Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë po ndryshon për Shqiptarët në Ballkan?

2018/01/18 at 6:36 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Kur Presidenca ka më pak vlerë se e shkuara!

blendi

Nga Blendi Fevziu –


“Shqiptarët janë në momentin e tyre më të mirë historik”, deklaroi një politikan me rastin e hapjes së vitit të Skënderbeut. Nisur nga një shikim thjeshtë historik, deklarata e tij ishte korrekte. Por nuk mjafton vetëm kaq? Pyetja e parë që më erdhi ndër mend pas saj, është a janë shqiptarët në të njëjtën pozitë të favorshme gjeopolitike? A jemi sërish sot, në po atë situatë të artë që qemë në vitet 1990 – 2009? A mbaruan për ne dy dekada magjike, në të cilat rikuperuam shumë prej gjeravë që kishim bjerrur në thuajse 80 vite të tjera të ekzistencës sonë shtetërore? Dhe në ç’rrethana ndodhi kjo?

Nuk ka asnjë dyshim që më shumë se sa falë rolit tonë, kjo erdhi si pasojë e kombinimit të rrethanave ndërkombëtare.

Mbarimi i luftës së ftohtë; rënia e Bashkimit Sovjetik dhe ridimensionimi i vështirë dhe i ngadalshëm i Rusisë; çmenduria politike e Millosheviçit dhe rreshtimi i tij nacionalist, sollën një situatë të re.

Në vitin 1990, Shqipëria hoqi dorë nga marrëzia gjysëm shekullore komuniste dhe nga sulmet verbale kundër SHBA. Amerikanët e kuptuan që propaganda komuniste nuk kishte ndikuar fare në ndjenjat pro amerikane të shqiptarëve. Nga ana tjetër, të shpërndarë në Jugosllavi dhe në Maqedoninë e sapo pavarësuar, Shqiptarët mbeteshin një faktor i rëndësishëm në Ballkan. Diplomacia Amerikane e dinte këtë. Po në këtë kohë, rrëzimi i Bashkimit Sovjetik, e kishte prishur statusin e privilegjuar të Jugosllavisë. Për sa kohë midis SHBA dhe BS vijonte rivaliteti i luftës së ftohtë, Beogradi, i papërcaktuar me asnjërin krah, ndihej i përkëdhelur nga të dyja palët. Secila palë donte ta kishte në anën e saj, ose minimalisht të mos ishte me tjetrin. Kur ky rivalitet mbaroi, Jugosllavia nuk mund ta kishte më të njëjtin status. Nuk mund të mbylleshin sytë përpara difekteve të saj, thjeshtë për të mos lejuar të afrohej më shumë me palën tjetër. Sepse pala tjetër thuajse nuk ekzistonte më dhe s’kishte ndonjë interes të madh në Ballkan. Veç kësaj, shteti i madh 22 milionësh Jugosllav u dizintegrua dhe balanca e forcave anti serbe ishte po aq e fortë sa ajo pro serbe. Sllovenët, Kroatët, Boshnjakët e më vonë edhe Mali i Zi u rreshtuan kundër serbëve duke e dobësuar më shumë ndikimin e këtyre.

Në këtë kohë ndodhi edhe lufta e Kosovës. Një faktor dominues që çoi në bombardimet ishte dobësia e Rusisë. Jelcin kishte probleme të mëdha ekonomike dhe kërkonte të ruante një raport sa më të mirë me perëndimin. SHBA e Klintonit nuk e konsideronte atë një faktor që mund të ndalonte bombardimet. Po ashtu shtetet e BE.

Sot situata është ndryshe. Rusia e Putinit është shumë herë më e fortë se sa ajo e Jelcinit 20 vjet më parë. Vendet e BE po mundohen të kenë marrëdhënie sa më të kujdesshme me Rusinë. Tramp është më i predispozuar të merret vesh se sa të përplaset me Putin. Interesat Amerikane në Azi mund të lejojnë një tolerim të Rusisë në Ballkan. Vetë Rusët janë sot më aktiv se sa kanë qenë çdo herë në këto 28 vjet pas shembjes së Bashkimit Sovjetik. Sot ata kanë reaguar sërish kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe në Maqedoni. E kanë bërë këtë në mënyrë brutale. Nuk është çudi që rusët të qëndrojnë pas vrasjes së Ivanoviçit në Mitrovicë, ose së paku të përfitojnë prej situatës së krijuar atje. Duke qenë gjithnjë dhe në çdo rast kundër Kosovës së Pavarur.

Rusët duan të krijojnë zonën e tyre të influencës dhe të jenë pjesë e vendmimarrjes në Ballkan. Kjo situatë mund të favorizojë serbët. BE e do Serbinë në Europën e Bashkuar, SHBA në NATO. Rusët e duan jashtë. I vendosur midis dy grupimeve tashmë rivale, Vuçiç mund të fitojë sërish statusin e privilegjuar që e kishte humbur Jugosllavia e vitit 1990. Duke luajtur nga pak dhe duke ju shkelur syrin të dyja palëve.

Natyrisht, Shqipëria ka shpëtuar një herë e mirë nga influenca Ruse. Në këtë vend rusët s’i kanë dashur kurrë. Ne jemi anëtarë të NATO -s dhe me ambicie të qarta drejt BE. Por Kosova dhe Maqedonia mund të kenë probleme. Raportet ndërkombëtare mund të ndryshojnë disi dhe ne duhet të jemi të përgatitur për këtë. Duhet të marrim masa vetë.

Euforia e marrëdhënieve të mira me SHBA dhe BE nuk mjafton më. As analizat diletante që ne i duhemi SHBA dhe ajo në çdo rast do përplaset për ne. Ne duhet të kishim punuar dhe duhet të punojmë për një infrastrukturë të përbashkët. Në vend të krijimit të feudeve të shqiptarëve, duhej të kishim pasur një treg të përbashkët; një shoqëri të integruar kulturore e shpirtërore. Përrallat se ne jemi të zgjedhurit dhe të favorizuarit e Ballkanit duhet të marrin fund dhe ne duhet të ndërtojmë vetë vendin që na takon këtu. Duhet të jemi më të kujdesshëm ndaj aleancave tona natyrale dhe më kërkues për të ngritur shoqëri më demokratike, më të hapura dhe më pak të korruptuara.

Nëse nuk kujdesemi për veten, askush nuk do kujdeset më për ne. Dy dekada na ndihmuan të tjerët, tani mbetet të ndihmojmë veten!

Blendi Fevziu

Etiketa: ballkaniBashkimi Sovjetikkosovarusiaserbiashbashqiptaret ne ballkan


Ju sugjerojmë

Zvërneci, Blendi Klosi: Projekti vazhdon të jetë krenaria jonë
-U tha në Opinion

Zvërneci, Blendi Klosi: Projekti vazhdon të jetë krenaria jonë

4 Qershor, 2026 9:20 pm
5 kërkesat e protestuesve: Dorëheqje e qeverisë dhe anulimi i projektit në Zvërnec
Aktualitet

5 kërkesat e protestuesve: Dorëheqje e qeverisë dhe anulimi i projektit në Zvërnec

4 Qershor, 2026 8:27 pm
Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, mesazh qeverisë: Ju erdhi fundi
Aktualitet

Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, mesazh qeverisë: Ju erdhi fundi

4 Qershor, 2026 7:27 pm
Zvërneci/ Rama përgjigjet nga Mali i Zi: Na e kaluan njëherë, tani s’bëhet llaf më
Aktualitet

Zvërneci/ Rama përgjigjet nga Mali i Zi: Na e kaluan njëherë, tani s’bëhet llaf më

4 Qershor, 2026 7:22 pm
“Rama në burg, Berisha në burg”, dita e pestë e protestës së qytetarëve
Aktualitet

“Rama në burg, Berisha në burg”, dita e pestë e protestës së qytetarëve

4 Qershor, 2026 6:48 pm
Kafazi i xhamit gjatë seancave, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Aktualitet

Kafazi i xhamit gjatë seancave, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit

4 Qershor, 2026 6:41 pm
SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s
Bota

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

4 Qershor, 2026 5:32 pm
Botërori 2026/ Qyteti Meksiko paralizohet nga protesta, 1 javë para ndeshjes hapëse
Sport

Botërori 2026/ Qyteti Meksiko paralizohet nga protesta, 1 javë para ndeshjes hapëse

4 Qershor, 2026 4:21 pm
SPAK zgjeron hetimet ndaj Ballukut, i shton akuza të reja
Kronikë

SPAK zgjeron hetimet ndaj Ballukut, i shton akuza të reja

4 Qershor, 2026 3:15 pm
Resorti në Zvërnec, hiqet rrethimi nga zona ku pritet të bëhet ndërtimi
Aktualitet

Resorti në Zvërnec, hiqet rrethimi nga zona ku pritet të bëhet ndërtimi

4 Qershor, 2026 3:11 pm
Para
“Po argëtonin 40 burra”, ndalohen në Kosovë 8 vajza shqiptare

“Po argëtonin 40 burra”, ndalohen në Kosovë 8 vajza shqiptare

Hala: Duka e Fino të fuqishëm mediatikisht, por votohet platforma dhe jo emri

Hala: Duka e Fino të fuqishëm mediatikisht, por votohet platforma dhe jo emri

Këto 3 shenja horoskopi japin puthjet më pasionante

Këto 3 shenja horoskopi japin puthjet më pasionante
















TE FUNDIT

Zvërneci, Blendi Klosi: Projekti vazhdon të jetë krenaria jonë

Zvërneci, Blendi Klosi: Projekti vazhdon të jetë krenaria jonë
4 Qershor, 2026

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi është shprehur në emisionin “Opinion” se projekti në Zvërnec është krenaria e qeverisë....

Lexo më shumë

5 kërkesat e protestuesve: Dorëheqje e qeverisë dhe anulimi i projektit në Zvërnec

5 kërkesat e protestuesve: Dorëheqje e qeverisë dhe anulimi i projektit në Zvërnec
4 Qershor, 2026

Mijëra qytetarë protestojnë për të pestën ditë radhazi para kryeministrisë kundër projektit të Zvërnecit dhe për kauza të tjera. Për...

Lexo më shumë

Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, mesazh qeverisë: Ju erdhi fundi

Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, mesazh qeverisë: Ju erdhi fundi
4 Qershor, 2026

Mijëra qytetarë kanë mbushur këtë mbrëmje bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke iu bashkuar protestës kundër projektit për ndërtimin e një...

Lexo më shumë

Zvërneci/ Rama përgjigjet nga Mali i Zi: Na e kaluan njëherë, tani s’bëhet llaf më

Zvërneci/ Rama përgjigjet nga Mali i Zi: Na e kaluan njëherë, tani s’bëhet llaf më
4 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Mali i Zi, aty ku sipas tij është ndërtuar një projekt që nuk e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}