Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Festat nuk shkojnë në Bashkinë Lezhë, 1 mijë punëtorë janë pa paga

2017/12/23 at 12:39 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Festat nuk shkojnë në Bashkinë Lezhë, 1 mijë punëtorë  janë pa paga

Prej disa muajsh punonjësit e Bashkisë së Lezhës nuk marrin pagat. Siç kishte sqaruar më herët për Opinion.al, kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj shkak janë bërë borxhet e trashëguara në bashki. Por gjithsesi, ai kishte premtuar se problemi do të zgjidhet dhe deri më 10 Dhjetor dhe të gjithë do të merrnin 1 deri në 2 paga mujore. Por kjo s’ka ndodhur! Punonjës të kësaj bashkie që nuk deshën të identifikohen për shkak se u rrezikohet vendi i punës thanë se në dhjetor është shpërndarë nga një page vetëm për disa prej punonjësve. Këta janë kryesisht punëtorë të mirëmbajtjes apo të njësive administrative që normalisht kanë paga minimale. Po të tjerët? Administrata e bashkisë dhe institucionet e vartësisë?


Për të mësuar më shumë kontaktuam sërish z. Fran Frrokaj, kryebashkiakun e djathtë të Lezhës.
Ai iu përgjigj interesimit tonë, por tha se problemi qendron tek Thesari i Shtetit. “ Unë i kam dërguar shkresë Ministrisë së Financave dhe 2-3 SMS direkt ministrit Arben Ahmetaj”, u shpreh Frrokaj.
Po sipas sqarimit të tij, Thesari ka vënë kufizime për Nëntorin e Dhjetorin mbi sasinë e parave që mund të levrohen për Bashkinë e Lezhës. “Me 54 milionë lekë (të reja) shpërndava 1-2 paga si dhe bëra pagesa për siguracione dhe fatura shërbimesh. Më tej kërkova edhe 50 milionë të tjera, por Thesari lëvroi vetëm 15 milionë”, tha Frrokaj.

Sipas tij, pagat e prapambetura do të levrohen në Janar, por punonjësit e Bashkisë së Lezhës janë shpresëpak. “Për ne nuk ka festa, kemi muaj që jetojmë me borxhe”, shprehen ata të revoltuar për situatën kritike që u krijua me financat e bashkisë dhe që preku direkt edhe jetesën e tyre.

Sakaq Opinion.al ka kontaktuar edhe Ministrinë e Financave e cila fajëson Bashkinë për problemin e krijuar. Sipa ministrisë së drejtuar nga Arben Ahmetaj, kjo bashki do ti nënshtrohet kontrollit pasi është keqmenaxhuar.

*Bashkëngjitur reagimi i plotë i Ministrisë së Financave

Ministria e Finacave: Bashkia Lezhë e keqmenaxhuar

/Opinion.al

 

Etiketa: bashkia lezhefesta fundvitifrrokajpaga


Ju sugjerojmë

Dita e 30 e protestës/ Një grup protestuesish futen te Politekniku, arsyeja
Aktualitet

Dita e 30 e protestës/ Një grup protestuesish futen te Politekniku, arsyeja

29 Qershor, 2026 8:46 pm
Protesta e 30-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike
Aktualitet

Protesta e 30-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike

29 Qershor, 2026 7:37 pm
Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren
Aktualitet

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren

29 Qershor, 2026 5:33 pm
“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt
Aktualitet

“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt

29 Qershor, 2026 4:36 pm
“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
Kronikë

Protestat qytetare kundër qeverisë, Policia procedon penalisht 31 persona

29 Qershor, 2026 4:21 pm
Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e atyre që duan të shohin
Kryesore

Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e atyre që duan të shohin

29 Qershor, 2026 2:05 pm
Kujtim Cakrani: Nuk do të jem më avokat i Ilir Metës, ka humbur mirëbesimi
Aktualitet

Kujtim Cakrani: Nuk do të jem më avokat i Ilir Metës, ka humbur mirëbesimi

29 Qershor, 2026 2:02 pm
Veliaj bëhet për herë të dytë baba i një djali
Aktualitet

Veliaj bëhet për herë të dytë baba i një djali

29 Qershor, 2026 12:53 pm
Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnces, Rama: Akt i neveritshëm, policia duhet t’i…
Kryesore

Rama në mbledhje me grupin e PS, zbardhet kërkesat ndaj deputetëve

29 Qershor, 2026 11:54 am
Rama publikon pamjet: Parku i Hyrjes së Shkodrës po merr formë çdo ditë e më shumë
Kryesore

Rama publikon pamjet: Parku i Hyrjes së Shkodrës po merr formë çdo ditë e më shumë

29 Qershor, 2026 8:36 am
Para
Në mendjen e njerëzve që urrejnë atmosferën e festave, ja çfarë mendojnë ata

Në mendjen e njerëzve që urrejnë atmosferën e festave, ja çfarë mendojnë ata

Bashkia Lezhë nuk jep pagat, reagon Ministria e Financave: Ka keqmenaxhim. Do ti nënshtrohet kontrollit

Bashkia Lezhë nuk jep pagat, reagon Ministria e Financave: Ka keqmenaxhim. Do ti nënshtrohet kontrollit

Adi Krasta sqaron incidentin me Redon Makashin në natën e parë të festivalit të RTSH-së, ja çfarë ka ndodhur

Adi Krasta sqaron incidentin me Redon Makashin në natën e parë të festivalit të RTSH-së, ja çfarë ka ndodhur
















TE FUNDIT

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
29 Qershor, 2026

Numri i viktimave nga dy tërmetet e njëpasnjëshme që goditën javën e kaluar Venezuelën është rritur në 1.719, tha presidenti...

Lexo më shumë

Dita e 30 e protestës/ Një grup protestuesish futen te Politekniku, arsyeja

Dita e 30 e protestës/ Një grup protestuesish futen te Politekniku, arsyeja
29 Qershor, 2026

Edhe këtë të hënë qytetarët kanë dalë në protestë teksa sot shënohet dita e 30-të e saj. Grumbullimi i protestuesve...

Lexo më shumë

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë
29 Qershor, 2026

Rusia mund të nisë një fushatë “të kufizuar” ushtarake kundër një shteti të NATO-s vetëm një vit pasi të ketë përfunduar...

Lexo më shumë

Protesta e 30-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike

Protesta e 30-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike
29 Qershor, 2026

Ka nisur në Tiranë protesta e 30-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Tashmë e kthyer në traditë, qytetarët u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}