Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letër babait-Franz Kafka: Do të isha i lumtur të të kisha shok, shef, xhaxha apo gjysh madje (megjithese dyshoj për këtë) edhe vjehërr

2018/08/21 at 8:21 PM
në -Kulturë, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Letër babait-Franz Kafka: Do të isha i lumtur të të kisha shok, shef, xhaxha apo gjysh madje (megjithese dyshoj për këtë) edhe vjehërr

I dashur baba!


Kohët e fundit rasti e solli të më pyesësh se përse kam frikë prej teje. Si zakonisht, s’kam ditur të përgjigjem, dhe kjo, pasi nga njëra anë, më kall frikën dhe nga ana tjetër, sepse, për ta gjetur arsyen e kësaj ndjesie do të më duhej të hyja ne te thella, shumë më tepër se do të ma lejonte një letërkëmbim i thjeshtë. Duhet ta dish se, kur po të shkruaj, ndjehem i kapluar nga frika që më ke kallur dhe nga pasojat e saj! Nga ana tjetër, diapazoni i gjerë i temës qëndron shumë më lart se kujtesa dhe inteligjenca ime… Duke përmbledhur gjykimin tënd për mua, del që ti më akuzon për sjellje të këqija apo për veprime të padenja (ndoshta, me përjashtim të planit tim të fundit për t’u martuar), më akuzon për ftohtësi, indiferencë, mosmirënjohje dhe m’i përplas në fytyrë, sikur vetëm unë qenkam fajtori, sikur me një shkop magjik do të mundja të ndreqja gjithçka, ndërsa ti nuk paske kurrfarë faji, përveçse je sjellë me mua më mirë se ç’duhej…

Padyshim, nuk them se u bëra i tillë vetëm për shkakun tënd, do të ishte teprim i tejskajshëm. Ka shumë gjasa që edhe po të isha rritur plotësisht i çliruar nga ndikimi yt, për ty unë kurrë nuk do të isha në lartësinë e duhur. Jam pothuajse i sigurt se, sidoqoftë sërish do të isha shëndetlig, i lëkundur, i trazuar e plot ankthe…

Do të isha i lumtur të të kisha shok, shef, xhaxha apo gjysh madje (megjithese dyshoj për këtë) edhe vjehërr. Ndërsa si baba ke qenë tepër i ashpër me mua… U rrita fëmijë frikacak, por edhe kokëfortë siç janë fëmijët. Padyshim, mamaja m’i plotësonte tekat, por nuk besoj se kam qenë i bezdisur, s’mund ta besoj që një fjalë e ngrohtë, një vështrim i përdëllyer, duke më marrë qetësisht për dorë, të mos e platitnin qënien time, dhe të arrije çka dëshiroje. Se ti, në thelb, je njeri babaxhan dhe i dhembshur (ato çka po them nuk bien në kundërshti, flas për përshtypjen që kisha krijuar për ty në vogëli), por jo të gjithë fëmijët janë aq këmbëngulës dhe të guximshëm që të rendin kaq gjatë pas dashurisë, derisa të gjejnë atë. Ti, di ta trajtosh një fëmijë vetëm sipas midesë sate, gjithë forcë, rrapëllimë e nerva të cingërisura dhe në rastin tim, kjo të duket kaq e qëlluar, pasi doje të shihje tek unë një djalosh të fortë e guximplotë. Sot, është e qartë, arrij t’i përshkruaj vetëm tërthorazi metodat edukative që përdorje në hapat e parë të jetës sime, por, sidoqoftë, arrij t’i ravijëzoj sërish në mendje, duke pasur parasysh periudhat e mëvonshme dhe mënyrën se si sillesh më Feliksin.

Veç kësaj, duhet mbajtur parasysh se atëherë ishe mjaft më i ri, pra më i fuqishëm, më energjik, më i shpërqëndruar, ishe më pak i kujdesshëm nga ç’je tani dhe i përpirë nga puna jote; mezi të shihja një herë në ditë dhe përshtypja që ngjallje tek unë ishte e thellë dhe kurrë nuk u nemit e s’u bë monotone. Nga vitet e para të jetës ndërmendësohej vetëm një ndodhi. Ndoshta e kujton edhe ti. Një natë qarravitësha paprerë, sepse doja ujë, sigurisht jo për shkak të etjes, por ndoshta për të të bezdisur dhe për t’u zbavitur. Meqë kanosjet fjalërënda s’kishin bërë punë, më ngrite nga shtrati, më nxore në ballkon, mbylle derën dhe më le aty, për pak çaste, vetëm, në fill të këmishës.

S’dua të them se nuk veprove drejt; ndoshta atë natë, me të vërtetë, s’ia dilje dot ndryshe që të preheshe në paqe; desha vetëm të të përshkruaj mënyrat e tua edukative dhe vragat që lanë mbi mua. Ai ndëshkim, sigurisht, më bëri më kokulur, por më trallisi në thellësi të shpirtit.

Kurrë nuk arrita të vë në kandar ujin që kërkoja, kokëngjeshur si mushkë, dhe frikën pa anë e fund që ndieja teksa gjendesha jashtë. Edhe vite më vonë, më kallte datën fantazia brejtëse sikur burri i stërmadh, im atë, vendi i fundit ku mund të përplasja kokën, mund të vinte natën, pa kurrfarë shkaku dhe të më nxirrte vrikthi, nga shtrati në ballkon; pra, për të, s’isha veçse një zero më xhufkë.

Kundërvënia jote godiste si mëndimet ashtu edhe personat. Mjaft që unë të shprehja një farë interesi për dikë, që nuk ndodhte shpesh, falë karakterit tim, dhe ti shpejtoje t’ia bëje gropën me fyerje, shpifje, sharje, pa treguar pikën e respektit për ndjenjat e mia dhe pa marrë parasysh gjykimin tim. Pamundësia per të komunikuar qetësisht më ty çoi në një rrjedhojë logjike: u ç’mësova të flas. Ti shumë herë ma ke ngecur fjalën në grykë. Kanosja e përhershme: “Nuk dua kundershtime!” dhe dora e ngritur lart, urdhëruese nuk më janë shqitur nga mendja edhe sot e kësaj dite… dhe meqë ti ke qenë edukatori im i vetëm, pasojat janë pasqyruar në të gjitha fushat e jetës sime. Është një keqkuptim i çuditshëm fakti që, sipas teje, une s’ditkam të jem i bindur.
“Kundërshtimi i përhershëm” kurrë nuk ka qenë parimi i ekzistencës sime, edhe pse ty të është ngulitur kjo ide dhe vazhdimisht më qorton. Përkundrazi, nëse do të tregohesha më rebel, sigurisht, do të kishe mbetur më i kenaqur prej meje. . .

*Pjesë nga libri me të njëjtin titull, botuar edhe në shqip

Etiketa: franz kafkaleter babait


Ju sugjerojmë

Rama në Forumin Ekonomik të Delfit: Nuk kemi qenë kurrë me afër BE-së
Kryesore

Samiti i Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën, Rama niset drejt Parisit

13 Korrik, 2026 9:44 am
SHBA godet dhjetëra objektiva ushtarake iraniane në natën e dytë të sulmeve
Bota

SHBA godet dhjetëra objektiva ushtarake iraniane në natën e dytë të sulmeve

13 Korrik, 2026 9:11 am
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

12 Korrik, 2026 5:41 pm
Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
Kryesore

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

12 Korrik, 2026 5:36 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
Rrahën brutalisht shoqen e tyre dhe e filmuan, dalin para gjykatës 3 vajzat në Fier
Kronikë

Rrahën brutalisht shoqen e tyre dhe e filmuan, dalin para gjykatës 3 vajzat në Fier

12 Korrik, 2026 12:54 pm
Zbulohen tre raste të kultivimit të kanabisit në Lezhë, arrestohen tre persona
Kronikë

Zbulohen tre raste të kultivimit të kanabisit në Lezhë, arrestohen tre persona

12 Korrik, 2026 10:21 am
Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
Kronikë

Vorë/ Vritet me armë zjarri një 50-vjeçar

12 Korrik, 2026 9:46 am
Para
Pozicione të çmenduara dhe të rrezikshme të seksit, ja çfarë këshillon blogerja shqiptare

Pse femrat e humbasin dëshirën seksuale?

Eminem vjen në Europë, ja ku do keni mundësi ta shihni këngëtarin

Disa fakte që askush nuk i dinte nga jeta e Eminem

Misteri i çerdheve të djegura në Tiranë: Asnjë pergjegjës!

Misteri i çerdheve të djegura në Tiranë: Asnjë pergjegjës!
















TE FUNDIT

Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë

Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë
13 Korrik, 2026

Vendet evropiane raportuan më shumë se 10,000 vdekje shtesë gjatë valës rekord të të nxehtit që përfshiu perëndimin e kontinentit...

Lexo më shumë

Samiti i Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën, Rama niset drejt Parisit

Rama në Forumin Ekonomik të Delfit: Nuk kemi qenë kurrë me afër BE-së
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Parisit ku do të marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën (Coalition of...

Lexo më shumë

SHBA godet dhjetëra objektiva ushtarake iraniane në natën e dytë të sulmeve

SHBA godet dhjetëra objektiva ushtarake iraniane në natën e dytë të sulmeve
13 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara nisën një valë sulmesh ajrore që zgjati disa orë kundër Iranit të dielën në mbrëmje. Komanda Qendrore...

Lexo më shumë

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
12 Korrik, 2026

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko ka konfirmuar në mënyrë efektive, pas një takimi me presidentin Volodymyr Zelensky, se po jep dorëheqjen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}