Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dielli është kura më e mirë për celulitin

2017/12/20 at 10:00 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Dielli është kura më e mirë për celulitin

Ditët e kaluara në plazh janë rasti më i mirë që duhet shfrytëzuar, si për të marrë ngjyrë, ashtu edhe për t’u çlodhur. Por përveç këtyre dy avantazheve, dielli ndihmon edhe në luftimin e celulitit. Në fakt, banjat në det janë shumë të efektshme duke u kombinuar me lëvizjet, efektin shfryrës dhe riaktivizues të kripës së detit mbi inde dhe veprimin e masazhin muskulor të dallgëve, elementë të cilët që ditët e para të plazhit sigurojnë këmbë më të tonifikuara. Një efekt antiproduktiv kryejnë qëndrimet e gjata në diell. Nuk këshillohet që të rrini shumë orë shtrirë pa lëvizur duke marrë rreze dielli, sidomos kur keni kapilarë të dobët dhe tendencë për varice. Gjithashtu, duhet shmangur tejnxehja e këmbëve, që shkakton vazodilatacion, ndalim të qarkullimit dhe amulli të lëngjeve, duke favorizuar kështu celulitin. Më mirë t’i merrni rrezet e diellit duke ecur në breg të detit, ku më kryesorja është mbajtja e këmbëve pjesërisht të zhytura në ujë.


Përveç notit klasik, për të përmirësuar pamjen e celulitit me tendencë edematoze, forcimin e vitheve dhe të kofshëve mund të futeni në det me një tavolinë sërfi, që duke e mbështetur në bust mund të lëvizni këmbët duke i mbajtur të shtrira ato. Edhe vajzat që pëlqejnë të rrinë për shumë kohë shtrirë në dyshek duke soditur detin, le të përpiqen që t’i mbajnë këmbët e zhytura në ujë, duke i lëvizur sa më shpesh.

Dieta “në diell” kundër celulitit

Një ndihmë e madhe mbrojtëse kundër rrezeve të dëmshme të diellit dhe celulitit na vjen edhe nga ushqimet e pasura me karotinoide. Këto janë substanca që te perimet kanë një funksion mbrojtës kundër të nxehtit të tepërt. Nëse drita e diellit është shumë e fortë, ato kanë funksion mbrojtës dhe veprim antioksidues, duke neutralizuar radikalet e lira e prodhuara nga rrezet ultravjollcë. Ja kush janë frutat dhe zarzavatet e pasura me karotenoide: karotat, kajsia, pjepri, domatet, specat e kuq, mangoja dhe shalqiri. Gjithashtu, edhe ushqimet e detit ia detyrojnë ngjyrën e tyre të kuqe në portokalli sasisë së madhe të karotenoideve, kështu duhen përfshirë në dietën verore.

Para se të dilni në plazh duhet medoemos të keni të mbushura rezervat e karotenoidit. Këtë mund ta arrini duke pirë shumë lëng karote, si dhe duke shijuar nga pak gjatë ditës frutat e perimet e përmendura më sipër të pasura me antioksidantë. Nuk duhet të harroni gjithashtu se karotenoidet duke qenë substanca të tretshme, thithen më mirë nëse konsumohen së bashku me një sasi të vogël yndyre, siç është për shembull vaji i ullirit, ose lulediellit që përdoren për spërkatjen e sallatave.

Përdorni sprajtin rifreskues kundër celulitit

Pas ekspozimit në diell, kur riktheheni sërish në plazh është e zakonshme të ndieni një farë lodhjeje kur qëndroni me këmbët varur, sidomos nëse koha është shumë e nxehtë. Ja receta e një sprajti që mund të përgatitet dhe të ruhet në termusin e plazhit ose frigorifer për t’ju dhënë këmbëve energji, për t’i rigjeneruar dhe për t’i mbrojtur nga celulitit.

Përbërësit:

  • 10 ml vodka ose alkool për pije
  • 100 ml uthull molle
  • 500 ml ujë mineral natyral
  • 10 pika vaj livando
  • 5 pika vaj mërsine
  • 5 pika vaj eukalipti
  • 5 pika vaj karamele mente

Përgatitja: përzieni vajrat me alkoolin duke i tundur mirë. shtoni uthullën e mollës dhe lëreni në qetësi për disa orë. Shtojini ujin mineral natyral dhe tundeni sërish mirë. Në fund filtroni lëngun me një filtër letre kafeje. Futeni përzierjen në një enë me ngjyrë të errët dhe mbajeni në frigorifer. Spërkasni të gjithë trupin dhe këmbët pasi të riktheheni nga plazhi. Tundeni përzierjen para përdorimit.

Etiketa: celulitdielli


Ju sugjerojmë

VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”
Life Style

VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”

2 Tetor, 2025 12:10 pm
Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale
Life Style

Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale

1 Tetor, 2025 2:55 pm
Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë
Life Style

Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë

28 Shtator, 2025 10:41 am
Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike
Life Style

Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike

28 Shtator, 2025 9:38 am
Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
-Jetë dhe Stil

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

27 Shtator, 2025 11:02 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë
Life Style

Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë

20 Shtator, 2025 4:14 pm
Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës
Life Style

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

17 Shtator, 2025 2:56 pm
Para
PD dhe LSI bëhen bashkë, i rrëzojnë Vangjush Dakos buxhetin 2017

Kryeprokurja e re ‘trimëron’ Vangjush Dakon: Do padis në prokurori karafilin Lulzim Basha

Pavarësia e Katalonjës/ Bregu: Rasti i Kosovës do përdoret si argument nga Katalonja

Kryemadhi: Votojmë që nesër krijimin e KLP, por e pengon Rama

Këto janë 5 ushqimet e ndaluara për fëmijët tani në verë

Fëmijët dhe infeksionet që vijnë nga ushqimi. Ja kur janë më të rrezikuar
















TE FUNDIT

Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet

Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet
4 Tetor, 2025

Pas aksionit të dytë të IKMT-së në Theth ku vetëm ditën e sotme u shembën 35 objekte pa leje, ka...

Lexo më shumë

Dhunuan punonjësin e policisë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
4 Tetor, 2025

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kanë goditur për shkak të detyrës një punonjës policie. Policia thotë...

Lexo më shumë

E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje

E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje
4 Tetor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë, ku një e mitur është hedhur nga kati i...

Lexo më shumë

Kriteret e kandidatit që do PD, Berisha: Të ketë aftësitë për të bindur qytetarët

Kriteret e kandidatit që do PD, Berisha: Të ketë aftësitë për të bindur qytetarët
4 Tetor, 2025

Sali Berisha deklaroi se kandidati për kryebashkiak i opozitës do të jetë një “njeri i cili të ketë aftësitë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com