Michael Anello thotë se këngëtarja e ka fyer dhe përulur dhe tash kërcënon me padi. Ai po ashtu ka akuzuar Carey se nuk i ka paguar shërbimet në vlerë prej 221.329 dollarësh.
Sipas tij, Carey e ka quajtur “nazist, “skin head”, “anëtar i Ku Klux Klan”.
Mariah tani per tani nuk ka komentuar akuzat, por duket se aktualisht po zhvillohen negociata në mënyrë që Anello të heqë dorë nga padia dhe të pranojë ngritjen e shumës së parave për të harruar të gjitha. Ndryshe, Mariah është e njohur si njëra nga divat më të mëdha në industrinë e muzikës.