Janë prej 7 muaj pa punë, punonjësit e Uzinës së Përpunimit të Naftës në Fier. Ata u mblodhën përpara Prefekturës në një protestë paqësore dhe kërkuan pagat e prapambetura të 7 muajve. Po kështu punonjësit shprehen se Uzina nuk u ka paguar as sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për 18 muaj rresht.
Protestuesit kërkojnë të zbatohet statusi i naftetarit, ndërsa thone se deri tani drejtues të Uzinës, i kanë mbajtur me shpresa se do të rifillojnë punë. Pjesa më e madhe e tyre janë gra kryefamiljare.
Pamjet dhe deklaratat ne proteste: