Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shifra alarmante/ 405 mijë të punësuar nuk paguajnë sigurimet shoqërore

2018/08/24 at 4:45 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Shifra alarmante/ 405 mijë të punësuar nuk paguajnë sigurimet shoqërore

Statistikat zyrtare të INSTAT tregojnë se në Shqipëri numërohen si të punësuar rreth 1.1 milionë shqiptarë sipas të dhënave të vitit 2017, por mbi 36 për qind e tyre nuk janë të përfshirë në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore gjatë vitit 2017 paguan sigurimet 694,411 persona ose 63 për qind atyre që numërohen në punë.


Siç shihet nga të dhënat një pjesë e madhe e të punësuarve në vendin tonë nuk punojnë për një pagë, ato janë të vetëpunësuar pa pagë, janë të punësuar në të zezë ose bëjnë punë të papaguar në bizneset e familjes dhe ne bujqësi.
Burimet nga INSTAT bëjnë me dije se punësimi në të zezë në pjesën më të madhe te tij është i përqendruar në sektorin bujqësor. Në fund të vitit të kaluar të dhënat nga bilanci i forcave të punës tregojnë se 461,680 numëroheshin të punësuar në bujqësi, por këto vetëm 58 mijë fermerë paguan sigurime gjatë vitit të kaluar.

Statistikat e Bankës Botërore tregojnë se ndërmjet 1.1 milion të punësuarve shqiptarë, rreth 600 mijë shqiptare nuk punojnë në ndonjë kompani, por janë aktivë si të vetëpunësuar në ndërmarrjet e familjes ose si punonjës të papaguar që kontribuojnë ndërmarrjet e familjes.

Puna kundrejt një page të rregullt mujore nuk ka përhapje të gjerë në mesin e të punësuarve. Në punësimin me pagë sektori publik ende përfaqëson një pjesë të rëndësishme të punësimit në paga (36 për qind).
Gratë kanë më pak qasje në punë “të mirë”. Pothuajse një e treta e grave janë punëtorë pa pagesë në familje dhe në krahasim me një të pestën e meshkujve. Kjo nënkupton se vetëm një e treta e grave të moshës 15-64 vjeç paguhen çdo muaj për punën që bëjnë. Burrat më shumë ka ngjarë të jenë punëdhënës dhe të vetëpunësuar.

RAPORTI
Norma e papunësisë ka shënuar sërish rënie në tremujorin e fundit të vitittë kaluar, sipas të dhënave të raportuara nga INSTAT. Në tremujorin e katërt 2017, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 13,4%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016, shkalla e papunësisë si për meshkujt dhe për femrat ka rënë me 0,8 pikë përqindje.
Edhe në raport me tremujorin e mëparshëm, papunësia ka rënë me 0.2 pikë përqindje. Ky është niveli më i ulët rekord i papunësisë, që është regjistruar pas viteve 1990. Sipas INSTAT, shkalla zyrtare e papunësisë për meshkujt është 13,7% dhe për femrat është 12,9%.

Shkalla e papunësisë për femrat është 0,8 pikë përqindje më e ulët sesa për meshkujt. Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë është 24,6%. Në terma vjetorë, shkalla e papunësisë së të rinjve shfaq tendencë në rënie. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2016, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e katërt të vitit 2017 është 3,5 pikë përqindje më e ulët. Krahasuar me tremujorin e tretë 2017, shkalla e papunësisë për të rinjtë ka pësuar rënie prej 1,4 pikë përqindje.

Shkalla e papunësisë për grupmoshën 30-64 vjeç është 10,5%. Në terma vjetorë, ky tregues pësoi një rritje të lehtë prej 0,1 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm për këtë grupmoshë, shkalla e papunësisë u rrit me 0,1 pikë përqindje



Ju sugjerojmë

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
Para
Publikohet kënga e re e Encës me rivalin e Noizy-t, ja çfarë dissi kanë bërë

Publikohet kënga e re e Encës me rivalin e Noizy-t, ja çfarë dissi kanë bërë

‘Më në fund erdhi dhe kjo ditë!’ Elvana Gjata bëhet nuse

‘Më në fund erdhi dhe kjo ditë!’ Elvana Gjata bëhet nuse

Arrestohet portieri i Kombëtares së Francës, u kap duke i dhënë i pirë makinës

Arrestohet portieri i Kombëtares së Francës, u kap duke i dhënë i pirë makinës
















TE FUNDIT

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Sot në mbrëmje, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë. Kuqezinjtë i dhanë...

Lexo më shumë

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
7 Qershor, 2025

Mëngjesin e 12 majit, në një shtëpi në një qark në veriperëndim të Londrës, zjarrfikësit iu përgjigjën një raportimi për...

Lexo më shumë

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
7 Qershor, 2025

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit më 3 maj, Reporterët pa Kufij ngrenë alarmin: Situata për gazetarët po përkeqësohet...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
7 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm me ndjekësit një video nga stërvitja e Forcave të Armatosura në “Defender...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com