Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandal/ Muxhahedinët sulmojnë gazetarët anglezë në Shqipëri, ndërhyn policia

2018/08/19 at 10:32 AM
në Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandal/ Muxhahedinët sulmojnë gazetarët anglezë në Shqipëri, ndërhyn policia

Një grup xhirimi nga Channel 4, që përbëhej nga gazetarja Lindsey Hilsum, producenti Darius Bazarghan dhe shoqëruesi i tyre, shqiptaro-hollandezi Vincent Triest janë sulmuar nga një grup muxhahedinësh dhe rojet private të tyre në Manëz, ndërsa po filmonin nga jashtë, ambjentet e kampit.


Ekipi i gazetarëve anglezë i dërguar nga Tv Channel 4 është sulmuar jashtë rrethimit të kampit, ndërsa kanë qenë duke filmuar për përgatitjen e një materiali në lidhje me jetën e muxhahedinëve në Shqipëri. Gazetarët, në momentin që janë sulmuar, nuk kishin hyrë brenda në territorin e kampit.

Pavarësisht kësaj, ata janë gjendur nën kërcënimet dhe dhunën e një grupi muxhahedinësh dhe rojeve private, për faktin e thjeshtë se po filmonin në këtë zonë.

Eshtë dashur më pas ndërhyrja e policisë që situata të qetësohej. Policia ka shoqëruar ekipin e gazetarëve dhe kur ka kuptuar se këta thjesht po filmonin nga një ambjent publik i ka lënë të lirë.

Edhe muxhahedinët kanë reaguar për këtë incident me anë të një njoftimi për mediat. Ata pranojnë se gazetarët po filmonin jashtë ambjenteve të kampit, por sipas tyre, gazetarët janë të dërguar të Iranit dhe si të tillë po përdoren nga regjimi për të filmuar ambjentet e kampit, një veprim që sipas muxhahedinëve është i jashtëligjshëm.

“Të premten, më 10 gusht, 2018, një ekip televiziv me tre persona, në mënyrë të fshehtë e pa njoftim paraprak, filmoi dhe fotografoi brenda vendbanimit të anëtarëve të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI-MEK), refugjatë në Shqipëri, nga një vend ngjitur. Agjentë vendas shqiptarë të sigurisë, të cilët e pikasën këtë akt të dyshimtë e të jashtëligjshëm i kërkuan të mos filmonin dhe t’ua dorëzonin filmimet. Por anëtarët e ekipit, të cilët u prezantuan si britanikë që punojnë për televizionin britanik Channel 4 TV, e shpërfillën këtë kërkesë dhe vazhduan punën derisa erdhi policia shqiptare dhe i shoqëroi për në rajonin e policisë” thuhet në reagimin e muxhahedinëve.

Në fakt, nuk dihet ku e gjen të drejtën sekti i muxhahedinëve, që deri pak vite më parë konsiderohej një organizatë terroriste, të përcaktojë se çfarë është e ligjshme dhe çfarë është e paligjshme në Shqipëri. Vetë policia ka lënë të lirë gazetarët, duke pranuar se ata ishin në të drejtën e tyre për të bërë detyrën. Edhe vetë sekti i muxhahedinëve e pranon se ekipi i gazetarëve të huaj po filmonte jashtë kampit.

Muxhahedinët e përshkruajnë punën e gazetarëve anglezë si një infiltrim të agjentëve të Iranit dhe i konsiderojnë ata “mercenarë”. Si provë të bashkëpunimit të tyre me regjimin e Iranit thonë se është shpërndarja në Facebook e fotove nga një agjent i Ministrisë së Inteligjencës së regjimit iranian.

“Ditën tjetër, lajmi i vizitës së tyre në vendbanimin e PMOI dhe fotografitë e bëra atje u shfaqën në faqen e Facebook-ut të Massoud Khodabandeh, një agjent famëkeq i Ministrisë së Inteligjencës së regjimit iranian (MOIS), si dhe në faqen e internetit Iran-Interlink që drejtohet nga MOIS. Kështu, u bë e qartë se ky ekip audio-vizual nga Channel 4 është në komunikim aktiv me këtë agjent inteligjence të regjimit iranian dhe ka marrë detyrën për të përgatitur një program për të denigruar PMOI. Por kur MOIS e kuptoi se publikimi i lajmit dhe fotove e kishte njollosur komplotin e saj kundër Muxhahedinëve, dha urdhër që ato të hiqen më 12 gusht” thuhet në reagimin e muxhahedinëve.

Ky nuk është incidenti i parë që ndodh për shkak të muxhahedinëve në vendin tonë, por është hera e parë që sulmohet një grup gazetarësh. Pasi janë strehuar në Shqipëri, tani muxhahedinët po i zgjerojnë rregullat e tyre edhe jashtë kampit. Ndërkohë policia është mjaftuar me shoqërimin e grupit të filmimit, por nuk ka nisur ende një hetim për sulmin ndaj tyre.

Etiketa: muxhahedinëtshqiperiskandalsulmojne gazetaret


Ju sugjerojmë

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?
Sociale

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?

8 Qershor, 2026 9:15 pm
5 orë rrugë në këmbë, prek me postimin nëna e mësuesit Alban Bejleri
Kryesore

5 orë rrugë në këmbë, prek me postimin nëna e mësuesit Alban Bejleri

19 Prill, 2026 2:30 pm
Situatat me zjarret, të rinjtë në Shqipëri dhe RMV në qendër të zgjidhjeve
Kryesore

Situatat me zjarret, të rinjtë në Shqipëri dhe RMV në qendër të zgjidhjeve

2 Prill, 2026 7:41 pm
CYCLE-FIRE/ Të ndërtosh mekanizma për parandalimin e zjarreve
Kryesore

CYCLE-FIRE/ Të ndërtosh mekanizma për parandalimin e zjarreve

1 Prill, 2026 9:31 pm
Rossmann & Lala zgjeron praninë në Shqipëri dhe ul çmimet për konsumatorët
Kryesore

Rossmann & Lala zgjeron praninë në Shqipëri dhe ul çmimet për konsumatorët

31 Mars, 2026 9:51 am
Nis muaji i shenjtë i Ramazanit, kalendari
Kryesore

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit, kalendari

19 Shkurt, 2026 8:42 am
Rrezik i lartë ortekësh, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur
Sociale

Rrezik i lartë ortekësh, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur

15 Shkurt, 2026 8:59 pm
Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas
Kryesore

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas

1 Shkurt, 2026 2:41 pm
Maratona në Pogradec/ Policia publikon planin e masave për mbarëvajtjen, ja akset që do të bllokohen nesër 
Kryesore

Maratona e Tiranës, zonat ku do të kufizohen dhe ndalohen mjetet

19 Tetor, 2025 11:06 am
Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
Sociale

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

3 Gusht, 2025 10:43 pm
Para
Vazhdon sulmi ndaj Meghan Markle prej familjarëve, kësaj rradhe ankohet xhaxhai

Vazhdon sulmi ndaj Meghan Markle prej familjarëve, kësaj rradhe ankohet xhaxhai

Video epike/ Tentuan të bëjnë ‘Kiki Challenge’, por shikoni çfarë u bën policia!

Video epike/ Tentuan të bëjnë ‘Kiki Challenge’, por shikoni çfarë u bën policia!

Vajza, kujdes kujt i dërgoni foto nudo

Zbulohen 3 vendet ku femrat kanë më shumë mundësi të tradhtojnë
















TE FUNDIT

Trump telefonon Netanyahun,i kërkon të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
15 Korrik, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi kryeministrit Benjamin Netanyahu gjatë një telefonate javën e kaluar të fillojë tërheqjen e trupave...

Lexo më shumë

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
15 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit sot para Gjykatës së Qarkut të Kudsit ndërsa rifilluan procedurat në gjyqin e tij...

Lexo më shumë

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
15 Korrik, 2026

Partia Demokratike mbledh pasditen e sotme, në orën 18:00, Këshillin Kombëtar, ku në rend dite është zgjedhja e ekipit në...

Lexo më shumë

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023
15 Korrik, 2026

Numri i të vrarëve në Rripin e Gazës ka arritur në 73,246 që nga 7 tetori 2023, sipas agjencisë palestineze...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}