Një grua shqiptare u shfaq e lyer me benzinë dhe me një çakmak në dorë duke kërcënuar se do vetëdigjej para Pallatit të Drejtësisë në Spezia të Italisë. Gjykata kishte vendosur që gruaja të dëbohej nga banesa e marrë me qira. Masë që kjo që sipas legjislacionit italian jepet nga gjykata me kërkesën e pronarit në rastet kur qiradhënësi rezulton debitor. Ndërhyrja e disa efektivëve të policisë gjyqësore bëri të shmangej tragjedia.
Në katin e parë të gjykatës, gruaja shqiptare, nënë e tre fëmijëve, spërkati benzinën në trup e më pas hyri në sallën e avokatëve. Disa prej këtyre të fundit lajmëruan agjentë të policisë gjyqësore, ndërsa të tjerë folën me shqiptaren duke u mundur ta bënin të arsyetonte. Pasi u ndalua nga efektivët, shqiptarja, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije, u dërgua në spital për t’iu nënshtruar një trajtimi të detyrueshëm mjekësor, raportojnë mediat italiane.