Nga foltorja e parlamentit, Taulant Balla ka folur në lidhje me protestën e 27 janarit. Ai ka akuzuar opozitën me argumenta se kjo protestë do të zhvillohet që Basha të marrë paratë e pallatit të prishur në Vlorë. Një tjetër çështje e prekur nga Balla, ishte ajo e CEZ, ku ai ju drejtua ish-kryeministrit Berisha duke i thënë se Shkëlzeni është thirrur në prokurori për të dëshmuar aferën e CEZ.
“Çfarë fitoi Basha nga protestat dhe nga çadra juaj? Protesta e 27 janarit është për paratë e pallatit të prishur në Vlorë. Kundër kujt do protestoni? Berisha ka arsye familjare për të protestuar. Mediat njoftojnë se Shkëlzen Berisha dhe Nue Kalaj janë thirrur sot nga Prokuroria, për shpërdorim detyre nga ana e babait, por edhe shndërrimi i të birit në një rrytshfetxhi. Sot kur prokuroria njofton marrjen në pyetje të Zenit, babai i tij i bën thirrje shqiptarëve të rrëzojnë këtë qeveri. Dilni në protestë edhe për drejtorët e LSI. Dilni edhe për ta bashkë edhe me të akuzuarit e vrasjeve të 27 janarit”- tha Balla.