Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga 1 janari taksa të reja për automjetet, zbuloni skemën e pagesës 

2017/12/24 at 9:15 AM
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga rrugët te targat e makinave ja sa do paguajmë për konceisionet e reja

Nga 1 Janari taksa e automjeteve do të ndryshojë, bazuar në paketën e rë fiskale. Nuk janë të gjitha automjetet ato që do të preken nga taksa e re, por makinat rtë konsideruara të luksit të cilat përmbushin të paktën një nga tri kriteret e përcaktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe që janë:


6+ 1 vende

cilindarata 3000 cm3 ose më e madhe

Çmimin  të barabartë ose më shumë se 5 milionë lekë të reja.

Në një artikull të publikuar tek e përditshmja “Panorama” zbardhet më e plotë skema dhe pagesa e taksës së re.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informoi se ndryshimet e paketës fiskale do të zbatohen nga të gjithë pronarët që kanë makina luksoze ose e thënë ndryshe, mjete me kapacitet 6+1 vende.

Aktualisht, kjo taksë paguhet për mjetet me kapacitet deri në 4+1 vende. “Në kuadër të paketës së re fiskale, e cila do të zbatohet përgjatë vitit 2018, me ligjin nr.104/2017 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975”, datë 28.07.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, ka pësuar ndryshim trajtimi i atyre që quhen mjete luksi, ku për efekte takse, ”automjete luksoze” konsiderohen autoveturat deri 6+1. thuhet në shkresën e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shpjegon se taksën e luksit do ta paguajnë të gjitha makinat që kanë kapacitet vendesh 6 +1 nëse plotësojnë kriterin e vlerës së çmimit ose të cilindratit.

“‘Automjet luksoz’” konsiderohet autovetura deri në 6+1, e cila plotëson të paktën njërin nga kushtet e mëposhtme: cilindratën të barabartë ose më të madhe se 3000 cm3 ose vlerën/çmimin të barabartë ose më shumë se 5,000,000 lekë.”, thuhet në letrën e Tatimeve.

Pra, e thënë ndryshe, taksa e makinave të luksit do të paguhet për ato mjete me kapacitet 6+1, që plotësojnë të paktën njërin nga kushtet ose makina ka çmimin deri në 5 milionë lekë ose cilindrat 3 mijë cm3. Nga rritja e taksës, sipas Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, do të preken 909 makina dhe efektet në të ardhurat e buxhetit do të jenë 19 milionë lekë.

SA DO TË PAGUAJNË

Për ta konkretizuar për qytetarët se sa taksa do të paguajnë pas 1 janarit pronarët e këtyre makinave, po ju sjellim një shembull. Në rast se një qytetar disponon një makinë me kapacitet vendesh 6+1 dhe plotëson një nga kriteret e vendosura në ligj, atë të çmimit ose cilindratit, do të paguajë taksën prej 70 mijë lekë për regjistrimin e makinës dhe taksën e përvitshme në masën 21 mijë lekë.

Pra, nëse makina është me kapacitet vendesh 6+1 dhe çmimi i blerjes së saj është 5 milionë lekë, ky pronar do të paguajë taksën e regjistrimit të makinës si mjet luksoz, që është 70 mijë lekë dhe taksën e përvitshme 21 mijë lekë. Taksat e reja do të paguhen edhe në rast se makina me 6+1 vende është me cilindrat 3 mijë cm3.

Aktualisht, taksa e luksit paguhet vetëm nga makinat me kapacitet vendesh 4+1, por ndryshimet e ligjit erdhën për shkak të abuzimeve, që shumë drejtues makinash kryenin për të evituar pagimin e taksave.

Sipas ligjit në fuqi, pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit.

 

Etiketa: 1 janarautomjetetcilindrataskemataksa e re


Ju sugjerojmë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit
Aktualitet

Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit

6 Qershor, 2025 3:16 pm
Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze
Aktualitet

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze

6 Qershor, 2025 2:37 pm
Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së
Aktualitet

Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së

6 Qershor, 2025 2:18 pm
Para
Berisha dhe Qeveria e tij nuk e ndihmojnë dot më Edi Ramën

Vota lënduese e qeverisë sonë në OKB 

Masakron babain me çekiç dhe e hedh në liqenin e Farkës

Masakron babain me çekiç dhe e hedh në liqenin e Farkës

Vrasja në Himarë, policia identifikon viktimën. Trupi u gjet pranë përroit

Krimi në familje, zbardhen detajet/ 28-vjeçari e goditi të atin disa herë me çekiç në kokë 
















TE FUNDIT

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com