Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimi i Gjykatësit/ I dënuari fliste nga qelia, ja si prokuroria ra në gjurmët e parave

2017/11/12 at 6:54 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi i Gjykatësit/ I dënuari fliste nga qelia, ja si prokuroria ra në gjurmët e parave

Krimet e Rënda vendosin që Shkëlqim Miri të qëndrojë prapa hekurave. Ndaj gjykatësit të Apelit, i cili dyshohet per akuzen e korrupsionit u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”. Ai dyshohet se favorizoi të denuarin Gentian Doda duke i ndyshuar akuzën nga vrasje me paramendim në plagosje të rëndë me pasojë vdekjen. Doda la qelitë e burgut në shtator të këtij viti, e vetëm në nëntor prokuroria vendosi të vinte në pranga gjykatësin, në shtëpinë e të cilit u gjetën 34 milionë lekë të ndara në dy çanta dhe të vendosura një në dhomën e tij të gjumit dhe një në dhomën e fëmijëve.


Ndonëse kontradiktor, ja si e justifikon avokati Ardian Visha, shumën marramendëse të gjetur në banesën e Mirit

Po si ra prokuroria në gjurmët e Shkëlqim Mirit?

Pasi dështoi për të provuar korrupsionin në gjykatën e Matit, e cila firmosi për ndryshimin e akuzës për Dodën dhe i hapi rrugën e lirimit të dënuarit, prokuroria nuk e mbylli cështjen, por vendosi ta ndjekë në vijimësi.

Në përgjim u vu i dënuari Doda, i cili në qelinë e tij mbante dy celularë. Ai komunikonte vazhdimisht me vjehrrin e tij Nezirin dhe mikun e ngushtë Alban Bucin.

“Do të vijë një mik të sjellë 15 mijë. Gjeji dhe 15 të tjera dhe dorëzoji”, i shkruan ai Bucit.

Sipas prokurorisë bisedat dhe komunikimet janë përgjatë muajve mars-prill –maj.

Pasi ishte rënë dakord për pazarin, sipas të cilit në këmbim të parave vendimi i Matit të mbetej në fuqi, Doda kërkon të dorëzohen paratë.

Caktohet data 30 maj. Alban Buci dhe vjehrri i Dodës shkojnë në një lokal në Fushë Krujë, në pronësi të kushëririt të gjykatësit. Në pamjet e kamerave të sigurisë – thuhet në dosje – shfaqen Buci dhe Neziri, të cilët bëjnë dhe dorëzimin e zarfit në duart e Kujtim Mirit. Ky i fundit kushëri i largët me gjykatësin.

Pas këtij momenti Albani i shkruan mikut të tij të dënuar: “Rri pa merak i dorezuam dokumentat. I thame skemi gje tjeter vetem të japim shpirtin. Do dalesh nga mesi i muajit tjeter”.

Me 7 qershor 2017 Apeli vendos të lërë në fuqi vendimin e gjykatës së Matit për dënimin me 8 vite për 39-vjecarin. Organi i akuzës, shkon edhe më tej. Për të provuar faktet, vendos të ndërhyjë. U kërkon burgjeve të ushtrojë kontroll dhe sekuestrojë dy celularët e të dënuarit. Në fakt ashtu ndodhi.

Celularët bllokohen për llogari të hetimit. Por e paqartë mbetet sesi Doda nuk mori dënim për këtë vepër nga gjykata e Krujës.

Po natën që qelia e te dënuarit u kthye përmbys, policia ndalon Alban Bucin për verefikim dhe arrin ti kontrollojë celularin dhe të sigurojë mesazhet kompromentuese. Pasi siguroi të gjitha këto prova prokuroria vendosi të veprojë duke cuar në pranga gjykatësin dhe kushëririn e tij në kuadër të operacionit të Koduar “Një vrasje e dytë”.

Kujtim Miri pritet të dalë të hënën përpara gjykatës. Gentian Doda dhe miqtë e tij të përfshirë në skemën korruptive deri më tani nuk janë vënë në pranga./ Balkanëeb

 

Etiketa: gentian dodaShkëlqim Miri


Ju sugjerojmë

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
Aktualitet

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

6 Korrik, 2026 7:49 pm
Trump: Irani ka qenë afër marrëveshjes katër apo pesë herë
Bota

Trump pranon se i kërkoi FIFA-s të rishikojë pezullimin e Balogun

6 Korrik, 2026 7:27 pm
Zjarret përfshijnë Francën, Spanjën dhe Portugalinë, mijëra banorë evakuohen
Bota

Zjarret përfshijnë Francën, Spanjën dhe Portugalinë, mijëra banorë evakuohen

6 Korrik, 2026 6:27 pm
Trump: SHBA do ta përfundojnë luftën me Iranin “shumë shpejt”
Bota

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është shumë më afër nga sa e mendojnë njerëzit

6 Korrik, 2026 5:48 pm
Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, mbulohet nga tymi i zjarrit në Shijak
Aktualitet

Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, mbulohet nga tymi i zjarrit në Shijak

6 Korrik, 2026 5:46 pm
Belgjika paralajmëron betejë me FIFA-n për revokimin e kartonit të kuq të Balogun
Bota

Belgjika paralajmëron betejë me FIFA-n për revokimin e kartonit të kuq të Balogun

6 Korrik, 2026 4:25 pm
Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje
Bota

Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje

6 Korrik, 2026 4:22 pm
Zjarr në Koxhas të Shijakut, flakët përhapen me shpejtësi nga era
Aktualitet

Zjarr në Koxhas të Shijakut, flakët përhapen me shpejtësi nga era

6 Korrik, 2026 4:19 pm
“Made in Kosova”, Kurti: Do prodhojmë armë, fabrika do të ndërtohet në Gjakovë
Rajoni

Lëvizja Vetëvendosje nis procesi i formimit qeverisë

6 Korrik, 2026 4:17 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Shpërthen makina në Shkodër, iu vu lëndë plasëse

6 Korrik, 2026 2:25 pm
Para
Foto/ A është ky personi që ka pajtuar Ledrin dhe Noizy-n?

Foto/ A është ky personi që ka pajtuar Ledrin dhe Noizy-n?

Video/ Fëmija i ka këpucët me baltë, Rama ja kthen me shpejtësi mamasë

Video/ Fëmija i ka këpucët me baltë, Rama ja kthen me shpejtësi mamasë

Ndërron jetë në moshën 48 vjeçare, këngëtari i muzikës popullore

Ndërron jetë në moshën 48 vjeçare, këngëtari i muzikës popullore
















TE FUNDIT

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
6 Korrik, 2026

Shënohen sot 37 ditë protestë kundër kryeministrit Rama. Ashtu si çdo ditë qytetarët janë mbledhur në orën 19:00 në sheshin...

Lexo më shumë

Trump pranon se i kërkoi FIFA-s të rishikojë pezullimin e Balogun

Trump: Irani ka qenë afër marrëveshjes katër apo pesë herë
6 Korrik, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se i ka kërkuar Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) të rishikojë vendimin për...

Lexo më shumë

Zjarret përfshijnë Francën, Spanjën dhe Portugalinë, mijëra banorë evakuohen

Zjarret përfshijnë Francën, Spanjën dhe Portugalinë, mijëra banorë evakuohen
6 Korrik, 2026

Një valë e fortë zjarresh pyjore po prek Francën, Spanjën dhe Portugalinë, e nxitur nga temperaturat ekstreme që në disa...

Lexo më shumë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është shumë më afër nga sa e mendojnë njerëzit

Trump: SHBA do ta përfundojnë luftën me Iranin “shumë shpejt”
6 Korrik, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se beson që si presidenti rus, Vladimir Putin, ashtu edhe presidenti ukrainas,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}