Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deklarata/ Monika Kryemadhi: Reforma në Drejtësi u shndërrua në emra të përveçëm

2018/07/26 at 11:53 AM
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Deklarata/ Monika Kryemadhi: Reforma në Drejtësi u shndërrua në emra të përveçëm

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shprehur pakënaqësinë saj mbi mënyrën se si po degradon Reforma në Drejtësi, kjo sipas saj jo vetëm për faj të Edi Ramës por edhe ndërkombëtarëve që i “paguhen prurësit më të parë”. Sipas Kryemadhit ajo që duhej të ishte një betejë parimore për sistemin e drejtësisë u shndërrua në betejë personale me emra të përveçëm, që as më pak e as më shumë kishin prishur pazaret e qeveritarëve dhe jo vetëm.


Deklarata e Plotë                        

E gjithë propaganda qeveritare për suksesin imagjinar të Reformës në Drejtësi nuk është gjë tjetër veçse këmbana e alarmit për kufomën e drejtësisë shqiptare, që Edi Rama dhe një grusht ndërkombëtarësh na bënë peshqesh në vend të një reforme që do të përmirësonte sistemin.

Ajo që nisi si një gjueti shtrigash për orët dhe çantat e prokuroreve dhe gjykatësve, që dukej se kishin më shumë rëndësi se bandat dhe kriminelët që ende qarkullojnë të lirë me bekimin dhe sponsorizimim personal të Edi Ramës. Ajo që duhej të ishte një betejë parimore për sistemin e drejtësisë u shndërrua në betejë personale me emra të përveçëm, që as më pak e as më shumë kishin prishur pazaret e qeveritarëve dhe jo vetëm.

Pjesa dërrmuese e politikës, përfshirë dhe mua personalisht besuam dhe votuam se kjo reformë do të funksiononte. Por kë besuam realisht? Besuam Edi Ramën dhe një grusht ndërkombëtarësh që “i paguhen prurësit më të parë”, që sot në ikje e sipër na lanë veç standardeve të dyfishta në përzgjedhjen e atyre që mbeten apo ikin nga sistemi, një Shqipëri aspak më të mirë se ajo që gjetën kur erdhën këtu.

As dhimbja fallco që ata ndiejnë për kolapsin ku është futur drejtësia, as dashuria po aq e shtirur për Shqipërinë nuk e mbulojnë dot me përfitimin e drejtëpërdrejtë apo të ndërsjellë nga ky vend që sot lëngon nën një regjim qe ka në duart e tij çdo pushtet. Plaçka e luftës që të huajt përfitojnë sa herë ky vend futet në krize është dhe mallkimi i tyre më i madh përpara fatkeqësisë që i shkaktojnë këtij populli.

E vetmja ndjesi që më jep ky proces është neveria e thellë për të gjithë ata që për vite me rradhë i nëpërkëmbën dhe i përçmuan shqiptarët. Dhe këtë herë për fatkeqësinë tonë, e bënë në bashkëpunim me Edi Ramën, projektuesin dhe zbatuesin e Reformës kufomë të Drejtësisë , që sot me bekimin e disa ndërkombëtarëve mendon se mund të ketë çdo pushtet në dorë. Kulaçin me helm që gatuan për shqiptarët më kot pretendojnë se do na i servirin në tavolinë si vakt

të gatshëm. Shqipëria është vend sovran dhe si e tillë fatet e vendit i kanë në dorë vetë shqiptarët. Në rastin më të mirë të huajt i mirëpresim të na ndihmojnë, por jo te bëhen patericë e qeverisë së krimit e drogës. Që është pjesë e çdo raporti ndërkombëtar për zullumet e veta, por që çuditërisht vetëm disa të huaj që janë këtu nuk i lexojnë këto raporte.

Asnjë reformë e blerë dhe e shitur me paratë e drogës, asnjë kullë e re apo e vjetër e ndërtuar me këto para nuk do mund të blejë kurrë besimin e shqiptarëve, se ky vend meriton më shumë se një reformë që gatuhet me helmin e krimit dhe që na shitet si betejë parimore e atyre që moralin e vetëm e kanë tek lidhjet e ngushta me kryeministrin dhe banditët e tij.

 

 

 

 

Tentoi të vriste veten, pse filloi sherri me sende të forta ë Gjykatën e Vlorës

Mëngjesin  e sotëm një sherr me sende të forta ka ndodhur në hyrje të Gjykatës së Apelit në Vlorë, ky 7 persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin duke pësuar lëndime trupore.

Sipas zbardhjes së rrethanave të ngjarjes, palët ishin në përfundim të një procesi të gjatë gjyqësor ku shkak ka qenë pronësia për një pikë mermeri në fshatin Lepenicë të Vlorës.

Pesë persona kanë goditur dy të tjerë ndërsa  në pritje të vendimit, për shkak të zhvillimeve jashtë Gjykatës, seanca është pezulluar për një afat të pacaktuar.

Vetëm disa ditë më parë, një nga personat e përfshirë në konflikt, ka tentuar ti japë fund jetës, ndërsa i kishte lënë edhe mesazh familjarëve të tij.

 

Etiketa: edi ramaMonika Kryemadhireforma ne drejtesi


Ju sugjerojmë

Tabaku: Buxheti i Shtetit në shërbim të pakicës
Kryesore

Tabaku: Buxheti i Shtetit në shërbim të pakicës

30 Shtator, 2025 3:25 pm
Deputetja merr foshnjën në Kuvend
Politikë

Deputetja merr foshnjën në Kuvend

30 Shtator, 2025 2:16 pm
Gazment Bardhi: Rama kërkon një Kuvend “memec”, kanë frikë nga debati
Kryesore

Gazment Bardhi: Rama kërkon një Kuvend “memec”, kanë frikë nga debati

30 Shtator, 2025 12:47 pm
PD kërkoi debat për Integrimin, Balla: Të riformulojnë kërkesën sipas rregullores
Politikë

PD kërkoi debat për Integrimin, Balla: Të riformulojnë kërkesën sipas rregullores

30 Shtator, 2025 12:28 pm
Përplasje për drejtimin e Bashkisë? Veliaj reagon nga qelia: Me Ramën kam vetëm mall të takohem
Kryesore

Shkarkimi i Veliajt, Rama i çon Begajt vakancën për Bashkinë e Tiranës

30 Shtator, 2025 12:00 pm
PD kërkon mocion me debat për Integrimin, Balla refuzon: Modifikoni kërkesën
Kryesore

PD kërkon mocion me debat për Integrimin, Balla refuzon: Modifikoni kërkesën

30 Shtator, 2025 10:57 am
Në kërkim të kandidatit për Tiranën, Agron Shehaj zbulon kushtin që ka për Berishën
Kryesore

Në kërkim të kandidatit për Tiranën, Agron Shehaj zbulon kushtin që ka për Berishën

29 Shtator, 2025 4:54 pm
Olta Xhaçka zgjidhet zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE
Politikë

Olta Xhaçka zgjidhet zv.Presidente e Asamblesë Parlamentare të KiE

29 Shtator, 2025 3:23 pm
Opozita braktis seancën, Balla ironi me Korreshin: Ikën ata
Kryesore

Opozita braktis seancën, Balla ironi me Korreshin: Ikën ata

29 Shtator, 2025 3:08 pm
Sara Mila ironi me opozitën: Parlamenti më duket normal, ju këtë keni bërë gjithmonë
Politikë

Sara Mila ironi me opozitën: Parlamenti më duket normal, ju këtë keni bërë gjithmonë

29 Shtator, 2025 2:29 pm
Para
Me WhatsApp së shpejti mund të bëni pagesa dhe transaksione parash

Whatsapp ju ka shkelur privatësinë dhe ju nuk e keni kuptuar

E fundit/ Këshilltarja bashkiake e Topit braktis Veliajn, bashkohet me opozitën

E fundit/ Këshilltarja bashkiake e Topit braktis Veliajn, bashkohet me opozitën

Janë shoqe për kokë, por a zihen ndonjëherë Xhemi me Arbanën?

Janë shoqe për kokë, por a zihen ndonjëherë Xhemi me Arbanën?
















TE FUNDIT

Dëshira e Trump për Nobelin: Do t’ia japin dikujt që nuk ka bërë asgjë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
30 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hodhi poshtë kërcënimet bërthamore ruse në një fjalim para qindra gjeneralëve dhe admiralëve. "Kohët e...

Lexo më shumë

Hamasi: Plani i paqes i Trump injoron interesat e popullit palestinez

5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
30 Shtator, 2025

Një figurë e lartë e Hamasit i ka thënë BBC-së se grupi ka të ngjarë ta refuzojë planin e paqes...

Lexo më shumë

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE
30 Shtator, 2025

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës i ka njoftuar qytetarët e vet se nga data 12 tetor do të...

Lexo më shumë

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje
30 Shtator, 2025

Sekretari Amerikan i Luftës, Pete Hegseth, kritikoi ashpër gjeneralët dhe nismat e diversitetit që ai tha se çuan në dekada...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com