Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti i KE-së, rekomandim i pakushtëzuar për Maqedoninë

2018/04/16 at 6:50 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti i KE-së, rekomandim i pakushtëzuar për Maqedoninë

Maqedonia nesër pritet të marr rekomandimin e shumëpritur për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian. “Në vazhdën e progresit të arritur Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Maqedoninë”, thuhet në raportin e progresit e cila nesër do të shpaloset në Strazburg. Vlerësimi i Brukselit është se Maqedonia e ka “kapërcyer krizën politike” dhe ka treguar “vullnet të qartë politik për progres”. Kryeministri Zoran Zaev në këtë kuadër tha se fjalori pozitiv i Brukselit do të shërbejë si shtysë për vijimin e procesit të reformave.

 Maqedonia meriton rekomandim kristal të pastër. Megjithatë me rëndësi është fjalori që përdoret pasi për ne do të thotë inkurajim apo shkurajim. Në gjë e tillë është e rëndësishme edhe për ne edhe për qytetarët, për të gjithë që janë të përfshirë në procesin e reformave edhe pas rekomandimit ne do të vazhdojmë me reformat – tha Zoran Zaev, kryeministër.

Eduard Kukan, anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian në një intervistë për DW thotë se Maqedonia ka bërë një progres të konsiderueshëm në vitin e fundit. Kukan gjithashtu vlerësoi edhe politikën e jashtme dinamike që drejton Zaev siç tha ai për zgjidhjen e çështjeve të hapura me fqinjët.

Ndodh shpesh që shtetet anëtare nuk i bazojnë pozicionet e tyre në rezultatet që arrin një shtet në procesin e integrimit evropian, por në çështje politike dhe bilaterale. Unë do t’i bëja thirrje Këshillit që t’i vlerësojnë në mënyrë objektive rezultatet e arritura nga Shqipëria dhe Maqedonia në rrugën e tyre drejt BE – tha Kukan.

Edhe shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini një ditë përpara turit të saj Ballkanik nënvizoi rëndësinë strategjike që ka rajoni për Bashkimin Evropian.

“Nesër pritet të merret vendim i rëndësishëm sa i përket Paketës së Zgjerimit. Është rajon strategjik për Evropën, është Evropë megjithëse ende nuk është pjesë e Bashkimit Evropian. Unë planifikoj ta vizitojë rajonin nga nesër, prandaj do të diskutojmë me ministrat për bashkëpunimin e thelluar me partnerët tonë në Ballkanin Perëndimor sa i përket sigurisë dhe prosperitetit të përbashkët – deklaroi Federika Mogerini, Përfaqësuese e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së”.

Shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini dhe komisioneri për zgjerim Johanes Han turin Ballkanik e nisin nga Shqipëria, ndërsa të mërkurën pritet të vizitojnë Shkupin. Megjithëse Maqedonia dhe Shqipëria pritet të jenë dy vendet që kanë arritur progres domethënës në zbatimin e reformave evropiane, prap se prapë sundimi i së drejtës, krimi i organizuar dhe korrupsioni pritet të jenë çështjet më kritike për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor./ALSAT-M

Etiketa: maqedoniaRaporti i BErekomandim i pakushtezuar

Ju sugjerojmë

Zjarret në vend, Rama: Së shpejti ne do të kemi flotën tonë, me dy avionë zjarrfikës
Kryesore

Zjarret në vend, Rama: Së shpejti ne do të kemi flotën tonë, me dy avionë zjarrfikës

27 Gusht, 2025 11:53 am
Rama nderon forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve
Kryesore

Rama nderon forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve

27 Gusht, 2025 11:39 am
Nxënësit e klasës së katërt do të mësojnë bazat e Inteligjencës Artificiale
Aktualitet

Nxënësit e klasës së katërt do të mësojnë bazat e Inteligjencës Artificiale

27 Gusht, 2025 11:03 am
Situata e zjarreve në vend/ Nga 14 vatrat e raportuara gjatë ditës, dy ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ Nga 14 vatrat e raportuara gjatë ditës, dy ende aktive

27 Gusht, 2025 10:26 am
Përfshihet nga flakët e zjarrit një pallat në Dibër, evakuohen banorët
Aktualitet

Përfshihet nga flakët e zjarrit një pallat në Dibër, evakuohen banorët

27 Gusht, 2025 10:16 am
Nga Burreli drejt Tiranës, kapet 22‑vjeçari me dy kallashnikovë në bagazh
Aktualitet

Nga Burreli drejt Tiranës, kapet 22‑vjeçari me dy kallashnikovë në bagazh

27 Gusht, 2025 9:49 am
Profesionet që paguhen më shumë, për herë të parë paga mbi 200 mijë lekë/muaj
Aktualitet

Profesionet që paguhen më shumë, për herë të parë paga mbi 200 mijë lekë/muaj

27 Gusht, 2025 9:31 am
Fier/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohen 3 shtetas
Aktualitet

Fier/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohen 3 shtetas

27 Gusht, 2025 9:09 am
Si ta ndryshoni botën në bazë të shenjës së horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 27 gusht 2025

27 Gusht, 2025 8:34 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 27 gusht 2025

27 Gusht, 2025 8:18 am
Para
Ndrenika e Derhemi akuza Hervin Çulit: Ka lëpirë 4 vjet, vjen era hajdutllëk

Ndrenika e Derhemi akuza Hervin Çulit: Ka lëpirë 4 vjet, vjen era hajdutllëk

UEFA dënon Tiranën, nuk i jep shpërblimin 215 mijë eurosh

UEFA dënon Tiranën, nuk i jep shpërblimin 215 mijë eurosh

13 vjeçari zbulon thesaret e një mbretërie të “humbur” mbi 1 mijë vite më parë

13 vjeçari zbulon thesaret e një mbretërie të "humbur" mbi 1 mijë vite më parë

TE FUNDIT

Trump kërcënon Rusinë me luftë ekonomike nëse nuk arrihet paqja në Ukrainë

Trump kërcënon Rusinë me luftë ekonomike nëse nuk arrihet paqja në Ukrainë
27 Gusht, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka hedhur sërish poshtë mundësinë e ndonjë takimi të afërt mes udhëheqësve rusë...

Lexo më shumë

Kosovë/Ministri Aliu njofton dorëheqjen pas zgjedhjes së Bashës kryeparlamentar

Kosovë/Ministri Aliu njofton dorëheqjen pas zgjedhjes së Bashës kryeparlamentar
27 Gusht, 2025

Liburn Aliu ka njoftuar të mërkurën se ka dhënë dorëheqje si ministër në detyrë në Qeverinë e Kosovës, për shkak...

Lexo më shumë

Zjarret në vend, Rama: Së shpejti ne do të kemi flotën tonë, me dy avionë zjarrfikës

Zjarret në vend, Rama: Së shpejti ne do të kemi flotën tonë, me dy avionë zjarrfikës
27 Gusht, 2025

Ditën e sotme po mbahet një ceremoni, ku po nderphen me medalje dhe shpërblime forcat e angazhuara në operacionet e...

Lexo më shumë

Rama nderon forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve

Rama nderon forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve
27 Gusht, 2025

Kryeministri i vendit, Edi Rama mbajti ditën e sotme një ceremoni e Mirënjohjes Kombëtare për dhënien e medaljeve dhe shpërblimeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com