Kryeministri Edi Rama është ftuar sërish nga Lulzim Basha të flasë për Saimir Tahirin. Nga foltorja e parlamentit, Rama u përgjigj se s’kam çfarë them për Tahirin pasi çështja është në dorë të drejtësisë. “Unë nuk bëj dot atë që bënte Saliu me ty, kur ishe akuzuar nga prokuroria, unë se kam bërë kurrë dhe nuk kam për ta bërë, kam cfarë kam unë opinionet e mia për mënyrën se sis vepron është cështje tjetër, kam folur për qëndrimin në këshill për mandatet dhe kam mbaruar aty, i takon drejtësisë, gazetarëve por jo ty, e partisë tënde”, tha Rama.
Por Kryeministri nuk e la më kaq, gërmoi deri tek kushëinjtë e vjehrrës së Bashës për të treguar se Habilajt nuk kanë përgojuar vetëm Tahirin.
‘Sikur Alimuçën që del në përgjigjet e Habiljave ta kishte kushëri vjehrra ime do kishe ardhur këtu e do kishe bërë namim, unë s’ta kam përmenduar kurrë”- tha Rama. /Opinion.al