Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

7 minatorë kanë vdekur në pak muaj, Basha reagon fort: Mafia e kromit ka blerë heshjen e Gjiknurit

2018/05/30 at 10:07 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
7 minatorë kanë vdekur në pak muaj, Basha reagon fort: Mafia e kromit ka blerë heshjen e Gjiknurit

Lulzim Basha ka reaguar ashpër për incidentet tragjike të njëpasnjëshme në minierën e kromit në Bulqizë, ku vetëm një ditë më parë u plagosën dy minatorë. Duke folur nga Spitali Ushtarak pasi vizitoi të plagosurit, kreu i demokratëve u shpreh se mafia e kromit ka blerë heshtjen e ministrit të korruptuar Damian Gjiknuri.

“Damian Gjiknurit ii është mbyllur goja me milionat e mafias së kromit. Nuk ka asnjë fjalë për të dhënë për 7 minatorë që vdqiën në pak muaj dhe disa të plagosur”.

“Jam përmbajtur deri tani të flas për këtë çështje për të mos rënë në shfaqjen e shëmtuar të socialisteve kur ishin në opozitë”, tha më tej Basha. Por tashmë situata është alarmante, vijoi ai.

“Në 5 vite që qeveris, qeveria e krimit të Edi Ramës kanë humbur jetën 40 minatorë, më shumë se sa në 20 vite të marra së bashku. Mafia e kromit duhet të ndalet. Qeveria e kapur duhet të largohet”, deklaroi ai.

DEKLARATA E PLOTE E BASHES:

Kam vizituar sot Selim Zenelin, një nga dy të plagosurit në aksidentin e djeshëm në minierat e kromit në Bulqizë, i cili ka pësuar fraktura, por ndodhet, fatmirësisht, jashtë rrezikuar për jetën.


Jashtë rrezikut për jetën ndodhet edhe 31 vjeçari Mentor Xheka, të cilin Selimi u fut ta shpëtonte. Selimi është dëmtuar më rëndë se Mentori. Mentori ndodhet aktualisht në spitalin e Peshkopisë, sipas informacioneve që kemi marrë përmes deputetit Gjunkshi. Gjendja e tij paraqitet stabël, mjekët kërkojnë t’i bëjnë një ekzaminim më të hollësishëm në Tiranë.

Aksidenti i djeshëm dhe plagosja e dy minatorëve në Bulqizë vjen pas një sërë aksidentesh, të cilat kanë kushtuar jetën e shtatë minatorëve në pak muaj, siç jeni të gjithë dëshmitarë. Shtatë minatorë kanë vdekur, katër bashkëqytetarët tanë, tre minatorë kinezë në pak muaj në minierat e Bulqizës.

Këto janë kostot dhe faturat e një korrupsioni qeveritar të një prej ministrave më të korruptuar të kësaj qeverie të krimit dhe korrupsionit, të cilit i është mbyllur goja me milionat e mafies së kromit, që është përgjegjësia kryesore bashkë me qeverinë e Edi Ramës për vdekjet e mbi 40 minatorëve gjatë 5 viteve që qeveris PS.

Jam përmbajtur t’i drejtohem kësaj teme menjëherë sapo ka ndodhur e keqja që të mos përsërisim shfaqjen e shëmtuar të socialistëve, kur ishin në opozitë, por ia vlen të theksohet se në 5 vite mafia e kromit dhe mafia e Edi Ramës dhe Damian Gjiknurit me shokë i kanë marrë jetën më shumë minatorëve se në 20 vite të marra së bashku.

Kjo nuk mund të vazhdojë më.

Dhe që të mos vazhdojë më, ne duhet t’i japim fund një qeverisje të marrë peng nga krimi dhe nga korrupsioni.

Ashtu si krimi i organizuar ka marrë peng Ministrinë e Brendshme, që nga koha e Saimir Tahirit dhe tani nga Fatmir dhe Agron Xhafaj, ashtu mafia e kromit, mafia e lojrave të fatit, kanë marrë peng Edi Ramën, Olsi Ramën, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknurin.

Natyrisht, kjo që themi sot, është e shkruar me vuajtje, me plagë, me varre të hapura në kurriz të shqiptarëve dhe lexohet qartë edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Ndaj, është një arsye më shumë për të gjithë shqiptarët të kuptojnë, se ka ardhur koha të flakim tutje këtë qeveri e cila nuk përfaqëson interesat e njerëzve, por përfaqëson interesat e mafias së drogës, mafias së lojërave të fatit, mafias në kromit dhe që është pengesa kryesore për një jetë më të mirë dhe shpresë për çdo shqiptar. Është pengesa kryesore për Shqipërinë europiane.

Beteja që ne kemi nisur, nuk është thjesht betejë për largimin e vëllait të familjes mafioze Xhafaj, në krye të Ministrisë së Brendshme, por është beteja për të larguar këtë qeveri, që nuk përfaqëson interesat e njerëzve, që ka tradhtuar Shqipërinë dhe shqiptarët dhe që bëhet gati të bëjë aktin përfundimtar të tradhtisë duke mbyllur derën e negociatave vetëm për të mbrojtur Fatmir dhe Agron Xhafaj, vetëm për të liruar Sajmir Tahirin, ndërkohë që mban në burg kuksianët dhe rrezikon dhe çon drejt vdekjes minatorët e pafajshëm të Bulqizës.

Etiketa: Bashagjiknurimafia e kromitminiera


Ju sugjerojmë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Para
Ja çfarë tregojnë gustot tuaja muzikore për karakterin që keni

Ja çfarë tregojnë gustot tuaja muzikore për karakterin që keni

Përsëritet historia. Edhe fustani i Meghan Markle është një kopje?

Përsëritet historia. Edhe fustani i Meghan Markle është një kopje?

Kjo këngëtare është më e pasur se mbretëresha

Kjo këngëtare është më e pasur se mbretëresha
















TE FUNDIT

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com