Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ping-pongu procedural, si e vuri me shpatulla pas murit KPK-në gjykatësi Artan Lazaj

2018/06/28 at 6:59 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Ping-pongu procedural, si e vuri me shpatulla pas murit KPK-në gjykatësi Artan Lazaj

“Quhem Artan Lazaj. Aktualisht jam me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”. Gjykatësi Artan Lazaj, njëherazi kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor, vë me shpatulla pas murit Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.


Ai ishte ftuar për të dhënë shpjegimet e tij në seancë dëgjimore publike, por ndryshe nga sa pritej, gjykatësi i karrierës, e detyroi trupën gjykuese të shtyjë procesin, pas kërkesës që bëri për përjashtim e saj.

Debati procedural mes palëve nisi menjëherë, pasi kryesuesja e seancës Brunilda Bekteshi deklaroi se hetimi për gjykatësin, kishte përfunduar vetëm për një nga tre komponentët, atë të pasurisë.

“Kjo trupë gjykuese ka vendosur të përfundojë procesin e rivlerësimit bazuar vetëm në një kriter, atë të pasurisë duke mos vendosur në këtë mënyrë mbi kriterin e figurës dhe atë profesional”, deklaroi Brunilda Bekteshi.

Kaq mjaftoi që avokati Sokol Hazizaj t’i kërkonte trupës të tërhiqej dhe ta thërriste të mbrojturin prej tij në seancë, pasi të kishte përfunduar hetimin në të tria kriteret; atë të pasurisë, figurën morale dhe atë të aftësisë profesionale.

“Neni Q i Kushtetutës e parashikon vlerësimin tredimensional të subjektit të rivlerësimit, që është integriteti, pasuria dhe profesionalizmi dhe pastaj është e drejta e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të marrë vendim, qoftë edhe bazuar në një. E drejta për një proces të rregullt ligjor është e drejta e parashikuar jo vetëm nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë por është e parashikuar dhe nga Konventat europiane”, deklaroi Hazizaj.

E gjendur për herë të parë, përballë një kërkese të tillë, trupa u tërhoq në dhomën e këshillimit.
15 minuta më pas shpallën verdiktin e ndërmjetëm, duke e konsideruar ta pabazuar pretendimin e avokatit Hazizaj.

Ky i fundit, nuk u ndal. I gjendur në krahun e djathtë të Artan Lazaj, i cili miratoi gjithçka në heshtje, avokati kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, të cilën e akuzoi për njëanshmëri në vendimmarrje.

Trupa, duket se nuk pati asnjë zgjidhje tjetër. Për të dytën herë u ngujua në dhomën e këshillimit. 30 minuta më pas, kryesuesja deklaroi shtyrjen e procesit për në datën 2 korrik, derisa një trupë tjetër të vendosë për kërkesën e avokatit.

Kjo është hera e parë, që një subjekt rivlerësimi ngre pretendimin se Komisioni duhet ta përfundojë hetimin në të tria shtyllat e procesit, përpara se të thërrasë gjykatësin apo prokurorin në seancë dëgjimore publike.

Artan Lazaj, e ngriti siparin dhe hapi precedentin, që me gjasë do të ndiqet edhe nga kolegë të tjerë të tij.

Më herët, Komisioni ka vendosur për shkarkimin e gjykatësve apo prokurorëve, duke u mjaftuar me përmbylljen e hetimeve vetëm në kriterin e pasurisë. I tillë është rasti i ish-gjykatësit të Kushtetueses, Fatmir Hoxha.

 

Etiketa: gjykatesi artan lazajPing-pongu proceduralshpatulla pas murit


Ju sugjerojmë

Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare
Kryesore

Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare

10 Tetor, 2025 4:48 pm
GJKKO liron nga burgu Redi Mollën
Kronikë

GJKKO liron nga burgu Redi Mollën

10 Tetor, 2025 3:52 pm
Raporti i OECB për arsimin, Rama: Mësuesit sot s’i lëviz njeri nga vendi i punës
Kryesore

Raporti i OECB për arsimin, Rama: Mësuesit sot s’i lëviz njeri nga vendi i punës

10 Tetor, 2025 3:46 pm
Elton Ilirjani në 5 pasarela të Paris Fashion Week SS 2026
Aktualitet

Elton Ilirjani në 5 pasarela të Paris Fashion Week SS 2026

10 Tetor, 2025 3:44 pm
Punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit,rrugët ku do bllokohet qarkullimi
Aktualitet

Punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit,rrugët ku do bllokohet qarkullimi

10 Tetor, 2025 2:32 pm
Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë/Berisha: Dalim garant, nuk do të shkelet Kushtetuta
Kryesore

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë/Berisha: Dalim garant, nuk do të shkelet Kushtetuta

10 Tetor, 2025 1:09 pm
Vrasja e gjyqtarit, Presidenti zhvillon takime për masat që duhen marrë
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit, Presidenti zhvillon takime për masat që duhen marrë

10 Tetor, 2025 12:35 pm
Kërcënohet roja i sigurisë te Gjykata e Apelit: Jeni për t’u vrarë që të gjithë
Aktualitet

Kërcënohet roja i sigurisë te Gjykata e Apelit: Jeni për t’u vrarë që të gjithë

10 Tetor, 2025 12:22 pm
Kërcënoi gjykatësit, familja e Gjovalin Shkambit: Babai ishte në gjendje të rënduar
Kronikë

Kërcënoi gjykatësit, burg për xhaxhain e Elvis Shkambit

10 Tetor, 2025 11:53 am
Begaj me trupin diplomatik: Anëtarësimi në BE, çështje e interesit kombëtar
Aktualitet

Pezullimi i dekretit për zgjedhjet në Tiranë, Begaj: Nuk jam bërë pishman…

10 Tetor, 2025 11:44 am
Para
Vajza, kujdes kujt i dërgoni foto nudo

Gjërat e mira që sjell masturbimi në jetën e çdo femre

Formacionet zyrtare, Angli-Belgjikë

Formacionet zyrtare, Angli-Belgjikë

Volkswagen përplas motoçikletën në Vaun e Dejës, dy në spital

Volkswagen përplas motoçikletën në Vaun e Dejës, dy në spital
















TE FUNDIT

Mandatet e anëtarëve të Kushtetueses, PD letër Peleshit: Seanca të jetë publike

Mandatet e anëtarëve të Kushtetueses, PD letër Peleshit: Seanca të jetë publike
10 Tetor, 2025

Më 16 tetor është parashikuar të mbahet seanca për shqyrtimin e afateve të mandateve të Gjykatës kushtetuese. Opozita i është...

Lexo më shumë

Izraeli kritikon vendimin për Çmimin Nobel për Paqen: Trump e meritonte

Izraeli kritikon vendimin për Çmimin Nobel për Paqen: Trump e meritonte
10 Tetor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar ashpër Komitetin e Çmimit Nobel pas vendimit të tij për të mos ia dhënë...

Lexo më shumë

Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Këtu kemi ardhur vetëm për fitore

Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Këtu kemi ardhur vetëm për fitore
10 Tetor, 2025

Elseid Hysaj ka folur në konferencë për shtyp, ndërsa në prag është ndeshja me Serbinë. Lojtari i Kombëtares u shfaq...

Lexo më shumë

Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare

Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare
10 Tetor, 2025

Të shtunën zhvillohet ndeshja me Serbinë dhe të gjithë sytë janë kthyer në Leskovac. Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com