Është një nga këngëtaret më në zë të showbizz-it shqiptar dhe mjaft e komentuar në media, për ndarjen e saj pas martesës 18-vjeçare me Erjon Zaloshnjen.
Së fundmi, Eneda Tarifa, ka ndarë një lajm jo fort të këndshëm me gjithë ndjekësit e saj në Instagram.
Vetëm para 40 ditësh këngëtarja ka humbur gjyshen e saj dhe ka dedikuar t’i kushtojë disa fjalë vërtet prekëse.
“40 ditë pa ty…t’u prehtë shpirti në paqe. Shihemi në parajsë e dashur gjyshe” , shkruan Eneda mbi foton ku shihet një urë e mbuluar me lule.