kemi një përgjysmimn të tyre në harkun e 28 viteve. Në krahasim me vitin 1990-1991, numri i nxënësve në arsimin 9 vjecar është 46.7 për qind më i ulët, ose rreth 260 mijë nxënës më pak. Nga rreth 557 mijë nxënës që ishin të regjistruar në ciklin e 8- vjecarës në vitin 1991, sipas INSTAT, këtë vit nisin shkollën vetëm 296 mijë fëmijë. Numri i tyre do të ishte edhe më
i ulët për shkak se baza e krahasimit më 2019 përfshin 9 vite nga 8 vite në 1992.

Gjithashtu numri i mësuesve në ciklin e ulët ka rënë, por me ritme me të ulta se numri i nxënësve. Nga viti 1990 në arsimin 8-vjecar ishin të angazhuar 28.7 mijë mësues, në vitin e 2018 numri i tyre ishte rreth 23.5 mijë me një reduktim prej rreth 3200. Ulja e numrit të nxënësve ka sjellë dhe një rënie të raportit nxënës për mësues, në 17.8 në vitin akademik 2017/2018, nga 19.1 në vitin akademik 2013/2017, për ciklin 9 vjeçar, sipas INSTAT.

Efektet e plakjes së popullsisë dhe rigjallërimit të emigracionit

Rënia e numrit të nxënësve ka ardhur në proporcion të drejtë me tkurrjen e peshës së grup moshave të reja. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 1989, popullsia në moshën 0-14 vjeç ishte rreth 1 milionë persona, ndërsa në vitin 2017 ka zbritur në vetem rreth 522 mijë persona, pothuajse përgjysmim. Pesha e popullsisë 0-14 vjeç ka zbritur në 18% të totalit, nga 32% që ishte në vitin 1989.

Në të kundërt, teksa vendi ka përjetuar pas viteve ’90 rënien e lindshmërisë dhe emigracionin masiv, -ku janë larguar më së shumti moshat e reja -, është rritur pesha e të moshuarve. Popullsia mbi 65 vjeç zinte 13% të totalit në vitin 2017, nga vetëm 7.4% në vitin 2001, po sipas INSTAT.
Ky ndryshim i strukturës së popullsisë pritet të ketë efekte të rënda në një të ardhme të shpejtë, si në strukturën e forcës së punës, kërkesë ofertën për punë (me ndikim në profilet e universiteteve) ashtu dhe në skemën e pensioneve dhe kostos për kujdesin e të moshuarve.

Rigjallërimi i ciklit të emigracionit është një tjetër faktor i rëndësishëm

Që nga viti 2013, rreth 157 mijë qytetarë shqiptarë kanë bërë kërkesë për azil, ku numri më i lartë ishte në 2015-n, me rreth 69 mijë persona, për të zbritur më pas në 33 mijë persona në 2016-n dhe 26 mijë në 2017-n. Këto shifra janë bërë të ditura në Raportin vjetor të situatës së azilantëve, të publikuar më parë nga Bashkimi Europian.

Demografet e INSTAT kanë komentuar më parë për Monitor se, një ndër faktorët kryesorë të rënies së lindjeve këtë vit, lidhet me emigrimin.
Në vitin 2015, një valë emigracioni prej 67 mijë personash u regjistruan si azilantë në vendet e BE-së, një nivel rekord i viteve të fundit. Qendra kërkimore “Pew Research”, që ka përpunuar të dhënat e Eurostat për emigracionin në vendet e BE-së në vitin 2015, tregoi se 80% e azilkërkuesve shqiptarë ishin nën 35 vjeç, moshë e cila realizon 90% të riprodhimit.

Karakteristikat

Karakteristikë themelore e valës së emigracionit këtë herë ishte ikja e familjeve, ndryshe nga vendet aziatike ku emigrojnë kryesisht meshkujt vetëm. Azilkërkuesit nga vende si Rusia, Serbia, Ukraina dhe Shqipëria kanë tendencë për t’u zhvendosur si familje.
Në një tjetër tregues, atë për numrin e azilkërkuesve për herë të parë për 1000 banorë për secilin nga 20 shtetet që kryesojnë listën në vlerë absolute.

Edhe aplikimet për lotarinë amerikane nga shqiptarët janë tepër të larta. Rreth 367 mijë shqiptarë, (apo rreth 13% e shqiptarëve) i varen shpresat e tyre te “ëndrra amerikane” duke aplikuar për Lotarinë Amerikane dhe duke u renditur kështu të parët në Europë që kanë përqindjen më të lartë të popullsisë që aplikojnë për lotari. Krahasuar me vitin 2007, numri i shqiptareve që aplikuan për Lotarinë Amerikane është dyfishuar, nga 173 mijë shqiptarë që aplikonin në 2007-n, në 2018 numri i aplikimeve kapi shifrën rekord prej 367 mijë, sipas statistikave të Departamentit amerikan të Shtetit . Rritja e aplikimeve në Lotarinë Amerikanë ka qenë e lartë, veçanërisht pas vitit 2013.

Struktura e arsimit 9 vjeçar

Sipas ministrisë së Arsimit, arsimi bazë fillon në moshën 6 vjeç dhe zgjat 9 vjet. Nxënësi është i detyruar të ndjekë atë deri në moshën 16 vjeç.
Arsimi bazë përbëhet nga dy cikle: arsimi fillor, (klasa 1-5) dhe arsimi i mesëm i ulët, (klasa 6 -9).

Arsimi fillor zgjat 5 vjet. Në klasën e parë regjistrohen fëmijë që mbushin moshën 6 vjeçare deri ditën e fillimit të shkollës. Mosha e fëmijëve të këtij cikli është 6-11 vjeç, përjashtuar fëmijët që përsërisin klasën.

Nxënësit e klasave të para, të dyta dhe të treta vlerësohen me fjalë dhe shprehje. Nxënësit e klasave të tjera vlerësohen me nota, numra të plotë nga 4 deri në 10, ku nota më e ulët kaluese është pesa. Arsimi i mesëm i ulët i përket klasave VI, VII, VIII dhe IX. Mosha e nxënësve është 12- 15 vjeç me përjashtim të nxënësve që përsërisin vitin. Në fund të klasës së nëntë nxënësit i nënshtrohen provimeve kombëtare dhe marrin dëftesë të arsimit bazë.

Në dokumentat e saj zyrtarë, Ministria e Arsimit shprehet se, tendenca në ulje të nxënësve në arsimin bazë bazë shpjegohet me uljen e numrit të lindjeve dhe dukurisë së emigrimit. Ndërsa për arsimin e mesëm ka gjithashtu ulje të numrit të nxënësve vit pas viti, për efekt të uljes se numrit të lindjeve, por nga ana tjetër ka rritje të interesit të nxënësve që vazhdojnë shkollën e mesme pas përfundimit të sistemit 9 vjeçar.
/Monitor

Etiketa: bie numri i nxenesvelargimshqiptare


Ju sugjerojmë

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
Aktualitet

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

6 Qershor, 2025 8:35 am
Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
Aktualitet

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

6 Qershor, 2025 8:29 am
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

6 Qershor, 2025 8:25 am
Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
Aktualitet

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

6 Qershor, 2025 8:21 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:19 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente
Aktualitet

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente

5 Qershor, 2025 7:39 pm
Para
Falsifikuan dokumentet , pezullohen 16 mësues

Falsifikuan dokumentet , pezullohen 16 mësues

PDIU i bashkohet opozitës, ja si e komenton Monika Kryemadhi

PDIU i bashkohet opozitës, ja si e komenton Monika Kryemadhi

Tuna ka diçka për të thënë për Loredanën dhe Mozzikun

Tuna ka diçka për të thënë për Loredanën dhe Mozzikun
















TE FUNDIT

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe
6 Qershor, 2025

“Dosjet Epstein” kanë hyrë në përplasjen e pashembullt midis Elon Musk dhe Donald Trump. Miliarderi i Afrikës së Jugut, në...

Lexo më shumë

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit
6 Qershor, 2025

Si të përgatitemi për një takim me Presidentin e SHBA-së Donald Trump? Kjo është ndoshta pyetja që çdo kryetar shteti...

Lexo më shumë

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
6 Qershor, 2025

Ulja e pragut të të ardhurave dhe detyrimi i të dypunësuarve për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore e...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
6 Qershor, 2025

Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Përmes një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com