Tayna dhe Rina Balaj janë dy këngëtaret më të reja në tregun muzikor shqiptar, dhe menjëherë kanë tërhequr vëmendjen e mediave për shkak të konflikteve mes tyre dhe fotove e teksteve provokuese. Përsa i përket karrierës së tyre, të dyja pretendojnë që janë rreperet e para femra në Shqipëri. Mirëpo këngtarja tjetër, Fifi, nuk mendon kështu. Në intervistën e fundit në Thumb, Fifi ka thënë se përveç se asnjëra prej tyre nuk është reperja e parë femër në Shqipëri, Tayna dhe Rina nuk bëjnë gjë tjetër veçse promovojnë drogën dhe prostitucionin.
“S’ka lidhje, nuk e klasifikoj veten si repere. Përpara meje ka qenë Gjira, para Gjirës Mc Mimo dhe nuk mund të thotë dikush që jam e para. E rëndësishme është që ta dinë kush është shkolla. Është dikush këtu profesori, unë. Është një profesor që po i rrit me tekste. Nuk e di nëse i bëjnë tekstet vetë. Unë i kam dëgjuar dhe i uroj suksese. Më vjen shumë keq që po u bëjnë reklamë prostitucionit dhe drogës. Ishalla kthjellohen. Repi është revolucion, jo drogë e prostitucion. Njerëzit e kanë bërë për të kallëzuar realitetin. Flitet për gjëra që nuk ja vlen fare të diskutohet për to, harrojmë që jemi në Shqipëri,” ka thënë këngëtarja gjatë intervistës.