Një 25 vejçar ka hipur në majë të catisë së shtëpisë dhe tenton të vrasë veten. Mban me vete edhe një thikë. Ngjarja po ndodh tek Liqeni i Thatë në periferi të Tiranës. Klajdi Peti kërcënon se do të ndërmarrë këtë akt të rëndë nëse i prishet shtëpia.
Familja Peti pretendon se banesën e kanë ndërtuar në vitin 1995 mbi truallin e tyre.
Ndërkohë në 2005-ën kanë aplikuar për të legalizuar banesën, por në 5 janar 2018 iu vjen shkresa se përjashtohen nga legalizimi, pasi zona ku është banesa është zone e mbrojtur. Në datën 25 familjarët pohuan se strukturat përkatëse kishin shkuar t’i prishin banesën. Duke marrë shkas nga kjo situatë familja Peti ka hedhur në gjyq çështjen, ndërsa dje u mbajt seanca e parë në Gjykatën Administrative.
“Nuk mundet Bashkia e Tiranës të më shembe shtëpinë për të mbjellë pemë”, thotë i ri në lidhje direkte për News 24, nga maja e çatisë ku kërcënon se do të vetëvritet.