E keni gjetur partnerin tuaj? Apo, jeni ende në kërkim të tij? Për secilën përgjigje, horoskopi e ka një shpjegim.
Nëse ju e keni gjetur partnerin, lexoni karakteristikat dhe sesi do të jetë jeta pranë tij. Por, nëse ende jeni në kërkim të tij, lexoni karakteristikat e secilës shenjë për të zgjedhur të duhurin:
Nëse partneri juaj është shenja e Dashit
Ju keni në anën tuaj një njeri me ide të qarta që kupton brishtësinë dhe sensualitetin e një femre. Në asnjë moment nuk do të mërziteni me një dash, por bëni mirë që ai mos t’i dijë këto.
Nëse partneri juaj është shenja e Demit
Jeta juaj do të jetë e gëzueshme. Një dem di si ta shijojë jetën. Është besnik shpesh herë dhe kokëfortë, por ëmbëlsia e tij zbut këdo që ka pranë.
Nëse partneri juaj është shenja e Binjakëve
Çdo ditë me një binjak është ndryshe. Edhe pse ndonjëherë është pak ëndërrimtar, me dëshira të mëdha për aventura kjo do t’ju bëjë mirë pasi do t’ju përfshijë në një jetë plot ngjyra shumë të larmishme.
Nëse partneri juaj është shenja e Gaforres
Do t’ju bëjë të ndiheni të dashuruara pa ju kërkuar asgjë në këmbim . I ëmbël dhe i zhytur në mendime, shumë i ndjeshme, ai është një mashkull që është i gatshëm të bëjë gjithçka për ju.
Nëse partneri juaj është shenja e Luanit
Kjo ju bën të ndiheni të mbrojtura dhe të sigurta. Ai është një njeri i fortë, ndonjëherë pak egoist, por nuk keni çfarë bën ai është mbreti i zodiakut.
Nëse partneri juaj është shenja e Virgjëreshës
Ai do të jetë gjithmonë aty për ju duke ju këshilluar dhe mbështetur në çdo kohë. Është një shoqërues i vëmendshëm dhe besnik.
Nëse partneri juaj është shenja e Peshores
Të gjitha momentet e kaluara me një peshore do të jenë të paharrueshme. I qetë, ndonjëherë i humbur në mendime, krahë një peshoreje do të keni një jetë harmonike pasi gjëja e fundit që duan peshoret janë zënkat.
Nëse partneri juaj është shenja e Akrepit
Është pak misterioz por është pjesë e sharmit të tij. Bashkëpunëtor dhe do t’iu dojë si i çmendur .
Nëse partneri juaj është shenja e Shigjetarit
Ato që jetojnë pranë një shigjetari nuk janë në një marrëdhënie, por në një aventurë! I pëlqen të luajë dhe të argëtohet në çdo moment.
Nëse partneri juaj është shenja e Bricjapit
Ju keni pranë jush një person me një kokë mbi supet e tij, serioz dhe i besueshëm. Ai mund t’ju përkushtohet tërësisht juve nëse ju do.
I dashuri juaj është shenja e Ujorit
Idealist, lideri i pambikëqyrur, i pëlqen t’ju përfshirë në betejat e tij. Nëse në një moment e ndjeni larg mos u bëni merak, gjithmonë kthehet tek ju.
I dashuri juaj është shenja e Peshqit
Ai ju mbulon me vëmendjen dhe dhe ndjeshmërinë e tij. Ndonjëherë kanë luhajte humori, por mos u shqetësoni nuk ka asgjë serioze me ju.