Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasada e Shqipërisë në Francë: Po presim hetimet për vdekjen e Florencit

2017/12/23 at 11:53 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Ambasada e Shqipërisë në Francë: Po presim hetimet për vdekjen e Florencit

Pas reagimeve të ashpra të qytetarëve shqiptarë për rastin e Florenc Beqirajt ka reaguar ambasada jonë në Francë. Ajo thotë se do të presë hetimet e policisë vendase për të mësuar mbi vdekjen e tij. Siç bëhet e ditur nga miq dhe të afërt të 23 vjeçarit, ai ka qenë i arrestuar për mungesë dokumentacioni në Marsejë dhe pasi është mbajtur 28 ditë në paraburgim është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë për jetën. Përmes një video-mesazhi, shqiptarët që e kanë vizituar në spital, sa ishte ende në jetë, thonë se Florenci kishte shenja në qafë. Dhe për ta vertetuar se bëhet fjalë për vrasje publikojnë edhe mesazhin e shokut të tij, ku Florenci i shkruante nga biruca: “po më vrasin”. Paraprakisht autoritet kanë thënë se bëhet fjalë për vetëvrasje, por pritet që ekspertiza dhe hetimi të nxjerrin te verteten. Sakaq të shumtë janë bashkëatdhetarët që i kërkojnë qeverisë shqiptare dhe posaçërisht Ministrisë së Jashtme të interesohet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje tejet të rëndë.


Më poshtë deklarata e ambasadës dhe video-mesazhi i shqiptarëve në Marsejë.

Duke u nisur edhe nga interesimi i veçantë mbi rastin e shtetasit Florenc Beqiraj, i cili ndodhej prej disa ditësh në gjendje kritike në spitalin Nord të Marsejës (Francë), Ambasada e Shqipërisë në Francë njofton me hidhërim të thellë se dje pasdreke, ai është deklaruar i vdekur nga autoritetet spitalore franceze. Për këtë gjë, janë njoftuar familjarët e të ndjerit, përfaqësuesit ligjorë të familjes, dhe ambasada.

Ambasada e Shqipërisë, e cila që prej njoftimit të ditës së parë e ka ndjekur nga afër rastin e të ndjerit Beqiraj, në kontakt me autoritetet policore dhe gjyqësore-hetimore dhe me ato mjekësore-spitalore të qytetit të Marsejës, si edhe me të afërmit e tij, i shpreh familjes dhe të afërmve të të ndjerit për këtë humbje të të dashurit të tyre, ngushëllimet e saj të sinqerta, si edhe ato të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Duke vazhduar ta ndjekë nga afër çështjen si me autoritetet policore dhe gjyqësore franceze, në pritje të përfundimit të hetimit zyrtar lidhur me rrethanat e vdekjes së të ndjerit Florenc Beqiraj, ashtu edhe me përfaqësuesit ligjorë të familjes, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Shqipërisë janë të angazhuara maksimalisht për të qenë pranë të afërmve dhe për kryerjen e lehtësimin e të gjitha procedurave të parashikuara në këto raste sipas ligjit.

Ajo risjell gjithashtu në vëmendje se mbrojtja e interesave të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj jashtë Shqipërisë është prioritet kryesor i veprimtarisë së qeverisë, e më posaçërisht i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe i përfaqësive të saj në botë.

*Video-mesazhi i publikuar nga shqiptarët pak ditë më parë, kur Florenci mbahej i intubuar në spital

Etiketa: Florenc Beqirajmarsejeshqiptarvdekje


Ju sugjerojmë

Rama dhe Berisha homazhe në nder të Dhimitër Anagnostit
Aktualitet

Rama dhe Berisha homazhe në nder të Dhimitër Anagnostit

2 Shtator, 2025 12:09 pm
Homazhe në nderim të regjisorit të madh, lamtumirë Dhimitër Anagnosti
Aktualitet

Homazhe në nderim të regjisorit të madh, lamtumirë Dhimitër Anagnosti

2 Shtator, 2025 11:33 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij, nën hetim nga prokuroria, akuzat

2 Shtator, 2025 10:42 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksidenti në Vlorë/ Pas shoferit, ndërron jetë edhe pasagjeri i kamionçinës

2 Shtator, 2025 9:40 am
Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi për kolosin e regjisë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, e marta shpallet ditë zie kombëtare

2 Shtator, 2025 9:20 am
Rama: Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve
Aktualitet

Rama: Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve

2 Shtator, 2025 9:00 am
Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

2 Shtator, 2025 8:26 am
Auto-Skicë
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

2 Shtator, 2025 7:59 am
U raportua i zhdukur, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i Miklovan Danajt
Kronikë

U raportua i zhdukur, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i Miklovan Danajt

1 Shtator, 2025 7:28 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në rrugën Fier-Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

1 Shtator, 2025 4:50 pm
Para
Kjo është dieta që duhet të konsumojnë ish duhanpirësit për të riparuar mushkëritë

Kjo është dieta që duhet të konsumojnë ish duhanpirësit për të riparuar mushkëritë

Festat nuk shkojnë në Bashkinë Lezhë, 1 mijë punëtorë  janë pa paga

Festat nuk shkojnë në Bashkinë Lezhë, 1 mijë punëtorë janë pa paga

Në mendjen e njerëzve që urrejnë atmosferën e festave, ja çfarë mendojnë ata

Në mendjen e njerëzve që urrejnë atmosferën e festave, ja çfarë mendojnë ata
















TE FUNDIT

Rama dhe Berisha homazhe në nder të Dhimitër Anagnostit

Rama dhe Berisha homazhe në nder të Dhimitër Anagnostit
2 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama nderoi sot artistin e madh Dhimitër Anagnosti, në ceremoninë e homazheve të zhvilluara në sallën e Teatrit...

Lexo më shumë

Homazhe në nderim të regjisorit të madh, lamtumirë Dhimitër Anagnosti

Homazhe në nderim të regjisorit të madh, lamtumirë Dhimitër Anagnosti
2 Shtator, 2025

I jepet sot lamtumira e fundit regjisorit Dhimitër Anagnosti, i cili u nda nga jeta një ditë më parë. Në...

Lexo më shumë

Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij, nën hetim nga prokuroria, akuzat

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
2 Shtator, 2025

Ish-kreu i SHISH dhe djali i tij nën akuzë për 3 vepra penale nga Prokuroria e Beratit për ‘nxjerrje sekreti...

Lexo më shumë

A mund të ketë një takim Trump-Xi-Putin-Kim?

A mund të ketë një takim Trump-Xi-Putin-Kim?
2 Shtator, 2025

Pjesëmarrja e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un në një paradë ushtarake në qendër të Pekinit, së bashku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com