Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria në kërkim të gjyqtarit që do e përfaqësojë në Strasburg, qeveria çon sërish një emër të refuzuar

2018/07/23 at 6:34 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria në kërkim të gjyqtarit që do e përfaqësojë në Strasburg, qeveria çon sërish një emër të refuzuar

 


Qeveria shqiptare ka dërguar disa javë më parë në Këshillin e Europës, listën e re me 3 kandidatë, të cilët do të konkurrojnë për postin e anëtarit të Gjykatës Europianepër të Drejtat të Njeriut në Strasburg.

Nga 17 kandidatë që aplikuan në muajin prill për të qenë pjesë e garës në Strasburg, Komisioni i Ekspertëve ka përzgjedhur tre kandidatë: ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Sokol Berberi, juristen dhe eksperten e Reformës në Drejtësi, Marjana Semini, dhe juristin dhe ekspertin e Fondacionit Shoqëri e Hapur, Darian Pavli.

 

Procesi është zhvilluar larg “syrit” të medias dhe për këtë nuk ka pasur asnjë komunikim apo një raport për vlerësimin e kandidaturave. Ajo që bie në sy,është fakti se qeveria po dërgon në Gjykatën e Strasburgut sërish emrin e Sokol Berberit, i cili ka qenë kandidat edhe në tri listat e tjera që janë refuzuar nga Këshilli i Europës.

Herën e parë, qeveria dërgoi në Strasburg emrat e Sokol Berberit, Ina Ramës dhe Gent Ibrahimit, listë e cila u refuzua. Herën e dytë, qeveria dërgoi sërish emrin e Sokol Berberit, Aurela Anastasit dhe Aleksandër Muskaj, por dhe kjo listë pati të njëjtin “fat”.

Ndërkohë që herën tretë, Këshilli i Ministrave ridërgoi emrin e Sokol Berberit, Irakli Koçollarit dhe Suela Mënerit, por dhe kjo listë nuk kaloi për shqyrtim. Në mars u rihap sërish procesi dhe ketë muaj u dërgua lista e katërt, ku figuroipërsëri Sokol Berberi.

S’KA VETING

Burime të “Panorama” bëjnë të ditur se kandidatët, pasi kanë dorëzuar dosjet dhe dokumentet, janë thirrurpër të dhënë vetëm intervistën me gojë para komisionit të përbërë nga disa drejtorëdhe juristëtëministrive. Por nga ky proces mësohet se nuk është zbatuar një prej kërkesave kryesore që vetëm qeveria kishte vendosur për kandidatët, pra, procesi i vettingut.

Në vendimin e qeverisë thuhej se për secilin kandidat që do të dërgohet në Strasburg për të qenë anëtar i Gjykatës Europiane të të Drejtavetë Njeriut, duhet të kalojë më parë procesin e rivlerësimit.

Ky proces, sipas Kushtetutës së Shqipërisë, mund të kryhet vetëm nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili aktualisht është duke kaluar në sitë Gjykatën e Lartë. Në 20 prill, kur u publikua lista e 17 kandidatëve, është theksuar se për secilin do tëkryhej procesi i vetingut.

“Duke marrë në konsideratë rëndësinë e integritetit profesional e moral, si dhe pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë shqiptare, por edhe të përfaqësuesve shqiptarë në trupat ndërkombëtare gjyqësore, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, aplikantët për kandidatë për pozicionin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në GJEDNJ do t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit kalimtar (vetingut)”, thuhet në njoftimin e qeverisë, të muajit prill 2018.

Por, para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk ka kaluar për shqyrtim asnjë nga tre emrat e dërguar në Strasburg. / Panorama (Fation Binjaku)

 

 

 

Etiketa: gjyqtarelistaqeveriaStrasburg


Ju sugjerojmë

Vrasja e policit, gazetarja: Sherri me çobanin e “nxori zbuluar” autorin
-U tha në Opinion

Vrasja e policit, gazetarja: Sherri me çobanin e “nxori zbuluar” autorin

4 Qershor, 2026 10:05 pm
Protesta e qytetarëve, Blendi Klosi: Tradhti është tërheqja nga projekti i Zvërnecit
-U tha në Opinion

Protesta e qytetarëve, Blendi Klosi: Tradhti është tërheqja nga projekti i Zvërnecit

4 Qershor, 2026 9:47 pm
Zvërneci, Blendi Klosi: Projekti vazhdon të jetë krenaria jonë
-U tha në Opinion

Zvërneci, Blendi Klosi: Projekti vazhdon të jetë krenaria jonë

4 Qershor, 2026 9:20 pm
5 kërkesat e protestuesve: Dorëheqje e qeverisë dhe anulimi i projektit në Zvërnec
Aktualitet

5 kërkesat e protestuesve: Dorëheqje e qeverisë dhe anulimi i projektit në Zvërnec

4 Qershor, 2026 8:27 pm
Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, mesazh qeverisë: Ju erdhi fundi
Aktualitet

Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, mesazh qeverisë: Ju erdhi fundi

4 Qershor, 2026 7:27 pm
Zvërneci/ Rama përgjigjet nga Mali i Zi: Na e kaluan njëherë, tani s’bëhet llaf më
Aktualitet

Zvërneci/ Rama përgjigjet nga Mali i Zi: Na e kaluan njëherë, tani s’bëhet llaf më

4 Qershor, 2026 7:22 pm
“Rama në burg, Berisha në burg”, dita e pestë e protestës së qytetarëve
Aktualitet

“Rama në burg, Berisha në burg”, dita e pestë e protestës së qytetarëve

4 Qershor, 2026 6:48 pm
SPAK zgjeron hetimet ndaj Ballukut, i shton akuza të reja
Kronikë

SPAK zgjeron hetimet ndaj Ballukut, i shton akuza të reja

4 Qershor, 2026 3:15 pm
Resorti në Zvërnec, hiqet rrethimi nga zona ku pritet të bëhet ndërtimi
Aktualitet

Resorti në Zvërnec, hiqet rrethimi nga zona ku pritet të bëhet ndërtimi

4 Qershor, 2026 3:11 pm
VIDEO/ Zvërneci, Braçe pas deklaratës së Ramës: Transparencë, asgjë tjetër
Politikë

VIDEO/ Zvërneci, Braçe pas deklaratës së Ramës: Transparencë, asgjë tjetër

4 Qershor, 2026 2:37 pm
Para
Në bazë të shenjës së horoskopit,  ja si ta kuptoni nëse ai ju dashuron

Në bazë të shenjës së horoskopit, ja si ta kuptoni nëse ai ju dashuron

Video/Çadrat fluturojnë mbi rrugë, stuhia shkatërron plazhin në Orikum

Video/Çadrat fluturojnë mbi rrugë, stuhia shkatërron plazhin në Orikum

Pas dasmës madhështore dalin pamjet e vilës përrallore që mbretëresha i dhuroi Herry-t dhe Meghan Markle

Pas dasmës madhështore dalin pamjet e vilës përrallore që mbretëresha i dhuroi Herry-t dhe Meghan Markle
















TE FUNDIT

Vrasja e policit, gazetarja: Sherri me çobanin e “nxori zbuluar” autorin

Vrasja e policit, gazetarja: Sherri me çobanin e “nxori zbuluar” autorin
4 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë tronditi sot zonën e Lozhanit në Maliq, ku efektivi i forcave “Shqiponja”, Enea Mekolli, 34 vjeç, ndërroi jetë...

Lexo më shumë

Protesta e qytetarëve, Blendi Klosi: Tradhti është tërheqja nga projekti i Zvërnecit

Protesta e qytetarëve, Blendi Klosi: Tradhti është tërheqja nga projekti i Zvërnecit
4 Qershor, 2026

Në emisionin “Opinion” Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi u është përgjigjur protestuesve shprehen se qeveria ka tradhtuar Shqipërinë...

Lexo më shumë

Zvërneci, Blendi Klosi: Projekti vazhdon të jetë krenaria jonë

Zvërneci, Blendi Klosi: Projekti vazhdon të jetë krenaria jonë
4 Qershor, 2026

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi është shprehur në emisionin “Opinion” se projekti në Zvërnec është krenaria e qeverisë....

Lexo më shumë

5 kërkesat e protestuesve: Dorëheqje e qeverisë dhe anulimi i projektit në Zvërnec

5 kërkesat e protestuesve: Dorëheqje e qeverisë dhe anulimi i projektit në Zvërnec
4 Qershor, 2026

Mijëra qytetarë protestojnë për të pestën ditë radhazi para kryeministrisë kundër projektit të Zvërnecit dhe për kauza të tjera. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}