Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ermal Meta: Toka është e atyre që kujdesen për të e jo e atyre që kanë lindur mbi të. Pak a shumë, si me bijtë…

2018/02/11 at 10:43 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Ermal Meta: Toka është e atyre që kujdesen për të e jo e atyre që kanë lindur mbi të. Pak a shumë, si me bijtë…

Ermal Meta është nje tjeter shqiptar i suksesshem ne skenat e huaja. Ai fitoi Sanremon dhe ka marre gjithe vemendjen edhe ne Shqiperi. Cfare ka thene ai per muziken dhe jeten e tij? Me poshte intervista e realizuar me te nje vit me pare nga “shqiptari i italise”, kur fitoi zemrat e publikut të Sanremos me këngën “Vietato morire” një dedikim për mamanë e tij dhe të shkuarën e familjes. Ermal Meta vjet u rendit i treti por ai për të gjithë ishte fitorja morale e atij festivali. Ndersa kete vit trimfoi me vendin e pare.


Tekstet tuaja, të thella, prekëse, fjalët të zgjedhura me kujdes e asnjëherë bajate. Në këngën e fundit flisni për “buzëqeshje të vrara nga grushtet në fytyrë” për “sy të nxirë” që lënë të nënkuptohet një përvojë të hidhur… Çfarë ju frymëzon?

“Frymëzimi është në gjithçka që na rrethon. Mjafton të dish ta shohësh”.

Dhuna në familje është plagë që shpesh mbahet e fshehur, që lë shenja të thella tek viktimat, në të shumtën e rasteve gruaja e bijtë, ata bij që nesër do të bëhen prindër e që vetëm falë nënës mund të bëhen burra që nuk do t’u ngjajnë baballarëve. Si i shihni ju këto marrëdhënie familjare?

E si mund t’i shoh, në mos ashtu siç janë?! Të edukosh është shumë e rënësishme, të mos bindesh është akoma më shumë. Të mësosh të thuash “jo” mund të shpëtojë një jetë”.

Edhe zgjedhja e këngës për natën e tretë Amara terra mia di Domenico Modugno, u pëlqye shumë, aq sa ju fituat mbrëmjen dedikuar interpretimit të këngëve të të shkuarës. E kënduat me kaq emocion, në mënyrë kaq prekëse sa shumëkush mendoi menjëherë për statusin tuaj si italo-shqiptar. Shumë prej shqiptarëve të Italisë menduan se në njëfarë mënyre i kënduat edhe tokës së hidhur të Shqipërisë. Ç’mendoni për këtë kuptim që i jepet zgjedhjes suaj?

“Më pëlqen shumë. Sepse gjithkush është i lirë ta interpretojë si t’i pëlqejë më shumë. Është e bukura e muzikës! Terra e hidhur është ajo që shkelim çdo ditë duke e jetuar e jo duke ikur prej saj. Toka e hidhur janë lotët e një fëmije, të një nëne pa punë, të një babai të dëshpëruar. Toka e hidhur janë çastet e që ruajmë brenda vetes. Toka e hidhur është epoka jonë”.

Ermal, në festivale keni marrë pjesë në mënyr të ndryshme: me grupe, si solist por edhe virtualisht, me këngët e shkruara për të tjerë artistë. Mësoheni me emocionet e Festivalit, apo çdo herë është një emocion i ri?

“Emocioni nuk ndryshon asnjëherë, në disa raste. Si në Sanremo, që është skena më e madhe e muzikës së lehtë në Itali”.

Në fillim me Ameba 4, pastaj ju pamë në krye të grupit La fame di Camilla, tani solist. Çfarë ju shtyn të ndryshoni?

“Është kërkimi i lumturisë që më shtyn të ndryshoj. Secili prej nesh ka të drejtë të kërkojë lumturinë. Kur shoh që gjërat nuk ecin, e nis nga e para. Jam një punëtor i palodhur”.

Sapo ka dalë në treg albumi juaj i dytë si solist, një album i dyfishtë, në të vërtetë, pasi përmban edhe Umano të vitit të shkuar…

“Vietato Morire është një album me 9 këngë shumë të ndryshme njëra nga tjetra. Me këtë album kam dashur të pikturoj një tablo me shumë ngjyra, shumë aspekte.
Umano është thjesht një dhuratë që desha t’u bëj atyre që blejnë këtë album, të cilin, veç të tjerash e bën akoma më të vyer zëri i mrekullueshëm i një artisteje të madhe, Elisa”.

Multikulturalitet, racizëm, prapambetje politike. E nuk dua të flas për Dj Aniceto të tjerë si ai të mbetur mbrapa ndërsa Italia, bota ndryshon përditë. Do të dëshiroja një mendim tuajin mbi dy tema në veçanti:

Në Parma, në primariet e qendrës së majtë për kryebashkiakun – për të parën herë në Itali – ka edhe një kandidat italo-shqiptar. Është fjala për avokatin Gentian Alimadhi, i lindur në Fier edhe ai, një profesionist i vlerësuar, dhe goxha aktiv në komunitet.

“Më bëhet shumë qejfi dhe i uroj të bëjë më të mirën. Të them të vërtetën, nuk interesohem shumë për politikë”.

Tema e dytë ka të bëjë me brezat e dytë, që në të gjithë Italinë po protestojnë këto ditë për të nxitur Senatin të miratojë përfundimisht reformën e shtetësisë, që do t’u njihte fëmijëve të lindur dhe/ose të rritur në Itali shtetësinë italiane, reformë që në Dhomën e deputetëve është miratuar prej më shumë se një viti.

“Pse jo, duhet bërë. Sepse toka është e atyre që kujdesen për të e jo vetëm e atyre që kanë lindur mbi të. Pak a shumë, si me bijtë”.

Keti Bicoku, Shqiptariiitalise.com
Intervista eshte botuar ne Shkurt 2017

Etiketa: Ermal Metaintervistasanremoshqiptar


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Para
Babai i supermodeleve akuzohet për përdhunim

Babai i supermodeleve akuzohet për përdhunim

Zonë e Lirë/ Habit, Fuga: Çdo njeri mund të Ringjallet

Revoltohet Artan Fuga: Seriozisht e keni me komentet për babanë e dhunshëm të Ermal Metës?!

opinion lajm i fundit

Aksident i rëndë në Shkodër: Ka viktima
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com