Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fëmijët dhe infeksionet që vijnë nga ushqimi. Ja kur janë më të rrezikuar

2017/12/20 at 10:20 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Këto janë 5 ushqimet e ndaluara për fëmijët tani në verë

Fëmijët, në veçanti ata nën moshën 6 vjeç, janë më të rrezikuar se të rriturit nga infeksionet ushqimore, sepse mbrojtjet e tyre imunitare nuk janë forcuar plotësisht. Për ta kontakti me bakteret ose viruset e pranishme tek ushqimet mund të jetë i rrezikshëm dhe të shkaktojë një infeksion që fatmirësisht pothuajse gjithmonë zgjidhet lehtë, pa shumë komplikime. Kështu, për të mos i prishur pushimet duhet të dini se cilat janë burimet më të zakonshme të “takimeve të këqija”: “Duhet theksuar se prania e mikroorganizmave të rrezikshëm nuk është gjithmonë e dukshme. Një ushqim i infektuar mund të ketë të njëjtat karakteristika në aromë, ngjyrë, shije. Të konsumosh një ushqim vetëm se ka një pamje të bukur nuk është garanci e ushqimit të shëndetshëm dhe gjithashtu nuk mjafton për të shmangur rrezikun e infeksioneve”, thotë një pediatre. Për të ulur rrezikun e prekjes nga infeksionet duhen ndjekur një sërë rregullash.


Rregulli numër një: lani duart para se të konsumoni çfarëdo lloj ushqimi. Një nga format më të zakonshme të marrjes së mikrobeve është pikërisht papastërtia e duarve të personit që i përgatit këto ushqime ose kontakti me sipërfaqen e punës dhe me enët e palara. Për shmangien e çdo lloj rreziku ushqimet duhen gatuar mirë, në mënyrë që edhe pjesët e brendshme të arrijnë një temperaturë 70ºC dhe të konsumohen menjëherë pas zierjes, pa u ftohur. “Nëse gatuajmë diçka në shtëpi dhe nuk e konsumojmë në moment, duhet ta ruajmë në frigorifer, ose nëse keni parashikuar që ta konsumoni për një periudhë të gjatë, atëherë futeni në ngrirje dhe merrni pjesë, pjesë sa dëshironi të hani. Kur ushqimet e gatshme ngrohen, duhen konsumuar shpejt dhe kur janë të nxehta madje. Këtë periudhë duhet të zgjidhni ushqime që kanë përbërës të padëmshëm. I tillë është qumështi i pasterizuar, që u reziston temperaturave të larta nëse mbahet në frigorifer. Kur të udhëtoni pini gjithnjë ujë shisheje dhe sigurohuni që tapa të jetë e mbyllur hermetikisht para hapjes”, shpjegon pediatrja.

Infeksionet

Edhe një herë theksi vihet te produktet e bëra në shtëpi, sepse është më e lehtë të harrohet ndonjë nga rregullat e lartpërmendura për përgatitjen e ushqimeve të ndryshme. Po ashtu duhet të tregoni kujdes edhe për ushqimet e blera te shitësit ambulantë, ose kioskat e hapura, sepse insektet, brejtësit dhe gjallesat e tjera mund t’i infektojnë ato, prandaj duhet të siguroheni që ushqimet nuk janë të ekspozuara ndaj këtij rreziku.

Fatmirësisht infeksionet ushqimore, edhe ato më të zakonshmet gjatë verës, janë të lehta dhe nuk shkaktojnë probleme serioze; në këtë rast vlen të përmendet për shembull infeksioni i stafilokokut, një nga më të përhapurit, që zakonisht ka një inkubacion të shkurtër, pak orë, vetëm për pak kohë dhe zgjidhet brenda 24-48 orëve. Shenja e parë është diarreja. E njëjta gjë ndodh edhe në rastin e një infeksioni tjetër te fëmijët, ajo e rotavirus: në këtë rast, përveç diarresë, pacienti ka dhimbje barku dhe të vjella, që shfaqen 5-6 ditë pas kontaktit me virusin dhe simptomat vazhdojnë 3-7 ditë të tjera. “Në të dyja rastet nuk nevojiten barna specifike, sepse duke i eliminuar lëngjet përmes diarresë, organizmi çlirohet nga agjenti infektues”, thotë pediatrja. “E rëndësishme është hidratimi i fëmijës, duke i rikthyer sasinë e duhur të lëngjeve në trup dhe të kripërave minerale të humbura, sidomos kur diarreja dhe të vjellat janë të shpeshta dhe të bollshme”. Infeksioni nga i cili duhet të keni shumë frikë është botulizmi: shfaqet me vështirësi në të folur dhe të parë, lëngëzim të gojës, dobësi muskulore dhe nëse nuk trajtohet mund të japë paralizë progresive, vështirësi në frymëmarrje dhe mund të çojë deri në vdekje. Shkaktohet nga toksina botulinike e prodhuar nga “Clostridium botulinum”, një bakter që gjendet kryesisht te produktet e konservuara të shtëpisë ose të ruajtura gjatë. Bëni kujdes me turshitë e bëra vetë, kompostot dhe reçelet. Duhet të jenë të përgatitur në mënyrën e duhur dhe të jenë respektuar të gjitha kushtet higjienike, nga sterilizimi i enëve te mbajtëset prej qelqi me kapak.

Etiketa: femijeinfeksione


Ju sugjerojmë

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike
Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike

26 Qershor, 2026 2:58 pm
Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro
Aktualitet

Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro

26 Qershor, 2026 1:46 pm
Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet
Aktualitet

Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet

26 Qershor, 2026 1:01 pm
Rama takon në Tiranë ish-presidentin francez
Politikë

Rama takon në Tiranë ish-presidentin francez

26 Qershor, 2026 12:59 pm
Temperaturat e larta, 55 persona humbin jetën në Francë
Bota

Temperaturat e larta, 55 persona humbin jetën në Francë

26 Qershor, 2026 12:15 pm
Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë
Kryesore

Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë

26 Qershor, 2026 11:54 am
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn
Kronikë

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn

26 Qershor, 2026 10:54 am
Hezbollahu kërkon tërheqjen “pa kushte” të Izraelit nga Libani
Bota

Hezbollahu kërkon tërheqjen “pa kushte” të Izraelit nga Libani

26 Qershor, 2026 10:49 am
Ancelotti dhe menaxhimi i duhur, si u shndërrua sulmi i Brazilit
Sport

Ancelotti dhe menaxhimi i duhur, si u shndërrua sulmi i Brazilit

26 Qershor, 2026 10:47 am
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

“Do luftojmë”, Netanyahu: Nuk largohemi nga Libani, Siria dhe Gaza

26 Qershor, 2026 10:45 am
Para
Video/ Këngë e valle shqiptare në emisionin amerikan: Shihni çfarë ndodh kur bëhen bashkë Dua Lipa, Action Bronson dhe Merita Halili

Video/ Këngë e valle shqiptare në emisionin amerikan: Shihni çfarë ndodh kur bëhen bashkë Dua Lipa, Action Bronson dhe Merita Halili

Video/ Këto janë zonat që prodhojnë rakinë më të mirë në Shqipëri

Video/ Këto janë zonat që prodhojnë rakinë më të mirë në Shqipëri

Lista, ja cilët janë password-et më të përdorura të 2017

Lista, ja cilët janë password-et më të përdorura të 2017
















TE FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike
26 Qershor, 2026

Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në Kiev, pak minuta pasi autoritetet ukrainase lëshuan alarmin për raketa ruse që po drejtoheshin...

Lexo më shumë

Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro

Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro
26 Qershor, 2026

Në Kukës kanë nisur punimet për ndërtimin e Institucionit të ri të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, një investim me vlerë...

Lexo më shumë

Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet

Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet
26 Qershor, 2026

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se institucionet përgjegjëse kanë marrë të gjitha masat për izolimin dhe bllokimin e ambienteve...

Lexo më shumë

Rama takon në Tiranë ish-presidentin francez

Rama takon në Tiranë ish-presidentin francez
26 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur në Tiranë ish-presidentin e Francës, François Hollande, të cilin e ka nderuar me Medaljen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}