Divorci i Mel B dhe Stephen Belafonte është finalizuar, nëntë muaj pasi deklaruan ndarjen.
Ish-çifti do të ndajë kujdestarinë e vajzës së tyre gjashtëvjeçare Madison dhe do t’i ndajnë fitimet nga shitja e shtëpisë së tyre në Los Angeles.
Pas dorëzimit të divorcit në muajin mars, Mel-it iu dha një urdhër kufizues kundër Stephen, të cilin e pretendonte se e kishte keqtrajtuar gjatë martesës.
Ndarja e tyre ka qenë shumë publike dhe në qendër të vëmendjes gjatë gjithë vitit të kaluar.