Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia/ U grind me vjehrrin pse i dhuroi vëllait djalin e porsalindur, si i vuri flakën shtëpisë 30 vjeçari

2018/07/29 at 8:17 PM
në Kronikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Historia/ U grind me vjehrrin pse i dhuroi vëllait djalin e porsalindur, si i vuri flakën shtëpisë 30 vjeçari

Policia e Elbasanit arrestoi një 30- vjeçar, i cili pas një debati familjar me vjehrrin e tij, i vuri flakën banesës së këtij të fundit.


Ngjarja ka ndodhur katër ditë më parë, por vetëm në fundjavë u zbulua se kishte qenë lindja e djalit të tij shkaku që u bë sherr me vjehrrin. Burime të Policisë bënë të ditur se 30- vjeçari Ç. Kasa, nga fshati Reçan, shumë afër Elbasanit, dogji shtëpinë e prindërve të bashkëshortes së tij në mënyrë të qëllimtë, pas një debati që kishte nisur menjëherë pas lindjes së djalit të 30-vjeçarit.

DEBATI

Sipas të dhënave nga grupi i hetimit që është marrë me ngjarjen, 30-vjeçari ishte i martuar dhe kishte një vajzë rreth 4 vjeçe dhe djalin e sapolindur. Vëllai i tij, për arsye natyrale, nuk shtohej dot me fëmijë dhe për këtë arsye Kasa i kishte premtuar se do t’ia jepte atij fëmijën e dytë që do të lindte.

Dhe kështu u bë. Fëmija e dytë lindi djalë dhe që në maternitet, 30- vjeçari ia dhuroi vëllait të tij, duke hequr dorë nga atësia. Por, pa kaluar 40 ditë nga lindja e djalit, duket se nisën pakënaqësitë nga familja e prindërve të nuses së tij. Burime nga fshati bëjnë të ditur se Kasa ka shkuar në banesën e vjehrrit të tij për të pirë një kafe, por ky i fundit e ka pritur keq dhurimin e nipit të tij, aq më tepër pa iu marrë miratimi.

“Mos ia jepje djalin vëllait, por bëje një fëmijë të tretë, pasi djali ishte trashëgimtari i shtëpisë tënde”. Ky ka qenë filli i bisedës, i cili më pas ka përfunduar me debat nga ana ana e 30-vjeçarit, i cili ka këmbëngulur në të tijën, se nuk ishte pishman për veprimin që kishte kryer.

“Bëj fëmijë tjetër, nuk kam bërë mëkat që mbusha shtëpinë e vëllait tim”, i është drejtuar dhëndri. Por debati me fjalë është acaruar, pasi vjehrri e ka akuzuar atë se kishte vendosur kundër vullnetit të së bijës. E gjithë këmbëngulja e 63-vjeçarit M.S. për fëmijën ishte edhe për faktin se ai nuk kishte pasur djalë vetë dhe lindja e një nipi kishte qenë një gëzim i madh për të dhe të shoqen. Ai është befasuar kur ka mësuar se nipi i sapolindur do të rritej me prindër të tjerë dhe jo nga e bija dhe dhëndri i tij.

DJEGIA E BANESES

Pas debatesh, 30-vjeçari ka marrë në oborrin e shtëpisë një bidon me benzinë dhe i ka vënë flakën shtëpisë së vjehrrit, duke i thënë se ai nuk ka të drejtë të ndërhyjë në familjen e tij. I moshuari bashkë me gruan e tij kanë dalë menjëherë jashtë dhe fatmirësisht kanë shpëtuar nga flakët, ndërsa banesa e tyre është djegur. Banorët e fshatit kanë parë zjarrin dhe kanë lajmëruar menjëherë Policinë. Kjo e fundit bashkë me zjarrfikëset mbërritën në vend, por dëmet në banesë kanë qenë të konsiderueshme. Ndërkaq, pas marrjes në pyetje të palëve, blutë arrestuan të riun për shkatërrim prone dhe dhunë në familje.

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi Ç. Kasa, 30 vjeç, banues në fshatin Reçan, Elbasan, pasi në fshatin Reçan, në konflikt e sipër për motive të dobëta me vjehrrin, shtetasin M.S., 63 vjeç, i ka vënë zjarrin banesës së vjehrrit. Si pasojë e flakëve është djegur plotësisht banesa e shtetasit M.S. Nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, ‘Shkatërrimi i pronës me zjarr’ dhe ‘Dhuna në familje’, të parashikuar nga nenet 151/ 2, 130/a të Kodit Penal”, bëri të ditur Policia e Elbasanit. / Panorama.al

 

Etiketa: djalielbasanflaketRecanvjehrrri


Ju sugjerojmë

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
Aktualitet

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

25 Tetor, 2025 11:38 am
“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
Kronikë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

24 Tetor, 2025 5:56 pm
Refuzohet kërkesa për liri e Lefter Kokës
Kronikë

Refuzohet kërkesa për liri e Lefter Kokës

24 Tetor, 2025 1:24 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Kronikë

Tabaku: Qeveria mburret me suficit, shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve

24 Tetor, 2025 10:32 am
Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë
Kronikë

Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë

24 Tetor, 2025 9:26 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident me vdekje në Krujë

24 Tetor, 2025 9:25 am
Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona
Kronikë

Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona

23 Tetor, 2025 5:06 pm
Arrestohet 35-vjeçari që tregtonte produkte bujqësore të skaduara
Kronikë

Arrestohet 35-vjeçari që tregtonte produkte bujqësore të skaduara

23 Tetor, 2025 3:05 pm
Vrasja e Pëllumb Metës, dënohet me burgim të përjetshëm djali i tij
Kronikë

Vrasja e Pëllumb Metës, dënohet me burgim të përjetshëm djali i tij

23 Tetor, 2025 12:19 pm
Konflikti nisi për një kafe, si ndodhi vrasja e dy të rinjve në Manëz
Kronikë

Dy të vrarë për një kafe në Manzë, 4 të arrestuar

23 Tetor, 2025 10:12 am
Para
“Djali i deputetit të PS-së përdhunoi të renë”…Çfarë thotë Policia për akuzën e Berishës

"Djali i deputetit të PS-së përdhunoi të renë"...Çfarë thotë Policia për akuzën e Berishës

Video/ Historia prekëse e Leonardit: “Më rrahën keq të fortët e burgut”

Video/ Historia prekëse e Leonardit: "Më rrahën keq të fortët e burgut"

Historia/ Gazetarja e njohur në ditët e fundit të jetës, i dedikon libër djalit të saj 2-vjeçar

Historia/ Gazetarja e njohur në ditët e fundit të jetës, i dedikon libër djalit të saj 2-vjeçar
















TE FUNDIT

Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë përpara takimit Trump-Xi

Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë përpara takimit Trump-Xi
26 Tetor, 2025

SHBA-ja dhe Kina kanë rënë dakord për kornizën e një marrëveshjeje të mundshme tregtare që do të diskutohet kur udhëheqësit...

Lexo më shumë

Dështoi për krijimin e qeverisë, reagon Albin Kurti

Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
26 Tetor, 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas dështimit për të marrë votat e nevojshme për formimin e...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq

Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq
26 Tetor, 2025

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në Bashkinë e Vaut të Dejës “është ulur ndjeshëm niveli i ujit dhe...

Lexo më shumë

Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia

Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia
26 Tetor, 2025

Grupi militant i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), i cili është shpallur i jashtëligjshëm, ka njoftuar se po tërhiqet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com