Peshku ka një përmbajtje të lartë të yndyrnave të shëndetshme si omega 3 acide yndyrore, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe sëmundjeve të saj.
Universiteti i Kiotos ka një kryer një studim, ku tregon se vaji i peshkut ndihmon për të djegur dhjamin e depozituar në pjesë të ndryshme të trupit. Madje, ai e përshpejton këtë proces.
Ekipi i kërkuesve ka arritur në përfundimin se vaji i peshkut aktivizon receptorët në procesin e tretjes, sistemit nervor simpatik dhe nxit qelizat e magazinimit për të djegur yndyrë. Kështu që këshillohet për të gjithë personat që duan të humbasin peshë në mënyrë të shëndetshme, të bëjnë pjesë të dietave të tyre vajin e peshkut