Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si u zbulua i dashuri i Viola Spiros? U hetua nga dy prokurore holandeze

2017/11/28 at 1:40 PM
në InstaBIZ, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/ Kur Viola Spiro fliste për martesën, xhelozinë dhe jetën me të dashurin; ja disa momente lumturie mes tyre

Grupi shqiptar i trafikut të kokainës, që drejtohej nga i dashuri i Viola Spiros, u zbulua nga një hetim i gjatë që u krye nga 4 femra, dy prokurore të Amsterdamit, një oficere e sektorit investigativ në Holandë dhe një tjetër në Itali.


Pas hetimeve intensive, që u iniciuan nga dy prokuroret holandeze, Policia italiane dhe ajo e Holandës finalizuan një megaoperacion antidrogë më 16 nëntor, duke vënë në pranga 7 persona, që trafikonin kokainë nga Amerika e Jugut, në Roterdam e më pas në Firence.

Policia italiane publikoi edhe pamjet e operacionit, ku mes të arrestuarve ishte edhe 28-vjeçari nga Lezha, Valentin Selaj, i cili rezultoi të ishte i dashuri i moderatores së njohur shqiptare, Viola Spiro. Në pamje duket qartë ku zhvillohej aktiviteti i grupit kriminal si dhe gjithçka që u sekuestrua.

Lajmi u bë publik fillimisht nga gazeta italiane “La Nazione”, e cila nuk jep shumë detaje, por në faqen e saj të parë ka publikuar një foto të shqiptarit Valentin Selaj bashkë me prezantuesen Viola Spiro. Sipas gazetës italiane, i dashuri i Viola Spiros kishte një rol shumë të rëndë- sishëm në grupin e trafikut të drogës, pasi siguronte kokainën nga Amerika e Jugut në Fierence, përmes shtetit të Holandës.

Nga ky operacion i përbashkët u kap një ton drogë, pas hetimeve në Firence, Amsterdam dhe Roterdam, ndërsa ishin nën hetim që prej vitit 2015. Deri tani nuk ka shumë detaje rreth personave të kapur, 7 shqiptarë dhe 4 italianë, por gazeta italiane e ka cilësuar Valentin Selajn si “bosi i kokainës”.

MEDIAT ITALIANE

“Ajo nuk ka asnjë faj. Përveçse është e bukur dhe e zgjedhura e Valentin Selaj, një nga bosët e klanit të shqiptarëve shkatërruar nga skuadra policore fiorentine me ndihmën e kolegëve holandezë. Dhe të mendosh që bandën e të fejuarit të saj e kanë zbuluar dy gra të Prokurorisë së Amsterdamit.

Këto dy gra dhe një tjetër në sektorin investigativ holandez, bashkëpunuan me një tjetër grua nga Firence dhe filluan të investigojnë mbi këtë grup. Investigimi filloi të nesërmen e një zënke banale rruge mes shqiptarësh, për kontrollin e territorit në Firence. Intuita i ndihmoi zonjat investiguese që po ndiqnin ngjarjen, se këtu nuk bëhej fjalë thjesht për një histori 3-4 prostitutash, por ishte diçka më shumë. Dhe kishin të drejtë”, shkruanin mediat italiane pas arrestimit të grupit të shqiptarëve.

Më tej, gazetarët italianë ironizonin rreth pasurisë që kishin ngritur me qindarka. “Një kuriozitet; një tjetër bos droge i grupit jetonte në një vilë luksoze e stilit ‘Scarface’. Madje, ai mbante foto të këtij personazhi si një idhull të tij. Dhe në fakt, edhe fundin e pati pikërisht si ai. Ndërsa një tjetër bos i grupit kishte blerë një hotel luksoz në Shqipëri me qindarka”, ironizojnë gazetarët italianë./PANORAMA

 

Etiketa: arrestimii dashuriprokurore holandezeviola spiro


Ju sugjerojmë

Arrestimet e ish-zyrtarëve, Veliaj: Ndjesë dhe reflektim për vetting brenda llojit, kompanitë të bëjnë vetëdeklarim
Aktualitet

Zgjedhjet për Tiranën më 9 nëntor, Veliaj:Dekreti presidencial është antikushtetues

2 Tetor, 2025 4:10 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, mbetet në burg Erion Veliaj

2 Tetor, 2025 2:47 pm
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Rekursi, avokatët e Veliajt: Tani që nuk është më kryetar nuk i rrezikon provat

2 Tetor, 2025 2:20 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Plagosja e gjimnazistëve në Kamzë, reagon Policia

2 Tetor, 2025 1:05 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Sherr në një gjimnaz në Kamëz, disa nxënës të plagosur me thikë

2 Tetor, 2025 11:40 am
Negociatat me BE, Rama: Nuk po presim, por ne po vrapojmë shumë shpejt
Kryesore

Negociatat me BE, Rama: Nuk po presim, por ne po vrapojmë shumë shpejt

2 Tetor, 2025 11:07 am
Rama nga Danimarka: Shqipëria ka ndër mbrojtjet kibernetike më të forta në Europë
Kryesore

Rama nga Danimarka: Shqipëria ka ndër mbrojtjet kibernetike më të forta në Europë

2 Tetor, 2025 11:04 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Operacioni i SPAK në Shijak e Sukth, lëshohen 6 urdhër-arreste

2 Tetor, 2025 10:42 am
Izraeli arreston aktivistët/ Ndalon anijen me ndihma, ishte nisur drejt Gazës
Bota

Izraeli arreston aktivistët/ Ndalon anijen me ndihma, ishte nisur drejt Gazës

2 Tetor, 2025 9:03 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 2 tetor 2025

2 Tetor, 2025 8:32 am
Para
Arrestohet 22 vjeçari, tentoi të vrasë me armë zjarri të riun

Arrestohet 22 vjeçari, tentoi të vrasë me armë zjarri të riun

Video/ Meta bën Ramën të buzëqesh gjatë festimeve në Vlorë

Video/ Meta bën Ramën të buzëqesh gjatë festimeve në Vlorë

Atentati në Vlorë/ Kushërinjtë e Inez Hajrullës u vranë në Vlorë e Durrës

Atentati në Vlorë/ Kushërinjtë e Inez Hajrullës u vranë në Vlorë e Durrës
















TE FUNDIT

Putin: E pamundur të besohet se Rusia do të sulmojë vendet e NATO-s

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
2 Tetor, 2025

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka hedhur poshtë zërat se Rusia mund të sulmojë vendet e NATO-s. Sipas mediave të...

Lexo më shumë

Izraeli jep paralajmërimin e fundit për Gazën: Largohuni në jug të vendit

Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës
2 Tetor, 2025

Ushtria izraelite ka dhëne paralajmërimin e saj të fundit për banorët e qytetit të Gazës që të zhvendosen drejt jugut....

Lexo më shumë

Credins Bank sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri

Credins Bank sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri
2 Tetor, 2025

Apple Pay është një mënyrë e thjeshtë dhe e sigurt për të paguar në dyqan, në aplikacion dhe online. Për...

Lexo më shumë

Zgjedhjet për Tiranën më 9 nëntor, Veliaj:Dekreti presidencial është antikushtetues

Arrestimet e ish-zyrtarëve, Veliaj: Ndjesë dhe reflektim për vetting brenda llojit, kompanitë të bëjnë vetëdeklarim
2 Tetor, 2025

Erjon Veliaj ka reaguar pas dekretit të presidentit Bajram Begaj, i cili shpalli datën 9 nëntor për zhvillimin e zgjedhjeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com