Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i transgjinorit: Si i tregova familjes që doja të bëhesha vajzë

2018/08/21 at 8:07 PM
në Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
Rrëfimi i transgjinorit: Si i tregova familjes që doja të bëhesha vajzë

Emri im është Alneta Jetaj dhe jetoj në Maqedoni në qytetin e Gostivarit. Historia ime fillon që në moshën 15-vjeçare, ku unë fillova të ndjej dyshime për veten dhe trupin tim. Ndihesha shumë ndryshe nga njerezit e tjerë. Nuk e kuptoja se kush isha. Kjo periudhë vazhdoi deri sa unë mbusha 17 vjeç, ku fillova të ndjej zhvillime në gjoksin tim. Çdo ditë unë rrija para pasqyrës dhe mendohesha se kush jam dhe çfarë dua. Prindërit e mi nuk e dinin ende për problemin tim. Derisa një ditë unë vendosa t’i tregoja motrës sime këtë gjë. I tregova problemet e mia dhe i thashë se unë gjithmonë kam menduar se isha ndryshe. Shkurt; që ndjehesha si një vajzë. I tregova se ndjeja zhvillime në gjoks dhe se doja t’i tregoja mamit dhe babait. Aty për aty motra ime u shokua dhe filloi të bërtiste. Babi ishte në punë, ndërsa mamaja ishte duke fjetur. Kur dëgjoi të bërtiturat e motrës, u ngrit menjëherë nga gjumi dhe erdhi tek ne. Unë dhe motra po qanim së bashku. As unë dhe as ajo, nuk po i tregonim se çfarë po ndodhte. Motra ime më pas i tha se kishte një djalë i cili nuk mund të martohej dhe të krijonte familje si gjithë të tjerët. Mami e kuptoi problemin dhe u ul pranë nesh dhe filloi të qante. Kaluan disa orë derisa babi erdhi nga puna. Atë ditë qëlloi që unë kisha ditëlindjen, ishte data 26 dhjetor. Babi më kishte blerë një tortë me çokollatë pasi mua më pëlqenin shumë dhe ma kishte bërë surprizë. Mami dhe motra rrinin të trishtuara, ndërsa unë mundohesha të qeshja. Babi edhe unë premë tortën dhe filluam të hanim. Duke biseduar, mami ndërhyri duke i thënë babit se kishte diçka për t’i treguar.


Babi me shumë vëmendje po e dëgjonte, ndërsa mami e parapriu duke i thënë se duhet të kesh durim. Babi u habit dhe i kërkoi mamit të tregonte shpejt se çfarë kishte ndodhur. Unë rrija me sytë mbyllur, vetëm kur dëgjova mamin tek thoshte, “djali ynë nuk është mirë”. Babi filloi të qante dhe kërkoi të dinte se për çfarë bëhej fjalë? Aty mami tha pastaj se djali ynë nuk mund të martohet dhe të krijojë familje si gjithë të tjerët. Edhe babi e kuptoi problemin dhe filloi të qante pa masë. Kaloi ajo natë dhe unë nuk fola fare. Të nesërmen babi nuk kishte shkuar në punë si zakonisht. U nisëm për në spital për të bërë një kontroll. Doktori i tha babit që djali juaj është një person transgjinor. Babi bisedoi vetëm për vetëm me doktorin. Arritëm në shtëpi dhe babi ishte shumë me nerva. Menjëherë filloi duke më thënë që ti nuk do të bësh atë që mendon për të bërë, “ti nuk do të turpërosh familjen tënde”.

Gati për një muaj nuk shkova në shkollë, derisa sa një ditë shkova në Shkup, për të blerë diçka tek dyqani i një shoqes sime. Kur kaluan dy orë mora në telefon motrën dhe i thashë që nuk do të kthehem më në shtëpi, derisa babi të më pranojë ashtu siç jam. Ju tregova që jam mirë dhe se isha tek shoqja ime në Shkup. Meqënëse nga mami dhe motra kisha shumë përkrahje, ato më takonin fshehurazi nga babi. Herën e parë kur kam dalë si vajzë ka qenë ditë e diel duke dalë me shoqen time në një club nate. Aty performova dhe më pas më ndaloi nga krahu një dorë mashkulli. Ai më tha se donte të bisedonte me mua. U ulëm dhe biseduam. Më tha se më njihte dhe se e dinte që isha trans. Më ofroi punë në studion e tij të makeup-t. Të them të drejtën u gëzova shumë. Ditën e nesërme u takuam sërish për kafe dhe më tha që do fillosh punë në studion time. Ajo që më bëri çudi ishte se ai më kërkoi të shkoja në punë si një vajzë. Edhe unë ashtu bëra.

Të nesërmen u rregullova dhe fillova punë. Qëndroja ende në shtëpinë e shoqes sime, e cila më siguroi çdo gjë për sa kohë unë nuk punoja. Filluam të punojmë që të dyja në po të njëjtën studio. Jetonim shumë mirë. Më pas shoqja ime ndërroi punë, por unë vazhdova sërish aty ku isha, pasi të gjithë më donin dhe më respektonin. Babi nuk arriti të më gjente. Derisa një djalë nga lagjia jonë i kishte treguar fotot babit duke i thënë se ky është djali yt apo vajza jote. Babi kishte mbetur në shok. Më pas më gjeti. Ishte ditë e enjte dhe unë sapo kisha shkuar në punë. Ende pa mbërritur unë, babi dhe mami ishin ulur brenda në lokal duke ju thënë se jemi prindërit e Alnetës. I takova aty më në fund pas 2 vitesh. Të them të drejtën më kishte marrë malli. Babi vetëm më pyeste nese kisha pasur probleme. Unë i tregova që jetoj në shtëpinë e një shoqje dhe se jam mirë. Më pas ata ikën. Pas dy ditëve në mëngjes, më merr babi në telefon teksa unë flija. Shoqja ime ma kalon telefonin dhe më thotë që ishte babi im. Mora telefonin dhe fillova të bisedoja. Babi menjëherë më tha se mund të vish në shtëpi dhe se më pranonte ashtu siç isha. U gëzova shumë. Fillova të shkoja në shtëpi, edhe pse nuk u ktheva të jetoj atje. Tani shkoj vetëm për vizitë, pavarësisht se ndonjëherë më takojnë i veshur si vajzë.

Mirëpo, për ata nuk ka rëndësi, ata më pranuan ashtu siç jam dhe i dua shumë për këtë gjë. Unë ende punoj në Shkup dhe jetoj atje. Jam bashkë përsëri me familjen time dhe s’më intereson asgjë tjetër. Si për mbyllje, do doja të thoja disa fjalë për transgjinorët në Gostivar dhe Shkup apo kudo ku janë. Mos kini frikë nga paragjykimet dhe mos kini frikë të hapni veten tuaj paran njerëzve apo familjes. Fundja është jeta juaj edhe një herë e jetoni. Bëhuni ata që mendoni se jeni dhe mos keni frikë nga askush. Tregojeni veten tuaj se kush jeni./CLASS



Ju sugjerojmë

Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën
Life Style

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën

4 Qershor, 2025 9:52 am
Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…
-Jetë dhe Stil

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…

2 Qershor, 2025 7:12 pm
Parashikimi i horoskopit, 30 mars 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:16 am
Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…
-Teknologji

Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…

1 Qershor, 2025 2:04 pm
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Para
Dëshira seksuale tek femrat dhe meshkujt

Sa mund të durojë një femër pa bërë seks?

Letër babait-Franz Kafka: Do të isha i lumtur të të kisha shok, shef, xhaxha apo gjysh madje (megjithese dyshoj për këtë) edhe vjehërr

Letër babait-Franz Kafka: Do të isha i lumtur të të kisha shok, shef, xhaxha apo gjysh madje (megjithese dyshoj për këtë) edhe vjehërr

Pozicione të çmenduara dhe të rrezikshme të seksit, ja çfarë këshillon blogerja shqiptare

Pse femrat e humbasin dëshirën seksuale?
















TE FUNDIT

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
7 Qershor, 2025

Policia doganore ka gjetur paraditen e sotme 3 armë dhe 1580 fishekë të fshehura brenda një automjeti të braktisur prej...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme 7 qershor, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë. Policia...

Lexo më shumë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
7 Qershor, 2025

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ksamil, ku 5 persona u konfliktuan për një vend parkimi....

Lexo më shumë

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
7 Qershor, 2025

Jashtë një kafeneje, pak metra larg ”Arenës Kombëtare”, dy burra qëndronin mbi karrige dhe po rregullonin dy flamurë në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com