Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të premten në darkë, deklaroi se gjatë fundjavës do të vizitojë Kosovën.
Vuçiç është shprehur se këto ditë kanë qenë shumë të vështira për popullsinë serbe në Kosovë, por edhe për krerët serb që i përfaqësojnë.
Ai tha se gjithçka është e vështirë, madje edhe presioni ndaj Listës Serbe.
Pas paralajmërimit të Prishtinës zyrtare se nuk do të lejohet ta vizitojë liqenin e Ujmanit, në Beograd kishin filluar të qarkullojnë thashetheme se Vuçiç do ta anulonte vizitën e shumëpërfolur.
Megjithatë ai e konfirmoi se nesër do të udhëtojë drejt Kosovës.